Berisha-Tahirit: Zgjedh maskat për të fshehur lidhjet me krimin

0
170

berisha-facebook-tahiri-300x209Deputeti i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri për lidhje me krimin. Sipas Berishës, dalja dje e ministrit me në sfond forcat speciale me maska nuk vjen nga Kolumbia. Sipas Berishës, ministri zgjedh këtë formë të shprehuri që të maskojë lidhjet me krimin. “Të dashur miq, kjo foto nuk vjen nga farku i Kolumbise as nga grupe terroriste. Por ky eshte zedhenesi i Edi Ramës, që ka zgjedhur maskat dhe një hangar helikopteresh për të maskuar lidhjet e tij me krimin për t’u bërë i besueshem se do luftoje krimin. Imitim mjeran!! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Një ditë më parë, ministri Tahiri në një dalje për shtyp u bëri thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga trafikantët e drogës, ndërsa këtyre të fundit të ulin armët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency