Fushë-Krujë/ Zjarr në një magazinë, rrezikohen 20 banesa

0
138

zjarr-ne-magazine Një magazinë me materiale ndërtimi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë, ndërsa mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur 5 makina zjarrfikëse si dhe forca të policisë. Nuk dihet nëse nga zjarri ka persona të lënduar, por përhapja e flakëve vë në rrezik 20 banesa që ndodhen pranë magazinës. Për të shmangur rrezikun është bërë ndërprerja e energjisë. Në vendngjarje mësohet se kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga Durrësi e Kamza, me qëllim neutralizimin e flakëve. Policia ndërkaq, ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency