Pogradec/ Gjendet një varkë bosh në liqen, policia dyshon për 2 të mbytur

0
127

varka Policia e Pogradecit dyshon se dy persona mund të jenë mbytur në liqenin e Ohrit. Shkas u bë një varkë me pedale që u gjet bosh në ujërat e liqenit. Brenda në mjetin lundrues u gjetën 2 telefona celularë dhe dy portofola, ndaj policia dyshon se ka të bëjë me 2 persona të zhdukur. Varka është gjetur rreth orës 12:00 të mesditës dhe prej 1 ore policia po kërkon në liqen dhe jashtë tij. Ndërkaq në pritje janë dhe për raportime mbi persona të zhdukur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency