Gjoba deri në 20 milionë lekë/ Lista me karburantet që tregtojnë naftë dhe benzinë pa cilësi

0
134

Gjoba jo vetëm për pikat e karburanteve, por edhe për subjekte të tjera

karburant 5Një pjesë e pikave të karburanteve në Shqipëri jo vetëm që tregtojnë naftë dhe benzinë pa pasur dokumentacionin e duhur, por edhe jashtë kritereve të kërkuara nga Inspektorati Qendror Teknik. Në raportet e publikuara nga IQT për muajin tetor janë 14 pikë të tregtimit të naftës të cilat janë gjobitur nga 1 milionë e 500 mijë deri në 2 milionë mijë lekë (të rinj). “Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit (DING) gjatë muajit tetor ka vendosur masën e gjobës për 14 subjekte të cilat janë konstatuar me shkelje të standardeve të cilësisë së tregtimit. Gjobat e vendosura nga kjo drejtori variojnë nga 150000 lekë deri në 2000000 lekë”, – thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror Teknik. Në listën e karburanteve të publikuara nga IQT nuk ndodhet asnjë nga emrat e karburanteve më të njohur në Shqipëri, por pika të cilat ndodhen në rrugët dytësore të qyteteve të ndryshme.

 

Gjoba dhe për subjekte të tjera

Gjatë muajit tetor, IQT ka gjobitur jo vetëm pika karburanti por dhe subjekte të tjera të cilat nuk plotësojnë kriteret e kërkuara. “Drejtoria e Inspektimit të Pajisjeve nën Presion (DPNP) ka vendosur masën e gjobës ndaj një subjekti në shumën 200000 lekë. Drejtoria e Inspektimit të Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike (DIPIE) ka vendosur masën e gjobës për 10 subjekte në shumat që variojnë nga 10000 deri në 100000 lekë”, – përfundon njoftimi i Inspektoratit Qendror Teknik.

 

 Paralajmërimi/ Studentët e përjashtuar nga “vjeshta” paralajmërojnë grevë urie

Studentët e Universitetit të Mjekësisë paralajmërojnë grevë urie, pasi ata janë përjashtuar nga sezoni i nëntor-dhjetorit për shlyerjen e provimeve të mbartura. Studentët shprehen të indinjuar nga ky diskriminim që po u bëhet nga drejtuesit e këtij Universiteti dhe Rektorati, duke i kërkuar këtij të fundit që të ndërhyjë urgjentisht për t’i futur të rinjtë në sezonin e vjeshtës, pasi në të kundërt rrezikojnë stazhin. Më datë 24 tetor 2014 Rektorati i Universitetit të Mjekësisë ka nxjerrë vendimin se për studentët nga viti i parë deri në vitin e parafundit në këtë Universitet, kriteri i kalimit në vitin pasardhës akademik ulet me 7 kredite, ndërsa për studentët, të cilët kalojnë në vitin e fundit të studimeve kriteri i kalimit ulet me 10 kredite. Në të vërtetë, ky vendim i Rektoratit duket se penalizon me qindra studentë, të cilët kanë më shumë kredite të pashlyera sesa parashikon vendimi për të kaluar në vitin pasardhës. Deri tani të rinjtë nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare, ndërkohë që viti akademik ka gati dy javë që ka filluar.

 

Studimi/ Kryerja e krimeve mund të jetë e lidhur me gjenet

Hulumtuesit dhe shkencëtarët nga Evropa dhe Amerika pohojnë që në hulumtim ata kishin marrë parasysh faktorë si mjedisi, historia e sëmundjeve të varësisë nga droga dhe alkooli, si dhe sjellja antisociale për shkak të abuzimit gjatë fëmijërisë. Shkencëtarët i kishin identifikuar dy gjene të cilat supozohet se ishin të lidhura me sjelljen tepër të dhunshme, duke theksuar se kriminelët e dhunshëm janë të tillë nga lindja. Në studim thuhet se hulumtuesit donin ta zbulonin ndikimin e variacioneve gjenetike tek kriminelët dhe theksohet se sigurisht edhe gjenet e tjera e luajnë një rol në këtë. Shkencëtarët pohojnë se dy versionet e gjenit të zbuluar (MAOA dhe CDH13) kishin mutacione tek kriminelët e anketuar. Megjithatë, këto mutacione të cilat janë të lidhura me sjelljet jashtëzakonisht të dhunshme i posedojnë edhe një e pesta e të gjithë personave të tjerë. Studimi shton se këto gjene nuk janë një shenjë se të gjithë personat që i kanë, janë vrasës dhe kriminelë potencial. “Kemi zbuluar se këto dy gjene ndikojnë në sjelljen agresive. Sigurisht ekzistojnë edhe gjenie të tjera që kanë ndikim të ngjashëm”, – tha Jari Tiihonen, shkencëtar finlandez nga Departamenti për Neuroshkencë në Institutin Karolinska në Stokholm. Megjithatë, ai paralajmëroi se rezultatet e tilla nuk guxojnë ta ndryshojnë metodën e vlerësimit të përgjegjësisë penale të kriminelit të dyshuar. Ai beson se personi me këtë mutacion ka pesë herë më shumë të ngjarë të bëhet i dhunshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency