Invalidët nesër në protestë, Sinan Tafaj: Veliaj po na redukton pagesat
Për Fondin Ndërkombëtar Monetar listat e abuzuesve që marrin padrejtësisht pagesë invaliditeti ende nuk janë “pastruar”. Fondi 150 milionë dollarë që jepet për invalidët, sipas FMN-së, e përfitojnë ende persona që nuk kanë lidhje me invaliditetin. Në dokumentin e fundit vlerësues për Shqipërinë, Fondi thotë se skema e ndihmës së invalidëve ka abuzime të rënda dhe puna e autoriteteve për pastrimin e saj ka mbetur pas,një fakt ky që pranohet edhe nga vetë qeveria, e cila në letërkëmbimin me FMN-në, pohon se deri më tani ulja e pagesave për këtë kategori ka qenë e vogël dhe do të jetë më pak se parashikimet fillestare në buxhet.Vitet e fundit pagesat për personat me aftësi të kufizuar janë rritur me ritme shpërthyese. Në një dokument të bërë publik pak kohë më parë në Tiranë, Banka Botërore u shpreh se 31 për qind e atyre qëpërfitojnë nga pagesa e invaliditetit, nuk kanë asnjë kufizim në aftësi ose kanë vetëm kufizime të pjesshme dhe paguhen pa të drejtë.Muajt e fundit, Ministria e Mirëqenies Sociale ka nisur një aksion të gjerë për verifikimin e personave që përfitojnë nga programet sociale. Sipas të dhënave, ndërhyrja në listat e personave që marrin pagesë invaliditeti është shumë më tepër e vështirë se në rastin e ndihmës ekonomike, kjo për shkak dhe të dokumenteve që janë lëshuar nga mjekë të ndryshëm.
Protesta
Qindra persona me aftësi të kufizuara do të protestojnë nesër para Kuvendit, për të kundërshtuar projektligjin për këtë kategori, sipas të cilëve prek të drejtat e tyre dhe favorizon qeverinë. Kreu i Shoqatës së Invalidëve, Sinan Tafaj, u shpreh se ligji redukton pagesat ndaj PAK dhe shtron një terren të lirë, që Veliaj me fondacionet e tij të bëjë ç’të dojë. Sipas tij, ministri Veliaj po sillet në mënyrë të pandershme, duke propozuar një ligj që “dëmton dhe përjashton” PAK.
“Ky ligj nuk prodhon asnjë efekt financiar, vetëm përjashton. Ky ligj vetëm favorizon qeverinë duke shërbyer si varkë shpëtimi mbi kurrizin tonë. Ne do ta zhvillojmë këtë protestë ditën e hënë para parlamentit. U bëj thirrje jo vetëm personave me aftësi të kufizuar por gjithë qytetarëve të na mbështesin ndaj kësaj nëpërkëmbjeje që ministri Veliaj po kërkon të na bëj”, – tha Sinan Tafaj. Sipas ligjit të mbërritur në Kuvend, organet publike të qeverisjes qendrore dhe vendore janë të detyruara të marrin të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të krijojnë mundësi për pjesëmarrjen e publikut dhe të të gjitha palëve të interesuara në procesin e njoftimit e të konsultimit publik, përfshirë marrjen dhe shqyrtimin e komenteve e të rekomandimeve të palëve apo grupeve të interesuara për t’i përdorur më pas në vendimmarrje. Ndërsa neni 16 saktëson se organizatat përkatëse jofitimprurëse që marrin pjesë në konsultim janë: organizatat që përfaqësohen në Këshillin Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar, organizatat e personave me aftësi të kufizuara dhe organizatat për personat me aftësi të kufizuara. Sipas KKPAK, organizatat e PAK dhe për PAK janë vendosur në nivele të barabarta, në kundërshtim me Konventën e OKB-së. Për këtë arsye, Këshilli kërkon një riformulim të këtij neni, në përputhje me Konventën e Personave me Aftësi të Kufizuara. Sipas tyre, e drejta e përfaqësimit duhet formuluar në këtë formë: “Personat me aftësi të kufizuar gëzojnë të drejtën të përfaqësohen në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre individualisht nëpërmjet të gjitha formave të përfaqësimit ligjor të njohura, si dhe nëpërmjet shoqatave kombëtare e lokale të krijuara nga vetë ata mbi bazën e llojit të aftësisë së kufizuar. Personat me aftësi të kufizuara mendore përfaqësohen nga shoqatat kombëtare dhe lokale e prindërve dhe e kujdestarëve të tyre ligjorë”.
Emrat e 60 ish-të përndjekurve politikë që u është miratuar kësti i parë
Ministria e Financave ka publikuar emrat e ish-të përndjekurve politikë që u është miratuar kësti i parë. Në listën e mëposhtme përfitues janë edhe trashëgimtarët të cilët nuk kanë marrë asnjë këst dëmshpërblimi. Përfituesit e mëposhtëm duhet të bëjnë kontrollin e dokumenteve pranë sektorit të Pagesave dhe Dëmshpërblimeve. Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit politik. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Dosjet jo të plota do të lihen për në fund të procesit të pagesës së këstit të parë, qoftë sikur të mungojnë dokumentet e një personi të vetëm përfitues të dëmshpërblimit. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.
GAQO TASHO
VASIL ZHARKALLI
ELEFTER QIRIÇI
ARIZ BRAHO
BORIS ANDON(I)
HAMIT ORGENI
ISA BERBERI
MUSTAFA HOXHA
RASIM VRIONI
KOÇO GJIKA
ALEKSANDER GJINAJ
ARDIT TARE
SELIM MATJA
EVDAL BILISHTI
SELIM KALOSHI
FAIK POLISI
REFAT SALLA
LEONIDHA BILI
AGRON TAULLA
STAVRO PAPA
ISLAM SHEHI
AMZA BODURI
RROK BITUKU
XHEVAT SADIKLLARI
LLESH ZEFI
SAJAMIT KAPO
VASILLO ZHARKALLI
PETRO ZHARKALLI
LEONIDHA ZHARKALLI
JONULLA TANKA (ZHARKALLI)
KRISULLA BETA (ZHARKALLI)
KRISTO BETA (ZHARKALLI)
PARASHQEVI XHAVARA
JORGJI ZHARKALLI
SPIRO ZHARKALLI
SABAJDIN VRIONI
ESHREF VRIONI
ADIJE KALOSHI(VRIONI)
HYSEN VRIONIARSINO GJIKA
SPIRO GJIKA
ANASTAS GJIKA
JANI GJIKA
ALBERT GJIKA
TEUTA MERXHANI (GJIKA)
EMIN KALOSHI
XHEVRIE KALOSHI(MURRJA)
SHIRETE KALOSHI(PIRA)
ZENEPE KALOSHI(NEZIRI)
FEHMI KALOSHIDEJE SALLA
OSMAN SALLA
NESHAT SALLA
ANDREA SALLA
LEME QEVANI
REFAT SALLA
ZYRA SADIKLLARI
RUBIJE BIBAJ
HYSEN SADIKLLARI
ZANA RUSITOVSKI
ILIR SADIKLLARI