Protesta/ Mbyllja e tregut “Dinamo”, tregtarët përleshen me policinë, akuzojnë Kryeministrin

0
127

protesta e tregtareve uzina dinamo fruta perimet“Rama mbajë premtimet e “Rilindjes”. Ministri Tahiri të heqë censurën policore. Ne duam që të hiqet shtet-rrethimi tek tregu i ish-Uzinës Dinamo”

Vendimi për mbylljen e tregut “Dinamo” tashmëështë marrë, por tregtarëtende nuk pajtohen me përfundimet e Task-Forcës, të ngritur nga Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi. Ditën e djeshme qindra tregtarë kanë protestuar përpara tregut “Dinamo” dhe në disa raste janë konfliktuar me Policinë e Shtetit. “Mbrëmë  policia mori me forcë tregtarët. Janë vënë snajpera nëpër banesa. Nuk ka asnjë dokument që njofton mbylljen. Do vazhdojmë protetat. Do mbrojmë bukën e kalamajve tanë. Do kalojë deri në grevë urie. Të gjithë punojnë me licencë, dhe në vend që të merren me ata që tregtojnë në rrugë merren me tregtarët që janë tatimpagues të rregullt. i kemi kërkuar me shkresë duke i kërkuar që të na japin një dokument dhe të na tregojnë se ku do shkojmë. Nuk na thonë asnjë gjë”, – shprehen një prej tregtarëve i irrituar me ndërhyrjen e policisë. “Po nxjerrin tregtarët me pa të drejtë. Kanë nxjerrë policinë që po ndalon kamionët që të mos furnizohemi dhe tregu i ri po furnizohet. Po na nxjerrin me dhunë me pa të drejtë. Hynë në treg dhe na thanë dilni me forcë. Jemi ballafaquar me dhunën më të egër policore. Tregtarët janë marrë me forcë dhe janë lënë në periferi. U janë marrë dokumentet. Tani do të flasë gjykata dhe jo biznes-politike që do të kacafytet me ne”,- përmendi një tjetër tregtar.

 

Protesta

Ndërhyrjen e ashpër të policisë, tregtarët e kanë parë si një forcë që shteti do të tregojë ndaj tyre dhe ndalimi që u është bërë kamioneve me produkte, dy ditë më parë, sipas tyre është i paligjshëm. “Ky është një kalvar që ne e ndeshim gjithmonë dy vite rresht. Ky aksion ka një qëllim, kërkojnë të na vjedhin biznesin. Vijmë vërdallë e nuk na i hapin dyert, mallrat na janë bllokuar. Kjo është situata me të cilën ne vazhdojmë të përballemi”, – u shprehën tregtarët. Avokati mbrojtës i tregtarëve, Dilaver Rexhepipërmend se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga instancat përkatëse, për ndalimin e hyrjes së kamionëve me mall në këtë treg. Gjatë protestëstregtarët i kanë bërë thirrje kryeministri Rama të tërhiqet nga vendimi i tyre për këtë treg. Duke thënë se protesta e tyre do të vijojë para kryeministrisë, tregtarët janë shprehur me nota të ashpra që kjo nuk është ‘Rilindja’ që ata prisnin. “Rama mbajë premtimet e ‘Rilindjes’. Ministri Tahiri të heqë censurën policore. Ne duam që të hiqet shtet-rrethimi tek tregu i ish-Uzinës Dinamo”- theksuan tregtarët.

 

Mbyllja

Por cilët ishin arsyet që u solli mbylljen e tregut “Dinamo”. “Nga kontrolli i ushtruar pranë tregjeve të ish-uzinës “Dinamo”, por edhe në tregun e rrugës “Hamdi Pepa”, gjendja është e papranueshme, duke sjellë një sërë problematikash për cilësinë e shëndetit të qytetarëve. Është vënë re se shitja në dyqane realizohet me mangësi të theksuara në struktura. Shitja bëhet në ambiente të hapura; ka mungesë të theksuar shoqëruese të produkteve ushqimore, mungesë totale të kushteve higjieno-sanitare. Në tregun “Hamdi Pepa” shumica e objekteve janë kioska shitjeje, të cilat nuk realizojnë kushtet minimale për tregtim të produkteve ushqimore, të cilat mund të sjellin ndotje dhe epidemi të ndryshme për qytetarët, por edhe paralizojnë segmente kryesore të qarkullimit të transportit publik dhe urgjencave të kryeqytetit. Shumë shpesh në këto tregje lulëzon shkelja e ligjshmërisë fiskale, të cilat janë një sfidë e hapur e punës së institucioneve të administratës shtetërore”, – ishin disa nga arsyet që dha prefekti për mbylljen e dy tregjeve në kryeqytet.

 

Bashkia do ti propozojë Këshillit Bashkiak titullin “Qytetar Nderi”, për Pandi Toçen

Kryebashkiaku Lulzim Basha do t’i propozojë Këshillit Bashkiak që t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, Pandi Toçes, aktorit të Teatrit Kombëtar që u mbyt në Liqenin Artificial të Tiranës duke shpëtuar një fëmijë.Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, ka ngushëlluar sot familjen e Pandi Toçes dhe ka deklaruar: “Sot(dje) bëmë një vizitë në shtëpinë e të ndjerit Pandi Toçe, i cili u nda nga jeta duke shpëtuar një jetë fëmije.Besoj se mesazhi i këtij qytetari të Tiranës në një kohë të ngarkuar me emocione, është i qartë nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Vlerat njerëzore mbi të gjitha. Bashkë me të afërmit e fëmijës që u shpëtua, jo vetëm që i shprehëm ngushëllimet sot ngushëllimet më të ndjera familjes, duke vlerësuar këtë akt të pazakontë trimërie por edhe vetësakrifikimi, por i shpreha gjithashtu faktin se me porosi të veçantë të Kryetarit Lulzim Basha, Bashkia e Tiranës do t’i propozojë Këshillit Bashkiak, në mbledhjen më të afërt, dhënien e titullit “Qytetar i Tiranës”, titull mirënjohjeje. E them edhe njëherë se ky akt, në rrethanat e sotme, ka gjetur mirënjohjen dhe vlerësimin e qytetarëve të Tiranëve”,- u shpreh nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo. Aktori i Teatrit Kombëtar, Pandi Toçe, humbi jetën mëngjesin e 12 gushtit në Liqenin Artificial të Tiranës. Ndërsa shëtiste herët në mëngjes, ai ka vërejtur një fëmijë që i kishte rënë topi në Liqen dhe në tentativën për ta marrë, fëmija po thithej nga balta. Toçe ka vrapuar për ta ndihmuar fëmijën, por ka qënë e pamundur të dilte më nga uji.

Bletë për të monitoruar nivelin e ndotjes

Në aeroportin e Hamburgut, nivelin e ndotjes së ajrit e masin bletët. Dhe kjo përcaktohet fare thjeshtë, duke analizar në laborator përbërjen e mjaltit të tyre. Ekspertët e gjigandit europian të prodhimit të avionëve Airbus kanë ngritur disa koshere në hapësirën e gjelbër përreth pistave të aeroportit. Bletët që kanë gjetur strehë në to, grumbullojnë pjalmin e luleve që gjenden përreth, në një hapësirë prej 12 kilometrash katrorë. Ekspertët thonë se sëbashku me pjalmin e luleve, ato mbledhin edhe kokriza të substancave të ndryshme që mund të jenë grumbulluar nga ajri tek lulet. Këto substanca indentifikohen më pas në analizat e mjaltit në laborator, të cilat kryen sipas standarteve europiane të ushqimit. Deri më tani, thonë ekspertët e mjalti i prodhuar nga bletët e aeroportit ka qenë brenda standarteve. Ndaj dhe niveli i ndotjes së ajrit në hapësirën e aeroportit është brenda normales. Mjalti gjithashtu nuk shkon dëm. Çdo vit, bletët e aeroportit prodhojnë 160 kilogram mjalt dhe kjo sasi përdorët për prodhimin e ëmbëlsirave, që u shpërndahen më pas në avion, pasagjerëve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency