Shkatërrohet banda kriminale/ Vjedhje me dhunë në Belgjikë: Nga 15 të arrestuar, 13 shqiptarë

0
127

banda arrestJanë 15 persona të akuzuar për grabitje me dhunë që janë vënë në pranga nga policia belge në kuadër të një operacioni Shqipëri-Belgjikë. Prokuroria Shqiptare dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se në bashkëpunim me autoritetet e Belgjikës, kanë goditur një grup të strukturuar kriminal, që realizonin vjedhje dhe grabitje me dhunë.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 15 persona 13 prej të cilëve shqiptare dhe dy të huaj. Në një deklaratë për median, prokuroria sqaroi se finalizimi me sukses i operacionit u arrit falë një hetimi dy vjeçar nga ana e policisë Belge. Sipas prokurorisë ky grup vidhte banesa në Belgjikë dhe sendet dhe bizhuteritë e vjedhura i sillte në Shqipëri. Nga hetimet rezulton se personat e arrestuar kanë pasuri të shumta megjithëse nuk rezultojnë të punësuar.

“Anëtarët e këtij grupi kriminal dyshohet se kryenin vjedhje jashtë Shqipërisë dhe më pas, sendet e vjedhura, me vlera të konsiderueshme, i shisnin ose i trafikonin në Shqipëri. Po ashtu, dyshohet se shumat e krijuara nga sendet e vjedhura i dërgonin pranë familjeve të tyre nëpërmjet transfertave me agjencitë e specializuara ose në gjendje kesh.

Rezulton se anëtarët e këtij grupi kanë krijuar pasuri të shumta dhe nga ana tjetër nuk rezultojnë të jenë të punësuar. Për këtë arsye, ka dyshime të forta se këta persona dhe bashkëpunëtorë të mundshëm të tyre, janë të përfshirë në një rrjet të gjerë vjedhjesh, paratë e përfituara nga të cilat i kanë transferuar në Shqipëri.

Autoritetet e Belgjikës kanë rreth dy vjet që hetojnë mbi veprimtarinë e këtij grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të të cilit dyshohet se këta shtetas kanë kryer veprat penale të vjedhjes, grabitjes me dhunë dhe armëmbajtje pa leje”- deklaroi prokuroria.

 

 MATERIALET E SEKUESTRUARA

– Rreth 150 mijë euro në gjendje kesh

– Katër armë automatike, dy pistoleta dhe një pushkë

– Rreth 50 ora të shtrenjta, si edhe bizhuteri floriri, unaza me diamante etj.

– Tre automjete luksoze dhe dy motorë

 

TË ARRESTUARIT

  1. Besmir Allushi
  2. Gentian Sylaj
  3. Denis Sylaj
  4. Erald Agajçi
  5. Leonard Velaj
  6. Zamirjan Meti
  7. Elis Rroshkodoli
  8. Gentiana Burgaj
  9. Elis Sylaj
  10. Siditian Sylaj
  11. Avenir Hasanaj
  12. Përparim Isufaj
  13. Gledis Agolli
  14. Qatip Amal
  15. Torosian Edgard

 

 Fier, zjarr në një fabrikë polesteroli, plagosen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një zjarri të rënë sot në një fabrikë në Fier. Mësohet se fabrika e polesterolit ndodhet në hyrje të autostradës Fier-Lushnje, ku kanë mbetur të plagosur Vladimir Oski, shtetas maqedonas dhe R. Vlashi, 42 vjeç.

Pas plagëve të marra nga djegiet, 2 personat e plagosur janë dërguar për mjekim në spitalin e Fierit. Ndërkohë, nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në fabrikë, ndërsa forca zjarrfikëse dhe policia ndodhet në vendngjarje.

 

Vrau shokun pas vjeljes së mollëve, autori: Jam penduar

Policia arrestoi dje autorin e vrasjes me thikë të 19-vjeçarit M. Çela. I riu është përcjellë pak pas mesditës të së hënës për në banesën e fundit, ndërkohë që pas varrimit të tij forcat e policisë së komisariatit të Devollit kanë mundur të vënë në pranga autorin E. Spaho. 26-vjeçari është kapur nga policia në afërsi të banesës së tij teksa po tentonte të kthehej për t’u fshehur. Pas ngjarjes gjithë fshati Baban ka mbetur i shokuar, pasi të rinjtë ishin shokë mes tyre dhe punon së bashku ku të mundnin. Sipas të dhënave, familja e autorit E. S ka kërkuar ndjesë për veprimin e djalit, që sipas tyre është i pajustifikueshëm. Banorëve të fshatit u është përcjellë mesazhi i tyre për t’u kërkuar ndjesë për veprimin e djalit, por ata nuk kanë tentuar të afrohen te familja e viktimës duke respektuar gjendjen në të cilën ndodhen familjarët pas ngjarjes së rëndë.

“Jam penduar për atë që bëra, gjithçka ndodhi nga gjaknxehtësia. E nisëm si me shaka e pastaj përfunduam në grindje, ndërsa unë kisha një thikë me vete. Pasi u grindëm dhe u përleshëm, nxora thikën dhe e godita disa herë. Ajo skenë nuk do më fshihet nga kujtesa”, – mësohet të ketë thënë 26-vjeçari para grupit të hetimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency