Prova të reja/ Foto dhe dëshmi për pafajësinë e kushërinjve Gjozi nga avokati

0
170

 Anxhela Tato

santo ndjekjaDeklarata noteriale të dëshmitarëve që rrëfejnë se kushërinjtë po punonin në servis kur ndodhi krimi

 Prokuroria në pritje të tabulateve të bisedave të viktimës, autorëve të dyshuar dhe bashkëpunëtorëve

 Prova të reja depozitohen në organin e akuzës për të provuar pafajësinë e kushërinjve Gjozi në vrasjen e bankierit Artan Santo. Burime nga akuza sqarojnë se një listë me 10 emra dëshmitarësh i është dërguar Prokurorisë së Tiranës nga vetë mbrojtësi i dy kushërinjve. Depozitimi i dokumenteve është bërë rreth orës 17:15 të pasdites së djeshme, kur avokati Sami Dema është futur në dyert e organi të akuzës. Siç bëhet me dije nga burime 10 deklaratat noteriale i përkasin dëshmitareve që kanë qenë bashkë me Gjozët në punë në servis të enjten e kaluar kur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dy persona me motor ekzekutuan biznesmenin 58-vjeçar. Janë dorëzuar gjithashtu dhjetëra fotografi të kantierit, ku po bënin punime si shtrirje të tubave të ujit dhe ndërtimin e një stalle bagëtish. Si edhe një akt-ekspertimi kimik që nxjerr se edhe gjatë procesit të saldimit mbeten shenja të faktorëve plotësues. Ky i fundit pritet të rrëzojë provën e vetme që kanë oficerët e krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, të cilët po drejtojnë hetimet për vrasjen e Santos. Në seancën e masës së arrestit prokuroria paraqiti provën e faktorëve plotësues siç ishte prezenca e gjurmëve të barutit në duart e Gjozëve si provë që mund të kenë qëlluar me armë zjarri. Policia arriti tek Gjozët nëpërmjet gjurmimit të motorit të përdorur nga dy vrasësit e Santos, pasi kishin një motor të njëjtë. Disa fishekë të sekuestruara në banesën e tyre mjaftuan për një akuzë për të justifikuar arrestin duke u dhënë kështu kohën e mjaftueshme për të dokumentuar apo rrëzuar dyshimet se janë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit.

 

Hetimet

Në orët e drekës një mbledhje urgjente është zhvilluar në organin e akuzës e drejtuar nga Petrit Fusha. Të pranishëm kanë qenë anëtarë të grupit hetimor të policisë dhe prokurorisë dhe disa efektivë të Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilët kanë raportuar detaje nga puna që po zhvillohet për arritjen në identifikimin e autorëve dhe motivit të krimit të rëndë. Burime sqarojnë se një nga pikat e diskutimit ka qenë pikërisht për një grup personash, të cilët ishin në dijeni të vrasjes që do të kryhej. Por do të jenë tabulatet telefonike, të cilat do të ndihmojnë dhe orientojnë punën e prokurorisë për këtë çështje. Ndërsa në total janë 50 persona që u morën në pyetje për vrasjen e bankierit Artan Santo. Seancat hetimore përfshinë persona të dyshuar për ngjarje, dëshmitar të rastit, të afërm e familjare. Burime nga prokuroria thanë se ortakët në biznese me të ndjerin Artan Santo dhe politikane të njohur në vend ishin pjesë e seancave pyetësorë. Këta të fundit, sipas policisë nuk u thirrën në komisariatet e policisë, por u morën në pyetje në zyrat e tyre për shkak të impaktit në opinion publik, duke pasur kujdes që emrat e tyre të mos përfshihen publikisht në ngjarjen kriminale. Edhe persona që disponojnë një motor “Suzuki Strom”, 650-kubiksh si ai që u përdor nga dy ekzekutorët e bankierit u përfshinë në hetime. Filmimet e kamerave të sigurisë në të gjithë Tiranën dhanë një ide më të qartë të lëvizjes së vrasësve misterioz të enjten kur ndodhi ngjarja, të cilët arritën të shmangin patrullat e policisë.

 

Tabulatet

Tabulatet telefonike të biznesmenit Artan Santo dhe të një pjese të të dyshuarve mendohet se do të ndihmojnë në rivlerësimin e pistave të hetimit. Lëvizjet dhe komunikimi në telefon i dy të arrestuarve Klodian dhe Saimir Gjozi janë një e dhënë e rëndësishme e hetimeve. Përgjigja nga kompanitë celulare do të zbardhë përfundimisht vendndodhjen e dy të dyshuarve në momentin e vrasjes. Klodian dhe Sajmir Gjozi deklarojnë se në momentin kur ndodhi vrasja ishin në Fushë-Krujë, kur ndodhi ngjarja. Nga ana tjetër policia njoftoi se në veshjen e tyre gjeti mbetje baruti, që ka ardhur nga shkrepja e armës. Kjo nuk është një provë përfundimtare, pasi mbetje të tilla sipas ekspertëve mund të shkaktohen edhe nga graso, apo vaji i makinave. Qëndrimi i policisë u kundërshtua nga familjarët e dy kushërinjve. Ata thane se kanë mbi 30 dëshmitar që faktojnë se të rinjtë ishin në fshatin e tyre në Fushë-Krujë në momentin e vrasjes.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency