Shifrat/ Nga 1 korriku, sa do të përfitojnë 606 mijë pensionistë, në fshat dhe qytet

0
142

ada 230 kategoritë që do t’u rritet pensioni

Masa e kompensimit për çdo pensionistë

Duke filluar nga data 1 korrik, 606 mijë pensionistë do të përfitojnë një shtesë prej 2% në pensionin e tyre. Vendimi është marrë dje në Këshillin e Ministrave ku janë zbardhur dhe kategoritë që do të përfitojnë rritje. Rritjen e përfitojnë edhe pensionet dhe trajtimet e veçanta, të cilat caktohen nga data 1.8.2014 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit apo trajtimit të jetë deri më 31.7.2014, përfshirë edhe këtë datë.

Pas datës 1 korrik 2014 të ardhurat minimale për pensionet do të jenë:

Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, që kanë datë fillimi nga 1.8.2014 e në vazhdim në qytet, nuk caktohen më pak se 12 264 lekë në muaj dhe jo më shumë se 24 528 lekë në muaj.

Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, me datë fillimi nga 1. 8.2014 e në vazhdim në fshat, nuk caktohen më pak se 8 398 lekë në muaj, por jo më shumë 12 264 lekë në muaj.

 

Kompensimet

Kompensimin për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, do ta marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione me datë fillimi 1.8.2014 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave të jetë:

– deri në 13 914 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë dhe pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi

– deri në 13 414 lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare

– deri në 9 088 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare

Pas datës 1.7.2014 të ardhurat minimale të personave që përfitojnë pensionet e plota të pleqërisë dhe pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe kompensime vetjake, nuk mund të jenë më të ulëta se 14 lekë në muaj. Të personave që përfitojnë nga pensionet e caktuara si dhe kompensime për çmimin e energjisë elektrike e për të ardhurat, nuk mund të jenë më të ulëta se 9 288 lekë në muaj dhe as më të larta se 12 4 lekë në muaj.

Kompensimin e çmimeve, sipas kritereve dhe masës së përcaktuar në vendimet e Këshillit të Ministrave “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, do ta marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione me datë fillimi nga 1.8.2014 e në vazhdim.

Vendimi

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të vendimit u shpreh se rritja do të jetë për një sërë kategorish. “Ky vendim parashikon që të rriten në 2% pensionet e plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet i invaliditetit dhe familjare, pensionet për vjetërsi shërbimi si në qytet dhe në fshat. Ne vendosëm që të rriten në të njëjtën masë edhe pensionet suplementare për ushtarakët, policinë e shtetit, punonjësit e Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, policisë së burgjeve, zjarrfikëseve dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të punonjësve me tituj shkencor si dhe trajtimet e veçanta financiare të pilotëve, të ish detarëve, të ish punonjësve të industrisë ushtarake, të-ish minatorëve. Nga rritja e pensioneve dhe përfitime të tjera përfitojnë rreth 606 mijë qytetarë shqiptarë, nga të cilët 427 mijë janë pensionistë të qytetit, 150 mijë janë pensionistë të fshatit dhe 29 mijë janë përfitime të tjera për kategoritë që përmenda më sipër. Ne jemi gati të kalojmë reformën e re të pensioneve dhe kjo rritje e pensioneve është në kohezion me këtë reformë dhe do të ketë vazhdimisht indeksim dhe rritje të pensioneve ekzistuese”, – theksoi Veliaj. Ministri i Mirëqenies Sociale shpjegoi se, pensionet e reja do varen drejtpërdrejt nga masa e kontributeve. “Do të ketë pensione më të larta kush kontribuon më shumë. Pensioni maksimal do ndryshojë nga 1 janari 2015. Çdo qindarkë që do paguhet më shumë në sigurime do reflektohet në pension”. Ministri bëri me dije se kanë nisur negociatat me disa shtete, me qëllim që shqiptarëve në emigracion t’ju njihen për pension vitet e punës jashtë Shqipërisë.

Rriten me 2%:

 

Pensionet e plota

Pensionet e pjesshme

Pensionet e reduktuara

pensionet e parakohshme të pleqërisë

Pensionet e invaliditetit

Pensionet familjare

Pensionet për ish-ushtarakët

Pensionet për pilotët fluturues në pension

Pensionet për ushtarakët e nëndetëseve

Pensionet për punonjësit e policisë

Pensionet për punonjësit e nëntokës, minierës

Pensionet e posaçme shtetërore

Invalidët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë

Veteranët e luftës

Punonjësit e industrisë ushtarake

Skema e dëshmoreve

Personat që gëzojnë tituj shkencorë

Punonjësit e shtetit

Pensionet për Gardë e Republikës

Shërbimit Informativ të Shtetit

Policisë së Burgjeve

Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit

Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm

Pensioneve suplementare të punonjësve të universiteteve

të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike,

Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve

të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë,

të cilat kanë tituj shkencorë

 

Reforma në arsim/ Akademikët: U dëgjuan rekomandimet tona, nuk dimë sa do rriten tarifat

Forumi për liri akademike në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë pas prezantimit të draftit përfundimtar për reformën në arsimin e lartë u shpreh se rekomandimet e tyre u dëgjuan, por pikëpyetje mbeten tarifat. Pedagogët thanë se reforma kishte ndryshuar nga prezantimi i parë që u ishte bërë, në këtë reformë ishin marrë pjesë rekomandimet e pedagogëve. Por pavarësisht kësaj, ky forum akademikësh thanë se reforma është e paplotë dhe problemet që ngritën në këtë rast është se çfarë do të ndodhë me taksat e studimit për studentët. “Studentët mund të kenë një rritje simbolike të tarifave, por me këtë model nuk mund të ketë rritje të mëdha të tarifave”, – u shpreh pedagogu Mark Marku. “Modeli ishte që universitete do financohen nga student, i cili do hyjë në borxh te bankat dhe sipas disa dokumenteve që ishin mbrapa do kishte një borxh 25 vjet, ose dhe 10 vjet, në kushtet kur studenti mbas shkolle del i papunë dhe si do bëjë ai që edhe spinë me borxh, edhe mësimin me borxh edhe makinën me borxh”, – u shpreh akademiku Artan Fuga. Për autonominë e departamenteve, akademikët u shprehën se nuk do të ketë më kufizime të departamenteve me një pedagogë, se do të këtë më pak ngarkesë pune por në anën tjetër akoma nuk janë të qartë se çfarë do të ndodhë më kërkimin shkencor dhe si do të ecë ai. “Duhet filluar që nga fakti, që shprehet se do të rritet, maksimalisht dyfishohet, niveli i financimit të arsimit të lartë, shteti merr përgjegjësi për këtë financim, dhe me të njëjtën masë siç merr përgjegjësinë, po ashtu propozon ndryshimet, ashtu sikurse edhe rrit edhe përgjegjshmërinë e vet. Diçka që ne përgjithësisht biem dakord. Shumë nga kompetencat që menaxherëve ua jepte drafti i parë, ky i dyti ua ka hequr totalisht, duke u marrë vetëm me menaxhimin e parave dhe jo me punën e departamentit”, – u shpreh gjatë një interviste Dhurata Shehri, shefe e Departamentit të Letërsisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency