Mbledhja e qeverisë/ Miratohet kalimi i pronësisë për 460 parcela ndërtimore  pa leje në 10 qarqe

0
158

Vendimi, është miratuar kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën e ndërtimit pa leje poseduesve të sipërfaqeve maksimale të parcelave ndërtimore në disa qarqe në vend

Tiranë

zone-informaleNë mbledhjen e djeshme të qeverisë është miratuar kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën e ndërtimit pa leje poseduesve të sipërfaqeve maksimale të parcelave ndërtimore në 10 qarqe të ndryshme në vend. Sipas këtij vendimi, pasqyrohet se numri parcelave ndërtimore është 460 për disa qarqe dhe është përcaktuar njëkohësisht edhe sipërfaqja e përgjithshme e truallit për secilin qark. Në vendim përcaktohet qartazi se ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për lidhjen e kontratave të kalimit të së drejtës së pronësisë për parcelat ndërtimore sipas neneve 83 dhe 750, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. “Deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të mos kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, si dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi” përfundon vendimi i qeverisë.

 

Parcelat dhe sipërfaqet për çdo qark

Në bazë të vendimit të qeverisë, në qarkun e Beratit janë miratuar 19 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 927,3 m². Në qarkun Elbasan janë miratuar 50 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 13 953,1 m². Në qarkun Fier janë miratuar 111 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 38 251,3 m². Në qarkun Gjirokastër janë miratuar 20 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 985,7 m². Në qarkun Korçë janë miratuar 6 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 536 m². Në qarkun Kukës janë miratuar 25 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 277, 27 m². Në qarkun Lezhë janë miratuar 19 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5 880 m². Në qarkun Shkodër janë miratuar 84 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 30 626 m². Në qarkun Vlorë janë miratuar 44 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 14 227 m². Në qarkun Tiranë janë miratuar 102 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 30 221,8 m².

 

Parcelat dhe sipërfaqet për qark

* Në qarkun e Beratit janë miratuar 19 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 927,3 m²

* Në qarkun Elbasan janë miratuar 50 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 13 953,1 m²

* Në qarkun Fier janë miratuar 111 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 38 251,3 m²

* Në qarkun Gjirokastër janë miratuar 20 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 985,7 m²

* Në qarkun Korçë janë miratuar 6 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 536 m²

* Në qarkun Kukës janë miratuar 25 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 277, 27 m²

* Në qarkun Lezhë janë miratuar 19 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5 880 m²

* Në qarkun Shkodër janë miratuar 84 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 30 626 m²

* Në qarkun Vlorë janë miratuar 44 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 14 227 m²

* Në qarkun Tiranë janë miratuar 102 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 30 221,8 m²

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency