Procedurat te ZVRPP/ Kufijt e banesave, si bëhet regjistrimi, tarifat e plota

0
381

Tarifa për të saktësuar kufijtë. Rastet e veçanta kur në kufijë ndodhen pasuri të tjera të paregjistruara. Procedura për regjsitrimin e mjedisve të përbashkëta

zone informale 2Për të bërë saktësimin e kufijve një individ ose subjekt duhet të paguajë pranë Zyrës Vendore të Regjistrimi të Pasurive të Paluajtshme 250 mijë lekë (të vjetra). Por për pauritë e paluajtshme, që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen, të cilat ndodhen në zona  kadastrale, për të cilat është duke u zhvilluar  regjistrimi sistematik i pasurive, nuk mund të regjistrohen në një kartelë dhe hartë  treguese regjistrimi, në emër të pronarit, pa u zhvilluar më parë procedura e regjistrimit të  tyre. Kur në kufi të pronës, për të cilën është paraqitur kërkesë regjistrimi, janë prona shtetërore, si rrugë, rrugica, sheshe publike, lulishte, ndërtesa publike etj. Deklarata noteriale zëvendësohet nga konfirmimi zyrtar, i dhënë nga bashkia/njësia bashkiake apo komuna përkatëse, e cila është pronare apo administron pronën shtetërore, pavarësisht faktit nëse bashkia apo komuna është e regjistruar si pronare apo administratore e pasurisë në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në rastin kur pasuritë publike, kufitare me pasurinë për të cilën është paraqitur kërkesë  për regjistrim, janë të regjistruara në zyrën e regjistrimit, në emër të një enti tjetër tjetër shtetëror, të ndryshëm nga bashkia apo komuna, konfirmimi duhet të bëhet nga titullari  apo personi i autorizuar nga ky ent.

 

Rastet e veçanta

Kur në kufi të pronës janë prona të individëve, persona, fizikë apo juridikë, privatë a shtetërorë, të cilët nuk e kanë të regjistruar pasurinë në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, deklarata noteriale e pronarit kufitar do të zëvendësohet nga një deklaratë noteriale, e bërë nga këta persona, në cilësinë e poseduesit të pasurive kufitare. Në këtë  rast, përveç deklaratës noteriale të poseduesit të pasurisë kufitare, zyra e regjistrimit të  pasurive të paluajtshme më poshtë (ZRPP) procedon edhe me shpalljen e genplanit apo të  planvendosjes së pasurisë. Për zhvillimin e procedurës së afishimit është e nevojshme, që kufiri i pasurisë, për të  cilin mungon deklarata e kufitarit, të përputhet me kufirin, që tregojnë dokumentet hartografike, të marra nga arkivi teknik i ndërtimit. Në rast se ky kufi nuk përputhet, nuk zhvillohet procedura e afishimit dhe nga regjistruesi refuzohet regjistrimi. Në rast se kërkuesi zotëron dokumente pronësie, të përcaktuara në nenin 193, të Kodit Civil, vetëm për objektin (ndërtesë), i cili nuk e ka të përcaktuar sipërfaqen, regjistruesi procedon me regjistrim vetëm të objektit, pavarësisht se kufijtë e përmendur në dokumentin e pronësisë së objektit mund t’i referohen sipërfaqes, mbi të cilën është ndërtuar ky objekt.

 

Regjistrimi për mjedisete përbashkëta në ndërtesa

Regjistruesi bën regjistrimin e aktit të bashkëpronësisë së detyrueshme për objektet  e përbashkëta të ndërtesave, në një regjistër të veçantë, në favor të asamblesë së  bashkëpronarëve, në përpjesëtim me pjesën e ndërtesës së banimit, e destinuar ose që është në  pronësi individuale. Për efekt të regjistrimit, do të konsiderohen në pronësi të përbashkët të pronarëve të  njësive individuale, në përputhje me kuotën e pjesëmarrjes në bashkëpronësi, të gjitha pjesët e  një prone në bashkëpronësi, përveç njësisë, e cila është në pronësi individuale. Prona e  përbashkët, si rregull, përfshin të gjitha pjesët e ndërtesës, territorin, pajisjet, mjedisin dhe  objektet në shërbim të saj, që nuk janë destinuar për përdorim individual, nuk janë pronë  publike apo nuk janë përcaktuar në pronësi të pronarëve të njësive individuale, si trualli, mbi  të cilin është ngritur ndërtesa, oborret e rrethuara, parkimet, pishinat, gjelbërimi, themelet, muret mbajtëse, çatia, tarraca, shkallët, sheshpushimet, ashensorët, kalimet, bodrumet, puset, pusetat, depozitat e ujit dhe kaldajat e përbashkëta

 

Saktësim i kufijve

Tarifa: 25000 lekë. Taksa e shërbimit: 300 lekë. Gjoba ditë/ vonesë: 150 lekë. Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë. Afati maksimal i procedurës: 30 ditë pune. Dokumente të nevojshme: Kërkesë nga personi i interesuar. Plan-rilevimi nga topograf me liccensë. Deklaratë noteriale e kufitareve që preken nga saktësimi, merret nga noteri

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency