Zgjohet nga koma 34-vjeçarja shqiptare, nuk i tregojnë për humbjen e bashkëshortit dhe dy fëmijëve

0
133

Merita-Isufi-320x198Merita Isufi Vajza shqiptare, e cila i mbijetoi një aksidenti në Kroaci, ku mbetën të vdekur bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj, është zgjuar nga koma. Por, asaj ende nuk i është thënë për atë çfarë ka ngjarë. Merita Isufi, 34 vjeçe, ka qenë në një trajtim intensiv në një spital në Dubrovnik që prej aksidentit të 31 korrikut. Burri i saj, Erion Isufi, 37 vjeç, djali i madh, Richard, 15 vjeç, dhe vajza, Ramela, 14 vjeçe vdiqën pas aksidentit. Djali i saj i vogël, Clive, u dërgua me avion në një spital në Split, ku mori mjekime të specializuara për dëmtimet në kraharor. Sipas disa punonjësve të spitalit, e veja Isufi është akoma në gjendje delikate dhe nuk është në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur. Familja Isufi ishte nisur nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri kur makina e tyre u përplas me një kamion, shoferi i të cilit nuk është dëmtuar. Një ditë pas aksidentit, drejtori i spitalit, Jermo Ferri Certic, tha se situata ka qenë shumë e rëndë dhe mjekët kanë luftuar për të shpëtuar jetën e të mbijetuarve. Ai tha se mamaja kishte gjakderdhje të brendshme dhe një dëmtim në mëlçi dhe u desh ta dërgonin menjëherë në operacion. Të dy, sipas doktorëve, priten të shërohen shumë shpejt. Policia është ende në pritje për dëshminë e zonjës Isufi por tani të vetmit të cilët mundën ta vizitojnë janë prindërit e saj. “Ajo është ende shumë e sëmurë dhe nuk i është thënë ajo çfarë i ka ndodhur bashkëshortit dhe dy fëmijëve të saj”, tha një burim nga spitali për “Daily Mail”. “Menduam që ajo është ende shumë e dobët për t’i dhënë një lajm të tillë. Familja me origjinë shqiptare ishte nisur nga Londra për në Shqipëri për të takuar familjarët e tyre. Dëshmitarët thonë se makina goditi një bordurë në anë të rrugës dhe më pas u përplas me kamionin që po vinte nga krahu tjetër i rrugës. Familja shqiptare po udhëtonte në një makinë BMW seria 3, ndërsa kamioni ishte një automjet që përdorej nga enti rrugor në Kroaci. Një fqinj i familjes Isufi thotë se ata ishin një familje e dashur dhe se gjithmonë udhëtonin së bashku për pushime me makinë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency