A do ta vizitojë Papa Francesku Shqipërinë?!/ Shërbimet intelegjente ndërkomëbtare në alarm: rrezik nga xhihadistët

0
135

Nga Roma Alba Kepi

ppppppppppppppapappaa Një raport i hartuar nga shërbimi sekret shqiptar, kosovar, Interpol, xhandarmëria e Vatikanit e inspektoraitit të sigurisë publike në Selinë e Shenjtë, i është dorëzuar dje në orët e para të ditës Papës së Shenjtë duke e vënë në dijeni mbi rreziqet e mundshme të udhëtimit të tij në Shqipëri

 Na ndajmë vetëm tre javë nga vizita e Papa Franceskos në Shqipëri e shërbimet e inteligjencës ndërkombëtare vënë në dyshim udhëtimin e tij drejt Tiranës.

Një raport i hartuar nga shërbimi sekret shqiptar, kosovar, Interpol, xhandarmëria e Vatikanit e inspektoraiti i sigurisë publike në Selinë e Shenjtë, i është dorëzuar dje në orët e para të ditës Papës së Shenjtë duke e vënë në dijeni mbi rreziqet e mundshme të udhëtimit në vendin tonë.

Numri gjithnjë e në rritje i luftëtarëve shqiptarë në rradhët e xhihadistëve islamikë mbetet preokupimi kryesor, por dhe afërsia me Kosovën, Maqedoninë e Bosnjën, të konsideruara si djepe të fondamentalizmit ballkanik mysliman. Një shqiptar nga Ferizaj i Kosovës mendohet se qe autori i një prej atentateve më të gjakshme së fundmi në Bagdad, një tjetër kosovar Lavderim Muhaxheri konsiderohet udhëheqës i brigadës së luftëtarëve shqiptarë brenda ISIS-s, e në shtim janë viktimat me origjinë shqiptare, kosovare o maqedonase që flijohen në emër të Allahut e të Shtetit Islamik.

Papa Francesko është informuar mbi çdo të dhënë, lidhje, grupe, personazhe, fotografi, mjete tekonologjike e biseda telefonike që agjentët sekretë të sigurisë ndërkombëtare kanë në dispozicion, e veç atij i mbetet fjala e fundit për ta rikonfirmuar vizitën më 21 shtator në Shqipëri. Po për momentin zyra e Sekretariatit të Selisë së Shenjtë ka pohuar për mediat italiane se Papa Francesko nuk lëkundet nga vendimi i tij për të mbërritur në Tiranë.

Kërkohet më shumë bashkëpunim mes SHISH shqiptar e AKI kosovar, konkretësi e efikasitet pune nga Ministria e Brendshme shqiptare, qetësi e siguri në aktualitetitn e përditshëm shqiptar, por duket se asnjë nga këto kërkesa nuk lehtëson preokupimet e inteligjencës ndërkombëtare. Atentantet e tritolit të herëpashershme e me viktima në disa qytete të Shqipërisë, shtimi i dukshëm i besimtarëve myslimanë fanatik e mjaft të rezervuar socialisht, varfëria ekonomike shumëherë shkak i përfshirjes së shqiptarëve si mercenarë në grupet terroriste, si dhe pozicioni gjeografik në qëndër të Ballkanit e të Evropës, shton e komplikon vështirësitë e sigurisë së Papa Franceskos.

Një nga qëllimet më të afërta të ISIS-it është të godasë Romën, kaq pranë Vatikanit e zemrën e krishtërimit Evropian. Në fjalimin e parë shpërdarë për Perëndimin i vetëshpalluri Kalif i Shtetit Islamik të Irakut e Sirisë së Madhe, Abu bakr Al Baghdadi duke nxitur myslimanët ka përmendur shumë herë Romën; “Se Allahu do të dëshirojë, ne do të marrim Romën e të gjithë botën”; “Nëse keni besim Allahu do të na ndhmojmë të pushtojmë Romën”; “Nëse do të bashkoheni me ne do të fitojmë Romën e do të bëhemi zotër të Botës!”

E Roma është kaq pranë Tiranës!

Ky mbetet një nga shqetësimet që alarmon autoritetet e sigurisë. Nëse terroristët islamikë nuk munden t’i afrohen Romës e shfrytëzojnë dobësitë e një shteti të vogël si Shqipëria për të realizuar qëllimet e tyre?

Aparati i Inteligjencës në mbrojtje të Papës mbulon sot dy lloj hapësirash; zonën e dukshme me një sërë funksionesh mes të cilëve dhe ai pengues, si dhe zona e padukshme me qëllimin bazë, parandalimin. Në zonën e padukshme veprojnë qindra njerëz në nivele të ndryshme me qëndër, raportime të drejtpërdrejta e vendimarrje në Vatikan. Organizmi i mbrojtjes së Papës së Shenjtë shënon disa data të rëndësishme, atentati ndaj Papa Gjon Palit të II, më 13 maj 1981 nga Ali Agca në Vatikan, 11 shtatorin e 2001 atentatin ndaj Kullave Binjake në Neë York me të cilin nisi një fazë e re e organizmit të sigurisë dhe informacionit, si dhe prilli i vitit 1997 në Sarajevë udhëtimi i Papa Gjon Palit të II në Sarajevë. Gjatë kësaj vizite Papa i Shenjtë rrezikoi shumë, pasi në një urë të bonifikuar në Sarajevë e veç një natë më parë se mbi të kalonte Papa, një agjent i sigurisë gjeti 24 mina antitank të montuara e të gatshme për t’u shperthyer në distancë.

E pra kush merret me mbrojtjen e kreut të Kishës së Krishterë duhet të jetë dhe një ekspert i gjeopolitikës e gjatë udhëtimeve apostolike siguria e Papës garantohet nga profesionalizmi i forcave politike e ushtarake të territorit të cilin ai viziton. Në botën e sotme përveç një të çmenduri të izoluar, çështja e sigurisë varet e gjitha nga informacioni që disponohet. Le të shpresojmë që inteligjenca shqiptare të jetë në lartësinë e kërkuar.

“Papa do të vizitoj Shqipërinë, vendin më mysliman të Evropës duke promovuar dialogun ndërfetar”- kështu është komentuar menjëherë nga vatikanistë e analistë të fesë së krishterë lajmi i vizitës së Papa Franceskos. Është udhëtimi i parë i Papës në Evropë dhe e bën në një vend jo shumë katolik, viziton një tokë periferike me peshë të dobët ekonomike e politike. Shumëherë për zgjedhjet e tij, vendimet, vizitat, Papa Bergoljo është përkufizuar si “Papa i të varfërve”, “Papa i Periferisë”, “Papa në shërbim të të dobëtëve”. Kujtojmë vizitën e tij në Lampeduza, në këtë ishull çdo ditë teatër i tragjedisë së emigrantëve klandestinë, në Kalabri në tokën e Ndraghetas e papunësisë, vizitën në Kore e Jugut, një tokë e ndarë më dysh nga politika e konflikti, e zgjedhja për të vizitur Shqipërinë është në koherencë të plotë me linjën e zgjedhur të papatit të tij; pranë periferisë, pranë popujvve, pranë vështirësive, pranë dhimbjes e vuajtjes, në emër të jetës e të harmonisë mes popujve.

Ndërsa kthehej nga Korea e Jugut në bordin e avionit papal, Papa Francesko i komunikoi botës se viziton Shqipërinë për tre arsye; 1- si një vend ish komunist i vuajtur nga diktatura; 2- për të përkrahur poitikën e këtij shteti që mundi të krijoj një qeveri kombëtare në një kohë mjaft të shkurtër nga zgjedhjet; 3- pasi është një shtet ballkanik shembull i harmonisë mes besimeve fetare. Çdo fjalë e Papës së Shenjtë është pozitive për një Shqipëri plot halle, vizita e tij garanton vëmëndjen e botës ndaj qëllimeve më të afërta të shtetit tonë e fluksi i pelegrinëve të krishterë nga i gjithë rajoni e bota për të ndjekur këtë udhëtim apostolik të Papës së Shenjtë do të përmirësojë situatën ekonomike të turizmit shqiptar e në mënyrë të veçantë të qytetit të Tiranës.

Pavarësisht raportit preokupues të agjentëve 007, Papa Francesko mbetet i vendosur të mos ndryshojë axhendën e tij të punës drejt Shqipërisë. Autoritetet përgjegjëse shqiptare të sigurisë, mbrojtjes, qeverisë e të politikës, të përgjegjësohen më shumë ndaj këtij raporti e të evitojnë që Shqipëria të mbetet grackë e moskujdesjes së tyre. Shqipëria , vendi më mysliman i Evropës, shteti më harmoninë më të mirë fetare në Balkan, toka e vuajtjes nga diktaturës komuniste dhe e halleve të varfërisë ekonomike nuk duhet ta shkoj dëm këtë mundësi që i jepet!

Çdo besimtarë i rregulltë shqiptarë e kosovarë, pavarësisht fesë që praktikon, politika, qeveria, shoqëria duhet të kontribojnë që alarmi i inteligjencës ndërkombëtare mos të kushtëzojnë vizitën e Papa Franceskos e të mbeten veç masa parandaluese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency