Marrëveshja/ Ish-pronarët, AKKP shton edhe 2500 dosje të ruajtura në Arkivin e Shtetit

0
147

dosja e pronaveAgjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Sipas AKKP-së, kjo marrëveshje do të bëjë të mundur realizimin e transparencës 23-vjeçare të kthimit dhe kompensimit të pronave, me qëllim plotësimin e regjistrit themeltar të vendimmarrjes së kthimit dhe kompensimit të pronave dhe plotësimit të dokumentacionit përkatës. Në bazë të kësaj marrëveshje, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave merr përsipër impenjimin për dorëzimin e të gjitha dosjeve të dokumenteve arkivore të AKKP, të arkivuara gjatë viteve nga Zyrat Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në Arkivat shtetërorë vendore të qarqeve Elbasan, Durrës, Vlorë, Fier, me qëllim krijimin e një arkivi të unifikuar të këtyre dokumenteve pranë AKKP-së në rang vendi. Kështu sipas marrëveshjes AKKP-ja merr përsipër që 46916 dosjeve të identifikuara pranë arkivit të këtij institucioni t’i shtohen edhe rreth 2500 dosje të ruajtura deri më sot në zyrat e arkivave vendore. Nga ana e saj AKKP-ja thekson se “ky proces duhet të ishte realizuar që në vitin 2010, kur u krijua edhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave”. Tashmë ky akt pritet t’i shërbejë nga sot Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të vijuar punën e saj mbi identifikimin e të gjithë vendimmarrjes në procesin e kompensimit të pronave me qëllim realizimin brenda muajit dhjetor të Faturës së Kompensimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency