Pse humanizmin tonë të djeshëm po e shndërrojmë në dehumanizëm?!

0
194

Enver Bytyçi

foto komentBota e sotme është e shokuar nga vrasjet e fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm palestineze në Gaza. Por në Shqipëri, qytetarët e këtij vendi të mësuar të adpatohen e vetëcensurohen që nga koha e lugatit, ka një heshtje vrasëse. Brezi i mëparshëm i viteve 1939 – 1944 pati mbrojtur të gjithë hebrejte nga murtaja fashiste. Ishte ky nje akt human i paprecedent në botën e sotme e të atëhershme. Nga një ekspertizë e thjeshtë e asaj që ndodhi midis shqiptareve dhe hebrejve na del se shqiptaret u kujdesen per jeten e hebrejve te rrezikuar e shumëkërkuar prej autoriteteve fashiste e naziste jo se me ta patën ose kemi ndonjë lidhje gjaku, besimi fetar, apo ndonje lidhje historike e kulturore. Thjesht në respekt të traditës humane shqiptare për ta mbrojtur mikun në shtëpi edhe me jetën tënde.

Ndërkaq brezi i sotëm i shqiptareve duket se është distancuar ndjeshëm nga kjo traditë shqiptare me humania nder kombet e qyteteruara e ta paqyteteruara. Përveç gazetares së TV A1 Report, Erjona Rusi, nuk pamë këto ditë të tmerrit palestinez që dikush tjetër të ngrejë zërin human të traditës shqiptare për viktimat e pafajshme, të shumta në numër e të shkaktuara nga politika dhe terrori shtetëror i Izraelit në Palestinë. Autocensura ka kapluar analistët, politikanët, qytetaret, organizatat jo qeveritare, gjithë opinionin publik, ndonëse kudo flitet deri me nervozizëm për aktet barabare të vrasjes se fëmijëve nga ana e grupit terrorist të Beniamin Netanjahut.

Po pse kemi ardhur deri te ky transformim në 180 grade? Pse vlerat humane të trajtimit të hebrenjve duam t’i mbrojmë me servilizmin e pashoq ndaj Tel Avivit? Pse vlerat e brezit të gjyshërve e baballarëve tane po i shndërrojmë në antivlera në rastin e qëndrimit tonë në mbrojtje të lirisë e të jetës së fëmijëve palestineze?! A nuk kemi ne shqiptarët të drejtën morale të Zotit e të Tokes që të bëhemi me shumë se kushdo tjeter në botë kritiket më të rreptë të veprimeve terroriste të Izraelit kundër palestinezëve në Gaza?! Pse nuk e dëshmojme forcën e këtij morali të mrekullueshem në mbrojtje të vlerave humane, me te cilat përfaqesohemi nëpërmjet shqiptares së Madhe, Nënë Terezës?!

Heshtja jonë, heshtja e politikës, e qeverisë, e opinionin publik, e medias, e qarqeve intelektuale dhe organizatave joqeveritare, kjo heshtje është vrasese dhe na çon ne bashkefajesi. Ne kemi te drejten morale t’i kerkojme atyre qe i mbrojtem me jeten tone, qe te mos marrin jeten e te tjereve, veçanerisht femijeve dhe njerezve te pafajshem. Ne duhet ta bejme kete ne emer te forces se moralit tone human. Ne duhet te ngrihemi se paku ne nivelin e protestes se francezeve dhe popujve te civilizuar ne Europe, të cilët nuk pajtohen me veprimet terroriste të Izraelit ne Palestine.

Dhe diçka tjeter: Kur flas për terrorizëm shtetëror të Izraelit në Gaza, kam parasysh faktin se në atë vend vriten femijë, gra dhe njerëz të pafajshëm. Ky është krim kundër njerëzimit. Ndërkaq çdokush që vë në funksion logjikën e ftohtë do të vepronte e gjykonte kësisoj: Ose Hamasi nuk duhet konsideruar si organizate terroriste, ose qeveria e Benjamin Netanjahut duhet konsideruar dhe marrë në gjykim ndërkombëtar si organizatë terroriste. Nuk është kriter të qënit qeveri e qeveritar për të menjanuar etiketën e terroristit. Jane aktet kriminale ato që të bëjnë terrorist ose jo. Ne këtë pikepamje Netanjahu është 1000 herë me terrorist sesa kreu i Hamasit! Por gjykatat ndërkombëtare të ngritura për këto krime heshtin e nuk veprojnë. Edhe ato jane nën presionin e censurës. Një botë e tërë e vene nën censurë me çmimin e jetës së femijëve palestineze ne Gaza. Dhe kjo jo për kater-pesë vite sa zgjati Lufta e Dytë Botërore, por për dekada me radhë.

Si shqiptar që mburrem me aktin e pashembullt në histori te dy brezave te mij të mëparshëm, pra me mbrojtjen brilante të hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të isha krenar që të njëjtën ndjenjë, të njetën gjë ta bënim dhe sot ne mbrojtje te viktimave, të cilat i shkaktojne viktimat të cilat ne i mbrojtëm madje me sakrificën dhe jetën tonë.

Ndërkaq një popull e një komb, i cili ka vuajtur aq shume nga krimet naziste, duhet të ndjehet shumë herë më shumë se kombet e tjera i turpëruar kur ua shkakton të tjerëve të njëjtat vuajtje që i ka provuar vetë në kurriz. Ngado që ta analizosh këtë vepër kriminale të Tel Avivit ne Gaza, nuk mund t’i ikesh të vertetës me justifikimin “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, kur në Izrael para fushatës së terrorit të Netanjahut nuk pati asnjë viktimë, ndërsa ndër palestinezet viktimat e një javë numërohen me qindra, gjysma prej të cilëve fëmije. Izraelin nuk e rrezikon as Mahmud Abas, as Hamasi. Izraelin e rrezikon Izraeli dhe veprimet e tij të çmendura për ta çuar botën në një konflikt planetar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency