Vrasje e  3-fishtë/ Pezë, plumba vëllait e gruas, më pas vetes

0
166

AnxhelaTato

banesa ku ndodhi vrasja Sulltane Kolgjini dhe Ramadan Kolgjini ferit kolgjini 3Familjarët: Feriti vuante nga depresioni, shkak vështirësitë ekonomike. Policia, dyshime se gruaja e akuzoi për tradhti dhe thirri kunetërit për ballafaqim. Ekspertiza, viktimat kanë nga 1 plumb në kraharor.Autori u vetëvra nga tronditje e thellë pasi pa trupat e pajetë të vëllait dhe gruas

 Britma, të shtëna dhe tre trupa të pajetë, është tabloja e tragjedisë së djeshme të një familjeje në fshatin  Gracë të komunës Pezë. Krimi trefishtë ka lënë të shokuar familjarët, të cilët janë në pritje të një përgjigje për atë çka ka ndodhur, duke mos qenë në dijeni të një motivi që ka sjellë këtë fatkeqësi. Dy plumba në kraharor bashkëshortes dhe vëllait të tij me një armë zjarri gjahu, nën kushtet e tronditjes së fortë psikologjike autori i ka dhënë fund jetës së tij.Një konflikti i çastit për arsye ende të paqarta ka bërë që 60-vjeçari të qëllojë me armë vëllanë dhe më pas bashkëshorten 59-vjeçare.Brenda pak sekondave tragjedia është përmbyllur me një krim të tretë dhe të fundit.Sipas policisë gjithë skena ka ndodhur brenda pak sekondave dhe ngjarja është raportuar nga banorë të zonës dhe djali i vëllait të autorit, i cili ka dëgjuar i pari të shtënat. I traumatizuar nga skena e rëndë që ka parë, ai ka njoftuar policinë dhe të afërm.Ndërsa trupat janë dërguar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, nga të dhënat e para mësohet se dy viktimat Sulltane Kolgjini dhe Ramadan Kolgjini kanë një plagë tejshpuese në pjesën e kraharorit, e shkaktuar nga një gëzhoja e një arme gjahu. Ndërsa vetë autori Ferit Kolgjini, 60 vjeç, i ka dhënë fund jetës duke përdorur një armë automatike. Sipas uniformave blu ka dyshime se motivi i konfliktit  ka qenë debati i ashpër ndërmjet Feritit dhe Sulltanes, ku kjo e fundit e akuzonte për tradhti dhe ka thirrur dy kunetërit për t’i vënë në dijeni.

 

Krimi

Nga të dhënat e para të policisë bëhet me dije se 60-vjeçari Ferit Kolgjini ka qëlluar me një  armë mbi të vëllanë, Ramadanin dhe mbi gruan e tij, Sulltanën një vit  më të vogël se veten.Pasi iu ka marrë jetën vëllait dhe bashkëshortes së jetës së tij, burrit dyshohet se i kanë mbaruar plumbat e armës, që bëhet me dije se ka qenë automatike. Atëherë ka gjetur armën e zjarrit, të cilën e mbante me leje dhe ka qëlluar mbi veten, disa metra larg nga vendi ku kishte lënë të pajetë vëllanë dhe gruan.Sipas të dhënave të policisë saktësohet se gjithçka ka të bëjë me një moment acarimi nervash të autorit, ku shkak ka qenë një sherr për motive të dobëta me vëllanë e tij Ramadanin dhe situata ka dalë jashtë kontrollit.I ofenduar dhe acaruar nga situata Feriti ka marrë armën dhe ka qëlluar të vëllanë, e më pas bashkëshorten e tijqë ka dalë e alarmuar nga banesa.Ka dyshime se prania e Ramadan Kolgjinit në banesë ka qenë pas njoftimit të Sulltanes për një konflikt që ajo kishte bërë një natë më parë me bashkëshortin, të cilin e akuzonte për tradhti.Por kjo pistë mbetet ende për tu vërtetuar dhe verifikuar nga blutë.

 

Hetimet

Ekspertët ë hetimit të Krimeve të Rënda kanë mbërritur në vendin e masakrës dhe kanë nisur menjëherë punën për të zbardhur ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në familjen kuksiane, që gjendej në zonën e Pezës prej më shumë se dy dekadash. Sipas të dhënave bëhet me dije se kjo familje, mbahet si një prej familjeve më të qeta dhe të respektuara në zonën e Pezës ndërsa asnjë prej tyre nuk ka qenë i skeduar as i proceduar më parë.Madje bëhet me dije se as fëmijët e tyre, nuk janë pjesë e skedave policore.Njëkohësisht familja Kolgjini, nga fshati Lusen i Kukësit, mësohet se jetonte e gjitha në një lagje të Tiranës dhe kishin ardhurt huajse të gjithë njëherësh për të jetuar sërish bashkë.Kjo lidhje mes familjeve të vëllezërve ka çuar grupin e hetimit të ngre pistën se shkak i masakrës është ndonjë konflikt i çastit mes familjarëve dhe se në gjaknxehtësi e sipër, burri ka marrë armën dhe ka goditur mbi vëllanë dhe bashkëshorten, duke iu marrë jetën njëherësh të dyve. Duke parë që vëllai dhe gruaja kanë ndërruar jetë, ai ka vendosur t’i japë fund edhe jetës së tij, për të mbyllur kështu gjithçka ka ndodhur me vetëflijimin e tij. Policia pritet të mbledhë dëshmitë e familjarëve të afërt dhe të arrijë në një konkluzion për aktin e rëndë që i ndodhi mesditën e djeshme familjes Kolgjini.

 

Familjarët

Të shokuar nga krimi i frikshëm familjarët nuk janë në gjendje të saktësojnë apo tregojë  se çfarë kanë ndodhur.Ndërsa shprehen se Feriti ka qenë një person i vuajtur me shumë halle dhe probleme, me vështirësi të mëdha ekonomike, por që çdo gjë arrinte ta përballonte vetë. Sipas familjarëve autori 60-vjeçari kishte rënë në depresion për shkak të pamundësive ekonomike për të mbajtur me bukë familjen dhe për të siguruar ilaçet e bashkëshortes, e cila vuante nga zemra dhe tensioni.Ndërsa shtojnë se i afërmi i tyre çdo ditë takohej me vëllanë, i cili vinte për punë.Të dy vëllezërit kishin një raport shumë të mirë dhe të afërt me njëri-tjetri, e njëjta gjë vlente edhe për lidhjen e autorit me bashkëshorten. Të afërmit sqarojnë se nuk e kuptojnë çfarë ka ndodhur dhe arsyen pse autori ka bërë këtë gjë. Ata rrëfejnë se të dy ndodheshin në oborr duke pirë kafe, kur janë dëgjuar të shtëna. Por asgjë më shumë nuk dinë të thonë për krimin e rëndë.

 

 

Korçë/ Tenton të vrasë familjen, pranga të dënuarit për vrasje

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, ku Ferit Kolgjini pasi iu merr jetën gruas dhe vëllait të tij, qëllon edhe mbi veten, nga Korça vjen një tjetër tentativë vrasjeje. Sërish në fokus është krimi në familje, por që fatmirësisht policia ka vepruar në kohën e duhur duke respektuar telefonatën e qytetarëve që kanë lajmëruar për sherrin në familjen e fqinjit të tyre. Të dhënat që  vijnë nga Korça tregojnë se ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur një vrasje të mundshme brenda familjes në fshatin Monasvet të qytetit të Korçës, duke arrestuar autorin Hysen Kazelin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e e djeshme në këtë fshat ku banorët e zonës kanë njoftuar policinë se Hysen Kazeli po tenton të vrasë familjarët e tij me armë. Pas njoftimit policisë është nisur menjëherë në vendngjarje duke mbërritur në kohë për të parandaluar krimin dhe duke vendosur në pranga Hysen Kazeli, i cili në arkivat e policisë rezulton i dënuar më parë për vrasje. Janë të paqarta shkaqet që kanë shtyrë Kazelin të kërcënonte me jetë anëtarët e familjes së tij, por bëhet e ditur nga policia janë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në momentin e arrestimit autorit i është sekuestruar edhe arma e zjarrit, tip pushkë dhe një fitil përcjellës, me të cilin nuk dihet ende se çka pasur ndërmend të bëjë. Ai tashmë gjendet në pranga nën akuzën e rëndë të tentativës së vrasjes në familje, ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe familjarët e tij të cilët kanë dhënë shpjegime në lidhje me sherrin mes tyre dhe djalit të tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency