Zbulohet letra/ Korrespondenca mes ministrave, Cani, Kodhelit: Korrigjo emërimin, audituesi kundër ligjit

0
136

Gëzim Saliu

mimi_kodheli PD: Ministrja e Mbrojtjes me drejtor të paligjshëm Auditi të Brendshëm, aktet e nxjerra prej tij kundër ligjit

Zbardhet letra përmes së cilës ministri i Financave kërkon rishikimin e emërimit të ministres Kodheli për audituesin e brendshëm në sektorin publik. Në letrën që mban datën 12 qershor, Ministria e Financave ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes rishikimin e emërimit për audituesin e brendshëm, pasi, sipas dikasterit që drejtohet nga Shkëlqim Cani, ky emërim është kundër ligjit. Denoncimi i shkeljes ligjore u bë i ditur dje nga Partia Demokratike përmes zëdhënëses së selisë blu, Laura Vorpsi, e cila theksoi se zbulimi i këtij emërimi të kundërligjshëm u bë nga vetë nga shkresa e ministrit të Financave. “Bazuar në nenin 19 të ligjit nr. 9720, datë 23.4.2007, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar, të gjithë audituesit e brendshëm të punësuar në sektorin publik duhet të jenë të pajisur me dëshminë “Auditues i brendshëm në sektorin publik”. Nëpërmjet komunikimit zyrtar me Njësinë e Auditimit të Brendshëm në institucionin tuaj dhe verifikimit të Regjistrit të Audituesve të Brendshëm, kemi konstatuar se z. Edmond Gore, i punësuar në këtë NJAB nuk është i pajisur me dëshminë ““ Audituesi i Brendshëm në sektorin publik”. Bazuar në pikën “a” të nenit 10 të ligjit nr. 9720, datë 23.4.2007 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar, theksojmë se duhet të merren masa që Njësinë e Auditimit të Brendshëm në këtë institucion të jetë e përbërë vetëm nga punonjës të pajisur me dëshminë e sipërcituar. Për sa më sipër, duke zbatuar legjislacionin në fuqi dhe duke vlerësuar rolin e auditimit të brendshëm si këshillues për menaxhimin si edhe për përmirësimin e veprimtarisë së çdo institucioni, kërkojmë nga ana juaj, që brenda datës 30.6.2014 të dërgoni pranë Njësisë Qendrore të Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm, përgjigje për masat e marra nga ana juaj”, – thuhej në letrën e dërgua më 12 qershor të këtij viti nga Ministria e Financave drejt Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Reagimi i PD-së

Letrën e dërguar nga ministri i Financave drejt ministres së Mbrojtjes për emërimin e kundërligjshëm të audituesit të brendshëm në sektorin publik e zbardhi dje zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, e cila theksoi se ende nuk ka ardhur një përgjigje nga Kodheli për Canin lidhur me këtë kërkesë. “Ministrja e Mbrojtjes bëri sot një paradë të gjatë me propagandë boshe për 300 ditët e saj, por ajo nuk ktheu përgjigje për shkeljen e ligjit me firmën dhe vulën e saj. Ministrja ka bërë drejtor të auditit, Edmond Goren, një person të pacertifikuar, duke shkelur haptazi nenin 19 të ligjit 9720. Por për Ministren e Mbrojtjes më i rëndësishëm se sa ligji, është mbushja me nxitim e dosjeve për kundërshtarët politikë. Zbulimin e kësaj paligjshmërie, e ka bërë ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Me një letër dërguar ministres me 12 qershor, Cani i kërkon Kodhelit të respektojë ligjin dhe të korrigjojë emërimin që ka bërë, duke i lënë edhe afat deri në fund të qershorit. Është e qartë se Ministrja e Mbrojtjes nuk ka respektuar as kërkesën e Ministrit të Financave, as ligjin”, – tha Vorpsi. Më tej, ajo nënvizoi se kjo çështje bëhet edhe më e rëndë pasi sipas demokratëve kur drejtori i Auditit është i paligjshëm, atëherë edhe aktet që ai ka nxjerrë deri tani janë të paligjshme. “Drejtori i Auditit është personi kyç për të mbuluar korrupsionin qeveritar dhe këtë zonja Kodheli dhe zoti Rama e dinë mirë nga bashkëpunimet e tyre të mëparshme”, – theksoi zëdhënësja e Partisë Demokratike.

 

 Publikohet shkresa dërguar gjykatës italiane/ PD: Prova të reja të lidhjes së Edi Ramës me personat e inkriminuar

Partia Demokratike paraqiti dje prova të reja, të cilat vërtetojnë, sipas saj, se deputeti socialist Arben Ndoka, jo vetëm është dënuar në Itali, por edhe ka vuajtur një pjesë të dënimit në burgun e Varezes. Deputeti i PD-së, Flamur Noka, bëri publik kërkesën e ligjvënësit të PS-së dërguar gjykatës italiane për të shkurtuar dënimin. “Ndalimi që i kanë bërë në 2002 në Itali, nuk ka qenë një keqkuptim që është sqaruar, por ai ka nisur vuajtjen e dënimit atje dhe më pas është transferuar në Shqipëri. Kemi këtu kërkesën e deputetit të Edi Ramës, dërguar Gjykatës së Romës për të marrë falje për 3 vite, nga 7 vite e 6 muaj që ishte dënuar. Kjo dëshmon se deputeti i Edi Ramës ka pranuar vetë akuzën dhe dënimin për trafik prostitucioni në rrethana rënduese. Kjo tregon se deputeti i Edi Ramës ka pranuar vetë akuzën dhe dënimin për rrëmbim personi”, – tha Noka. Më tej, deputeti demokrat tha se faktet e reja vërtetojnë se kreu i qeverisë ka veshur me imunitetin e deputetit një person me të kaluar të rëndë kriminale. “Edi Rama i hapi rrugën hyrjes në Kuvend, të deputetit të tij me këtë të kaluar kriminale, duke shmangur nga lista dy kandidate gra. Dhe Edi Rama hesht prej një jave, edhe pse emri që ai kërkoi u bë publik, edhe pse provat që ai kërkoi u bënë publike. Rama hesht, edhe pse deputeti i tij i dënuar nga drejtësia italiane, godet dhe kërcënon përfaqësuesit e opozitës. Heshtja e Ramës, është prova e gjallë se Edi Rama është i lidhur me krimin që ka hyrë në parlament”, – u shpreh deputeti Flamur Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency