Tiranë, makina del nga rruga e shpërthen në flakë, 1 i vdekur, 1 i plagosur

0
155

shperthen makinaNjë aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si kthesa e Valiasit në Kamëz, ndërsa automjeti i përfshirë në aksident është tip ‘Renault Klio’ me targa AA905HD. Sipas burimeve të policisë automjeti sapo ka dalë nga rruga është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë, dhe më pas është përfshirë nga flakët. Për pasojë është plagosur rëndë 37-vjeçari Hasbi Hidri, ndërsa ka humbur jetën një tjetër person, ende i paidentifikuar. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency