Shtresat në nevojë/ Jetimët, invalidët dhe të verbrit, procedurat për t’u regjistruar në universitet

0
155

Të gjithë kandidatët do të vlerësohen para një komisioni të posaçëm, i cili do të shqyrtojë dhe vlerësojë aplikimet e kandidatëve me statusin përkatës brenda datës 9 tetor 2014

invalide Duke filluar nga dita e sotme, deri në 6 tetor, jetimët invalidët, të verbrit, paraplegjikët apo tetraplegjikët, romët dhe ballkano-egjiptianët mund të aplikojnë pranë Ministrisë së Arsimit për t’u regjistruar në universitete. Aplikimi do të bëhet para një komisioni të MAS, duke dorëzuar formularin e aplikimit, një letër motivimi, fotokopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së mesme, fotokopjen e kartës së identitetit si dhe 2 fotografi.

 

Komisioni

Të gjithë kandidatët do të vlerësohen para një komisioni të posaçëm, i cili do të shqyrtojë dhe vlerësojë aplikimet e kandidatëve me statusin përkatës brenda datës 9 Tetor 2014. “Aplikimet me dokumentacion të paplotë nuk merren në konsideratë. Vlerësimi të bëhet mbi kriterin e meritës, pikëve të Maturës Shtetërore ose notës mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme, duke vlerësuar dhe programet që gjykohet të jenë prioritare dhe nevojat për secilën kategori të veçantë, si dhe duke marrë parasysh kapacitetet pritëse të çdo IAL-je për programin përkatës të studimit. Për kandidatët që aplikojnë për programe studimi për të cilat është parashikuar konkurs pranimi, në vlerësimin final të kandidatit komisioni vlerëson dhe rezultatet e fituara nga konkursi i pranimit i organizuar nga IAL-të përkatëse. Pjesë e vlerësimit do të jetë dhe intervista me secilin kandidat, që do të zhvillohet nga Komisioni brenda datës 9 Tetor 2014. Nuk mund të shpallen fitues kandidatë të cilët kanë grumbulluar një total pikësh në përfundim të Maturës Shtetërore më të ulët se 70% e pikëve të grumbulluara nga fituesi i fundit për programin e studimit përkatës, në vitin akademik 2013-2014. Në mungesë të Maturës Shtetërore, si referencë përdoret nota mesatare e të gjitha viteve të shkollës së mesme. Për kandidatët, shtetas shqiptarë, që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit merren për bazë pikët e përcaktuara në certifikatën e lëshuar nga AKP sipas përcaktimeve të kryera nga Komisioni i posaçëm i Njohjes pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ose nota mesatare krahasuar me atë të fituesit të fundit për programin përkatës të studimit”, – thuhet në udhëzimin nr. 34 të Ministrisë së Arsimit.

 

Fituesit

Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues brenda orës 12:00 të datës 15 tetor 2014, duke paraqitur mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit prej 100 lekësh.

 

Dokumentet

Kandidatët me statusin e të verbrit, përveç dokumentacionit të mësipërm duhet të dorëzojnë dhe dokumentet e mëposhtme:

– Fotokopje e noterizuar e librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje e noterizuar e vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).

 

Kandidatët me statusin e invalidit paraplegjik e tetraplegiik, përveç dokumentacionit të mësipërm duhet të dorëzojnë edhe dokumentet e mëposhtme:

-Fotokopje e noterizuar e librezës së invalidit paraplegjik e tetraplegiik të lëshuar nga

Shërbimi Social Shtetëror ose kopje e noterizuar e vendimit të KMCAP.

 

Kandidatët me statusin e jetimit, përveç dokumentacionit të mësipërm duhet të dorëzojnë dhe dokumentet e mëposhtme:

– Fotokopje e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga

Shërbimi Social Shtetëror.

 

Kandidatët romë dhe ballkano-egjiptianë duhet të dorëzojnë edhe dokumentet e mëposhtme:

-Vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian.

 

Dita/ Një tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

Një tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve. Më 14 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit. Në shumë vende të botës, politikanët mbajnë fjalime, veçanërisht ata përgjegjës të departamenteve qeveritare që përqendrohen tek të moshuarit. Kjo ditë zakonisht është e mbushur edhe me shumë aktivitete të tjera, në shkolla dhe institucione të ndryshme tregohen materiale promovuese për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve. Gjithashtu organizohen aktivitete të fokusuara në mjedis, shëndetësi, arsim apo shërbime komunitare në respekt të moshës së tretë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është autoriteti drejtues dhe koordinues i OKB-së për çështjet e lidhura me shëndetin, ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut për këtë ditë.

 

Raporti/ Norvegjia, vendi më i mirë për t’u plakur, Shqipëria në vendin e 53-të

Norvegjia është vendi më i mirë për t’u plakur, sipas një indeksi që mat mirëqenien sociale dhe ekonomike të personave mbi 60 vjeç. Indeksi Global për Mbikëqyrjen e Moshës ka bërë hulumtimin në 96 vende. Në pozita të larta ka radhitur Australinë, Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore, ndërsa në fund Afganistanin. Nga 96 shtete, vendi ynë është radhitur ne vendin e 53. Sipas raportit, Shqipëria ka normë të lartë të punësimit me 57.7%, por jetëgjatësinë shumë të ulët, nën mesataren e përgjithshme. Në raport vendi ynë cilësohet me mirëqenie të mirë psikologjike, por jo mjedis të mirë për moshën e tretë. Megjithatë specifikohet se të moshuarit në Shqipëri janë ndërgjegjësuar kohët e fundit për çështjet e shëndetit mendor dhe sëmundjes Alzheimer. Raporti vlerëson se në vitin 2050, 21 për qind e popullsisë globale do të jetë mbi 60 vjeç. Indeksi ka bërë matje në katër fusha: sigurinë e të ardhurave, shëndetësinë, aftësinë personale dhe përshtatshmërinë e mjedisit. Menjëherë pas Norvegjisë, raporti radhit Suedinë, Zvicrën, Kanadanë dhe Gjermaninë. Raporti vjen në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve që shënohet çdo vit më 1 tetor. Sipas OKB numri i personave me moshë mbi 60 vjeç pritet të arrijë në 1.4 miliardë në vitin 2030.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency