Kualifikimi/ Venger: Opsion i vetëm, fitorja

0
148

arsen vengerTekniku francez është shprehur se ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë që të kalojë në fazën tjetër të Champions Lige.

 Arsnealit nuk i lejohet të gabojë. Investimet e mëdhëa e bërë këtë sezon por edhe fryma e ekipit është në një gjendje mjaft të mirë dhe kjo nuk i jep luksin që të mundet nga Beshiktash. Sfida e kaluar midis turqve dhe anglezve u mbyll pa gola duke mos dhënë asnjë favorit. Beshiktash me në krye Demba Ba treguan se nuk janë një mur i vështirë dhe se topçinjtë duhet të bëjnë shumë për t’i superuar. Trajneri Arsen Venger pas ndeshjes së kaluar u shpreh i pakënaqur nga loja e skuadrës së tij por beson dhe shpreson që kthimi do të jetë ndryshe. “Mbrojtja jonë ishte konfuze gjatë të gjithë lojës dhe po, më duhet ta pranoj që nuk prisja një Beshiktash kaq të fortë. Këtë takim mund ta kishim humbur dhe keq madje, sepse rivalët tanë ishin superiorë. Sikur të mos mjaftonte kjo, humbëm Artetën, ndërsa Ramsej nuk meritoi asnjë prej dy kartonëve të verdhë që iu dhanë. Gjithsesi, në kthim do të shihni Arsenalin e vërtetë. Cdo lloj suksesi ndaj Besiktashit në ndeshjen e kthimit do t’i jepte Arsenalit biletën për në fazën e grupeve të Uefa Champions League, pas barazimi 0-0 të një jave më parë në Stamboll. Shqetësimi kryesor i Arsen Venger është mungesa e sulmuesit Olivier Zhirud që pësoi një dëmtim në gju fundjavën e kaluar ndërsa do të mungojë gjithashtu dhe Aron Ramsej, i cili u ndëshkua me karton të kuq. “Ai nuk do të luajë në këtë ndeshje dhe as në fundjavë. Do të vizitohet nga një specialist dhe më pas do të bëjmë të ditur kohëzgjatjen e riaftësimit të tij. Gjithsesi unë kam besim se mund t’ja dalim mbanë edhe pa të për faktin e thjeshtë se mungesa e një futbollisti të vetëm nuk mund të kushtëzojë tërë skuadrën”. Venger megjithatë i kërkoi të tijve të jenë të kujdesshëm, pasi pavaresisht se Arsenali është favorit surprizat ndodhin. “Cdo gjë mund të ndodhë. Ndodh ndonjëherë që dhe skuadrat e mëdha nuk arrijnë të kualifikohen por ekipi im e ka mundësinë për të mos gabuar dhe për të mos dhuruar surpriza. Ne duam të luajmë në fazën e grupeve të Uefa Champions League dhe do të bëjmë maksimumin për ta realizuar këtu. Jemi shumë të vendosur dhe duam të fitojmë, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër vese të fitojmë”. Në ndryshim nga Arsenali, Beshiktasi ka nevojë për një barazim me gola ose një fitore për të siguruar kalimin në tej megjithatë për Slaven Bilic. Ndërkohë që sfidë të tjera interesante pritet të jetë edhe përballja e Napolit dhe Atletiko Bilbao që u mbyll në barazim. Kurse ne Gjermani Bajer Leverkusen pret Kopenhagen për të prerë biletën e kualifikimit. Dy sfidat e tjera janë edhe përballjet midis Ludogortec dhe Steaua Bukuresht, dhe ajo midis suedezve të Malmo që presin Salzburg.

 

Roma dhe Milan në luftë për Soldado

E ardhmja e sulmuesit iberik Roberto Soldado, mbetet e paqartë. Spanjolli nuk është zgjidhja e parë e menaxherit Mauricio Pochettino me sulmuesin tjetër Harri Kejn që kërcënon ta lërë atë në bankën e rezervave për shumicën e kohës. Mediat angleze raportojnë se Roma dhe Milani të dyja kanë shfaqur interesim për ta transferuar Soldadon në Itali gjatë kësaj jave. Roma po ashtu është në kërkim edhe të mbrojtësit të Totenhamit, Vlad Chiriches. Drejtori sportiv i verdhekuqve Valter Sabatini, javën e kaluar ishte në Londër për të zhvilluar biseda me Spurs, kur janë diskutuar edhe mundësia e transferimit të Soldados dhe Chiriches.

 

 Lampard dorwhiqet nga kombëtarja Angleze

Frank Lampard, ka zbuluar pensionimin e tij nga kombëtarja angleze. 36-vjeçari ka bërë 106 paraqitje për Anglinë, për të parën herë në vitin 1999 dhe për të fundit herë në Botërorin e këtij viti. “Kam marrë vendimin të pensionohem nga futbolli ndërkombëtar. Ka qenë një vendim shumë i vështirë për mua, se pse më është dashur të mendoj aq shumë që nga Botërori”. “Gjithmonë kam qenë jashtëzakonisht krenar dhe i nderuar të përfaqësoj vendim tim dhe më duhet të them se duke shikuar prapa kënaqem me çdo minutë që kam veshur fanellën e Anglisë”. “Për shkak se karriera ime në klub tashmë shkon në një drejtim tjetër, është shumë e rëndësisë së veçantë ta vendosi familjen time në plan të parë”. “Po ashtu, të përqendrohem në atë se si mund të performoj në mënyrë të qëndrueshme me aftësitë e mia më të mira gjatë disa viteve të ardhshme në futbollin e klubeve”, ka thënë mesfushori anglez. Mesfushori do të kalojë këtë sezon te amerikanët e Neë York ku pritet të luajë dhe disa sezone.

 

 Kros: I kënaqur me debutimin në La Liga

Fantazisti gjerman Toni Kros, ka lëvduar mënyrën e debutimit të tij që thotë se ka qenë shumë lehtë. Gjermani iu bashkua kampionëve të Evropës nga Bajern Mynih për një shumë prej 25 milionë eurosh. “U ndieva mirë në fushë. Fitorja ishte e rëndësishme. Ndeshja e parë në kampionat është gjithmonë e vështirë, dhe ne arritëm të fitojmë”. “Ne kemi pasur një seri të ndeshjeve intensive. Tani ne kemi një javë për t’u përgatitur për ndeshjen tjetër. Ne vizitojmë Sociedadin dhe do të jetë vështirë, por ne do të kërkojmë fitoren në Anoeta”, u shpreh Kros.

 

 Di Maria mbërrin në Mançester

Angel Di Maria ka arritur në Carrington, qendrën stërvitore të Mançester Junaitid, për të finalizuar transferimin e tij prej 81 milionë eurosh te djajtë. Mesfushori i Realit është subjekt i marrëveshjes mes dy klubeve dhe pritet të kompletojë kalimin zyrtar shumë shpejt. Argjentinasi do të ketë numrin 7 dhe besohet se do të përfitojë 346 mijë euro në javë. Ky është transferimi i katërt i Mançester Junaitid, teksa është transferi rekord i bërë ndonjëherë nga ndonjë klub anglez.

 

 Markizio: Largimi i Kontes, për të mirën e ekipit

Mesfushori i Juventus Klaudio Markizio, beson se vendimi i Antonio Kontes për t’u larguar nga klubi është në interes të të gjithëve. Trajneri i suksesshëm hoqi dorë nga drejtimi i klubit të tij dhe vendosi të nënshkruante me kombëtaren e Markizio thotë se ky ishte vendim i mirë. “Unë respektoj zgjedhjen e Kontes. Ai sqaroi te unë pse u largua dhe më tha që të qëndrojë mes nesh”. “Unë ju siguroj se ai nuk është njeriu që mund të qëndrojë pa qenë 100 për qind i përkushtuar. Ai tentoi që të fillonte edhe këtë sezon, por vendosi që të largohej sepse mendoi që është në të mirën të të gjithëve”, ka thënë Markizio.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency