Trafiku i eksplozivëve/ Dyshime se minat-celular u përdorën në 3 atentate, ushtarët e arrestuar pranojnë akuzën

0
114

minatPas infiltrimit të një agjenti policie në grupin kriminal të tre ushtarakëve që prodhonin e më pas tregtonin bombat e telekomanduara, grupi hetimor ka dyshime se tre atentate të ndodhura së fundmi në Tiranë dhe një në Durrës janë kryer pikërisht me bombat e blera tek ky grup. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se Kleo Gjinkola dhe Alban Donaj kanë pranuar përfshirjen në këtë aktivitet kriminal, por kanë mohuar faktin që të kenë shitur ndonjë bombë nga ato që kanë prodhuar. Ndërsa i arrestuari tjetër Fran Kola, sipas të njëjtave burime, ka mbajtur qëndrim mohues duke mos dhënë asnjë shpjegim për hetuesit. Tre komandot e arrestuar do të dalin sot para Gjykatës së Krimeve të rënda për tu njohur me akuzën, ndërsa deri në këto moment po punohet intensivisht me telefonat e sekuestruar komandove për të zbardhur të gjitha kontaktet që ata mbarnin e për të arritur tek porositësit e këtyre bombave. Hetimet mbi këtë grup kriminal kanë nisur para tre muajve, pasi policia e Durrësit u sinjalizua mbi një linjë të trafikimit të minave me celular nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë dhe Greqisë. Ndërkaq, tre të arrestuarit do të dalin sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Gjatë hetimeve të zhvilluara mbi këtë grup kriminal, u arrit të zbulohej i gjithë mekanizimi i kryerjes së këtij aktiviteti kriminal, ku secili prej të arrestuarve kishte rol kyç në këtë trafik, që nga sigurimi i lëndës plasëse C4 në Mal të Zi, e deri tek montimi i tyre me aparatet telefonike celular, dhe më tej tregtimin e tyre si brenda vendit por edhe drejt shtetit Grek. Nga hetimet rezultoi se këta shtetas kishin arritur të tregtonin mina me telekomandë me një çmim që varionte nga 1800 deri ne 2500 euro. Mësohet se nga ana e policisë ka pasur gjithmonë dyshime për funksionin e një linje trafiku me Malizn e Zi, nga vjen kryesisht lënda plasëse që përdoret për atentatet e telekomanduara. Njëri nga ushtarët e arrestuar kishte vendosur ura lidhëse me Malin e Zi, nga ku merrte eksplozivin që do të përgatitej në saj të porosive. Por ka dyshime se ushtarët duhet të kenë bashkëpunëtorë që i ndihmojnë për kalimin e eksplozivit në doganë, marrjen e porosive dhe dërgimin e eksplozivit në destinacion. Nga verifikimet e para pritet që të zbulohen hyrje-daljet e ushtarëve në pikat doganore me Malin e Zi dhe Greqinë, si dhe zbulimi i emrave të bashkëpunëtorëve apo porositësve, të cilët në pjesën më të madhe të ratave mbeten anonimë.

 

 Tiranë/ I dënuar për trafik droge, arrestohet 23-vjeçari

 Një 23-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burg nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizata kriminale është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Shtetit. Në pranga ka rënë Eqerem Tafa, 23 vjeç, banues në Lekaj të Kavajës. Sipas policisë ndaj Tafës ishte caktuar më 14 nëntor të vitit të kaluar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Firences në Itali për veprën penale “Trafik narkotikësh” kryer në kuadrin e organizatave kriminale. Arrestimi i tij ka ardhur pas hetimeve të policisë, ndërsa pritet që 23-vjeçari të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency