Zhvillohen homazhet në nderim të gazetares Enkelejda Skënderasi

0
127

homazhe gzetarjaFamiljarë, të afërm, miq e kolegë do ta përcjellin sot me nderime ‘Ledën e Korçës’, ashtu siç thirrej ajo në redaksinë ku ka pllakosur dhimbja për ndarjen e parakohshme të saj nga jeta. “Për lajmin e jap edhe jetën”. Kështu shprehej me kolegët e ndritura Enkelejdë, pa e ditur që kështu do ndodhte, pa e ditur që pasionit për të gjetur dhe transmetuar e para lajmin e fundit, do t’i jepte fund pikërisht dje, në krye të detyrës. Homazhet nisën në orën 12:00 dhe po zhvillohen në Teatrin A. Zako Çajupi. Mes duartrokitjesh nga qindra qytetare arkivoli i mbuluar me lule hyri në teatrin e qytetit të Korçës. Aty ku familjarët, miqtë, kolegët e gjithkush që e njohu e vlerësoi po i japin lamtumirën e fundit. Rreth orës 14:00 trupi i pajete i gazetares që humbi jetën në krye të detyrës do te percillet drejt baneses se fundit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency