UEFA: Shqipëria humb 3-0 në tavolinë ndeshjen me Serbinë, FSHF 100 mijë € gjobë

0
137

uefaKomisioni Disiplinor i UEFA-s, ka marrë vendimin e tij përfundimtar, pas diskutimeve të gjata në lidhje me ndeshjen e 14 tetorit në Beograd mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila u ndërpre për shkak të incidenteve në minutën e 42 dhe sigurisht nuk është vendimi që me të drejtë, e priste Shqipëria. UEFA konfirmon se Shqipëria e humb ndeshjen në tavolinë dhe 3 pikë i shkojnë Serbisë, (humb 3-0 në tavolinë). Humbja e ndeshjes do të thotë se është marrë në konsideratë relacioni i arbitrit, se Shqipëria nuk pranoi të rifillonte ndeshjen. Komisioni i disiplinës vendos gjithashtu që Serbisë t’i hiqen 3 pikë dhe të luajë dy ndeshje pa tifozë. Mësohet gjithashtu se, të dyja federatat, ajo shqiptare dhe serbe janë gjobitur me nga 100 mijë euro. Me vendimet e Komisionit të Disiplinës, Shqipëria mbetet me 4 pikë, ndërsa Serbia me 1 pikë.

FSHF në një konference për shtyp tha se vendimi ishte i padrejtë dhe se Shqipëria do ta apelojë atë pranë Komisionit të Apelit në UEFA. Praktikisht sipas tyre Serbia nuk është dënuar. UEFA hapi çështje disiplinore kundër Federatave të Futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë për dhunën mes lojtarëve dhe tifozëve, që çoi në ndërprerjen e ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Europian, në Beograd, të martën e 14 tetorit. Dhuna shpërtheu pasi një avion i telekomanduar, ku valvitej flamuri i “Shqipërisë së Madhe”, u lëshua mbi fushën e blertë gjatë gjysmës së parë të ndeshjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency