Arsimi i lartë/ Fituesit në universitete, publikohen sot listat

0
131

listatRegjistrimet nisin ditën e nesërme. Specialistët: Kandidatët që nuk do të jenë fitues me listën paraprake, kanë edhe dy mundësi të tjera

 Nga dita e sotme të gjithë maturantët mund të mësojnë nëse janë njëri nga 19 700 fituesit në universitete. Lista paraprake e fituesve do të publikohet paraditen e ditës së sotme në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Menjëherë pas publikimit të fituesve do të nisë dhe procedura e regjistrimit në fakultet përkatëse. Kandidati i shpallur fitues ndjek procedurën e regjistrimit online në programin e studimit që ka fituar, në portalin e Maturës Shtetërore. Regjistrimi online kryhet në cilindo kompjuter që ka akses interneti. Kur kandidati nuk arrin të realizojë procedurën e regjistrimit online ai duhet të paraqitet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është shpallur fitues, e cila do të kryejë procedurën e regjistrimit online të kandidatit. Regjistrimi online pranë sekretarive mësimore bëhet nga data 17 shtator deri më datë 22 shtator 2014, nga ora 08:00, deri në orën 18:00. Kandidati që paraqitet për të kryer regjistrimin online pranë sekretarisë mësimore, duhet të paraqesë vetëm një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë).

 

Mundësitë

Kandidatët fitues në listat paraprake kanë të drejtë të bëjnë dy zgjedhje në momentin e regjistrimit online. Të konfirmojnë dhe kryejnë regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar në listat paraprake të shpallura, duke ndërprerë konkurrimin ose të vazhdojnë konkurrimin për të fituar një preferencë më të larte duke bërë zgjedhjen përkatëse gjatë procedurave të regjistrimit online. Këta kandidatë, së bashku me kandidatët që nuk janë shpallur fitues në listat paraprake, konkurrojnë për vendet e mbetura bosh të kandidatëve fitues të cilët nuk kanë kryer regjistrimin online.

 

Dy fazat e tjera

Për ata kandidatë të cilët nuk do të jenë në listat e fituesve paraprak për në universitete, do të ketë dhe dy mundësi të tjera. Mundësia e parë është lista përfundimtare e fituesve e cila publikohet në datën 29 shtator. Sipas specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, një numër i lartë të rinjsh kanë plotësuar formularin A2, pavarësisht se do të studiojnë jashtë shtetit. Po kështu një sërë kandidatësh, u drejtohen degëve të universiteteve private, gjë që mundëson shtimin e vendeve të lira. Të gjitha këto vend do të plotësohen me listën përfundimtarë të fituesve. Mundësia e fundit për çdo matuarntë apo kandidatë për në universitete, do të jetë formulari A3. Ky formular do të plotësohet vetëm nga kandidatët që nuk kanë fituar asnjë degë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency