Tokat buqësore, kush do të marrë tapitë. Dokumentat për regjistrimin

0
151

Në rastet kur do të evidentohet që sipërfaqja nuk është  e njëjtë me matjen që janë bërë në vitin 1996 atëherë tapia do të hiqet

Albania_outside_of_PeshkopiMë shumë se gjysma e fermerëve nuk e zotërojnë tokën e tyre me tapi. Sipas të dhënave nga Ministria e Buqësisë shumë pronarë të tokëve buqësore që e punojnë tokën e tyre por dhe ata që nuk e punojnë nuk e zotërojnë tapinë. Ka qënë vitit 1991 ku për herë të parë toka buqësore iu nda fshatarëve, gjithashtu disa vite më vonë u nda dhe toka e ndërmarrjeve buqësore. Në kohën e ndarjes, fermerët u pajisën me një dokument, të quajtur Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP). Ky dokument nuk kishte vlerëne e certificates së pronësisë dhe femrerët nuk mund të shisnin tokën. Duke qënë se tokat nuk ishin të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ato nuk mund të lihesh as kolateral në bankë për të marrë kredi. Në vitin 1995, me ligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, fermerët fituan të drejtën që të regjistronin si pasuri të paluajtshme tokën që kishin marrë. Por, duke qenë se institucionet që ndanë tokën bujqësore në vitin 1991 pushuan së ekzistuari pas përfundimit të këtij proçesi, verifikimi i vlefshërisë ligjore së një AMTP-je ishte praktikisht i pamundur. Në vitin 2008 u miratua ligji nr. 9948, datë 07.07.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. Ligji krijoi komisionet vendore të vlerësimit të titujve të pronësisë. Pikërisht këto komisione, kryejnë verifikimet e nevojshme dhe mundësojnë regjistrimin e tokës bujqësore pranë ZRPP-së.

 

Tapia

Afati për shyrtimin e tapive të tokave buqësore është shtyrë deri në qershor 2016. Komisioni Qeveritar për Tokën përveçse do të bëjë rishyrtimin e dokumentacininit si dhe të hartave do ti heqë tapinë çdo fermeri që e ka përfituar në mënyrë të padrjetë. Në rastet kur do të evidentohet që sipërfaqja nuk është  e njëjtë me matjen që janë bërë në vitin 1996 atëherë tapia do të hiqet. Sipas Ministrisë së buqësisë të parët që do të marrin tapinë  tokës do të jenë ata që kanë dokumentin i cili vërteton marrjen e tokës në vitin 1991. Po kështu do të marrin tapinë edhe ata fermerë të cilët nuk kanë dokumentat orgjinalë por janë të regjistruar nga komisonet që kanë bërë matjen e tokës në vitin 1991 dhe në vitin 1996.

 

Regjisitrimi dhe shitja e tokës buqësore

Regjistrimi i tokës: tarifa: 700 Lekë, taksa e shërbimit: 300 Lekë. Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP, 30 ditë. Dokumentat: Akt i marrjes së tokës në pronësi që është dhënë nga komisioni i ndarjs së tokes në fshat dhe komune, plan-vendosje, shkresë përcjellëse nga institucioni që ka leshuar aktin.

Shitje tokës bujqësore: tarifa: 3500 Lekë, taksa e shërbimit: 300 lekë. Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 8 ditë. Dokumentat: Kontratë shitje nga noteri. Çertifikatë pronësie që merret nga zyra Vendore e R.P.P. Kartela e pasurisë nga zyra vendore. Harta treguese e pasurisë nga zyra vendore Vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes. Vendim gjykate për caktim e kujdestarit të miturve antarë të familjes bujqësore. Çertifikatë e gjëndjes familjare në momentin e kalimit të pronësisë.

 

Universiteti i Arteve/ Konkurset e pranimit të ciklit të dytë më 5 e 6 nëntor

Pranimet në programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë për vitin akademik 2014-2015, në Universitetin e Arteve bëhen mbi bazën e rezultateve të ciklit të parë dhe të rezultateve të fituara nga konkursi. Konkursi i pranimit për këtë cikël studimesh është përcaktuar nga një udhëzim i Ministrisë së Arsimit, që do të zhvillohet në datat 5-6 nëntor 2014, bazuar në aplikimet e paraqitura nga kandidatët, që u mbyllën në datë 29 tetor. Për këtë universitet qeveria ka miratuar 197 kuota për ciklin e dytë të studimeve, të cilat ofrohen në 32 programe studimi në Master Profesional dhe Master i Arteve të Bukura. Në katër programet e studimit në Master Profesional janë në total 19 kuota, ndërsa në Master Shkencor, Master i Arteve të Bukura janë 28 programe, të cilave në total u janë miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave 178 kuota. Rezultatet e ciklit të parë, pra nota mesatare e lëndëve të të gjitha viteve të shkollimi, të llogariten në masën 30% dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 70%. Kjo është e vlefshme për të 32 programet e studimit që ofrohen në Universitetin e Arteve për ciklin e dytë të studimeve. Ndërsa pikët minimale dhe maksimale për programet e studimit të ciklit të dytë në Universitetin e Arteve janë të ndryshme në bazë të programeve. Të plota pikët minimale dhe maksimale i keni në tabelën bashkangjitur shkrimit. Nëse kandidatët nuk arrijnë të marrin pikët minimale në konkurrim, atëherë ata nuk kualifikohen për të vijuar studimet master në këtë universitet. Tarifat që studentët e Arteve do paguajnë në master janë 210 mijë lekë në Master i Arteve të Bukura, që zgjat dy vjet dhe ka në total 120 kredite, ndërsa në Profesional është 85.200 lekë dhe në total ka 60 kredite.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency