Dhuna në Maqedoni/ Protestohet dhe në Tiranë

0
144

protesta1-415x260Dhjetra të rinj janë mbledhur para Piramidës për të protestuar në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë. Protesta ishte lajmëruar në rrjetet sociale, menjëherë pas dhunës që policia maqedonase ushtroi ndaj shqiptarëve protestues në Shkup.

Një nga parrullat e hapura në protestë ishte dhe ajo “Shkupi, zemra e Shqipërisë”.

Protestë e ngjashme po mbahet edhe në Prishtinë dhe në qytete të tjera shqiptare.

I pranishëm në protestën e Tiranës, ishte edhe kampioni i boksit, Nuri Seferi, i cili bëri thirrje që dhuna ndaj shqiptarëve të marrë fund. “Dhuna ndaj shqiptarëve duhet të marrë fund. Ne jemi popull paqedashës dhe nuk nxisim urrejtjen.”- tha Seferi, i cili ishte i mbështjellë me një flamur kuqezi.

“I bëj thirrje Maqedonisë, boll me këto maltratime që i bëni kombit shqiptar se populli shqiptar ka 10 milionë shqiptarë bashkë. Të mbledhin mendjen se nuk do rrime duarkryq, jemi popull paqedashës, por në rast se na imponohet dicka ndryshe jemi të detyruar të veprojmë e reagojmë”, shtoi më tej Seferi.

Ndërsa, një nga organizatorët e protestës, tha se, pjesëmarrja në protestë është nga të gjitha qytete e Shqipërisë. Ai i bëri thirrje autoriteteve shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove, si dhe faktorit ndërkombëtar që të reagojnë.

“Nuk bëhet fjalë për rastin e fundit “Monstra”, bëhet fjalë për tentativën e shtetit maqedonas që të dënojë një etni të tërë pa fakte. Shqiptarët e Maqedonisë të mos klasifikohen si një grup radikal fetar, por të respektohen. Protestat do vazhdojnë nuk kanë organizues të vecantë, janë rrjete sociale që thërrasin njëri-tjetrin deri në sensibilizimin e qeverisë sonë, Maqedonisë, Kosovës. Duam diplomaci intensive që shqiptarët të mos keqpërdoren kudo janë. Shteti shqiptar tu dalë zot dhe të respektohet marrëveshja e Ohrit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency