Momentet e frikshme kur Nejmar nuk ndjente këmbët

0
147

Trajneri i Seleçaos është shprehur se ishte një momenti i vështirë kur Nejmar ra në fushë pas ndërhyrjes nga Zuniga

neymarNjë ndër momentet më të trishtuar të këtij botërori është edhe dëmtimi i Nejmar. Kjo pasi ylli ishte në ndeshjet e seleçaos lojtari që çonte para ekipin. Gjithashtu lojtari i Barcelonës dhuroi një spektakël me golat e tij duke u kthyer në yjet e këtij turneu. Momentet e ankthit të përjetuara nga një komb i tërë janë të gjitha në fjalët e Luiz Felipe Skolarit. “Nejmar në fillim nuk i ndjente këmbët”. Me të vërtetë e frikshme, e bëri të ditur edhe mjeku i Seleçaos, në minutat finale të Brazil-Kolumbi, numri 10 u godit me gju në shpinë nga Zuniga duke pësuar frakturë në një vertebër të shtyllës kurrizore. Me pak fjalë mund t’i kishte shkuar edhe më keq. Nëse do të ishte goditur në një pikë tjetër Nejmar rrezikonte të paralizohej, tani do t’ia hedhë me 40 deri në 45 ditë pushim, Brazilit i duhet t’ia dalë pa të kundër Gjermanisë. “Mungesa e tij për ne është një katastrofë. Kur u dëmtua në fillim Nejmar tha, “nuk i ndiej këmbët’. Marselo që ishte pranë tij thërriti mjekun, por doktori nuk kishte lejen për të ndërhyrë, kishte shumë konfuzion. ishte një shok i përgjithshëm”. Një shok që për Skolarin vazhdon akoma edhe sot pasi i duhet të bëjë planet pa sulmuesin e tij kryesor për gjysmëfinalen me Gjermanët. “Nejmar ishte pika jonë e referimit, ose të paktën një nga kryesorët, duke qenë se është në gjendje të bëjë diferencën në çdo skuadër. Tani gjendemi në këtë situatë, duhet të heqim dorë nga diçka që nuk donim ta humbisnim. Ai do të jetë me ne, nëse do të jetë në gjendje ta bëjë diçka të tillë, në stol apo në tribunë. Ja kërkuam diçka të tillë, por gjithçka do të varet nga gjendja e tij. Dëshira e tij nuk vihet në diskutim, jam i sigurt se dëshiron ta bëjë diçka të tillë”.

 

Mediat braziliane:Zuniga nuk i mjafton as burgu

Mediat braziliane nuk u besojnë fjalëve të Zunigës, madje ato kanë shkuar deri në atë masë sa të kërkojnë burgosjen e mbrojtësit të Kolumbisë dhe Napolit.“Burgu është minimumi për Zunigën”, shkruante “Jornal do Brasil”. Ndërkohë që të tjera organe e krahasonin faullin e rëndë të Zunigës me kafshimin e Suarezit ndaj Kielinit. “Faulli i Zunigës është si ai i Suarezit dhe ai duhet të ndëshkohet rëndë”. Trajneri Skolari kërkonte të paktën një karton të verdhë nga gjyqtari spanjoll Velasko Karbajo.

 

Willian frika tjetër e Skolarit

Me Tiago Silvën tashmë të pezulluar për arsye kartonash dhe me Nejmar që do të mungojë pas goditjes që mori në shpinë nga Zuniga, trajneri Luiz Felipe Skolari me shumë mundësi nuk do të ketë në dispozicion as sulmuesin Willian. Futbollisti i Chealsea-t, i cili mendohej se do të zëvendësonte pikërisht të dëmtuarin Nejmar ndaj “Pancerave” shfaqi probleme në shpinë në seancën e radhës stërvitore të Seleçaos. Gjithcka ndodhi gjatë stërvitjes pas një dyluftimi të ashpër mes lojtarit të “Bluve” të Londrës dhe Hernanes të Interit. Impakti fizik rezultoi fatal për 25-vjeçarin, i cili u detyrua të ndërpriste stërvitjen mes dhimbjesh. Mediat braziliane raportojnë se do të jetë thuasje i pamundur riaftësimi në kohë i Willian për gjysmëfinalen me Gjermaninë, me Hernanes dhe Bernard që janë në balotazh për një vend titullari.

 

 Milito: Roben i mrekullueshëm

Argjentinasi i inter Diego Milito ka komentuar edhe për yllin holandez Arjen Robben. “Robben është një lojtar mbresëlënës, i mahnitshëm. Holanda do të jetë kundërshtar i vështirë. Është një skuadër që i ka kaluar katër vite duke bërë punë të shkëlqyer”. “Ata kanë luajtur në finale në Kampionatet e mëparshme Botërore dhe është skuadër që ka një trajner të shkëlqyer dhe lojtarë të shkëlqyer”. “Ata mund ta bëjnë dallimin dhe ta fitojnë një ndeshje në cilëndo kohë”. “Një gjysmëfinale kundër Holandës është ndeshje e vështirë por ka qënë akoma më keq”. “Argjentina ka pasur rezultate shumë pozitive deri më tash dhe kam shumë besim te ky ekip”, është shprehur Milito.

 

Vertonghen: Hollanda e mposht Argjentinën

Jan Vertonghen, beson se Kampionati Botëror do të përfundojë për Argjentinën në gjysmëfinale kur do të ndeshet me Holandën. Bardheklatërit mposhtën ekipin e Marc Vilmots me një gol të Gonzalo Higuain, mirëpo 27-vjeçari nuk është impresionuar nga loja e argjentinasve. “Mendoj se Argjentina do të eliminohet nga turneu në gjysmëfinale kundër Holandës. Vërtet mendoj kështu”. “Holanda është shumë e fuqishme dhe bën futboll të mirë”. “Ata janë gjithmonë të qetë me top dhe kanë cilësi për ta eliminuar Argjentinën”, ka deklaruar Vertongen për Goal.

 

Juventus largon Pogba ose Vidal

Peirudhë largimesh te kampionët e itaisë. Juventusi dëshiron që të transferojë një sulmues këtë verë, por duhet që të shesë lojtarët për të rritur fondet. Zonja e vjetër do të dëgjojë ofertat për Pol Pogban dhe Arturo Vidalin, kurse ky i fundit mund të largohet për 35 milionë funte. Tuttosport shkruan se Pogba ka kërkesa nga shumë klube të mëdha evropiane duke filluar nga Real Madridi dhe PSG. Vidal nga ana tjetër po ashtu ka tërhequr vëmendjen e Realit për të përforcuar mesfushën. Të dy mesfushorët bënë paraqitje shumë të mira me skuadrat e tyre respektive në botëror dhe kjo mund tu shtoj edhe më shumë kuotat. Sezoni i kaluar për ta ka qënë një periudhë mjaft e mirë pasi bashkë me Pirlon krijonin një nga mesfushat më të mira në europë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency