Reagon opozita / PD: “Komisioni Felaj”, dëshmi e rënies së qeverisë

0
122

Florenc Drizari

“Edi Rama dëshmoi sot se nuk ka ndërmend të bëhet asnjë ditë i përgjegjshëm, dhe të japë llogari për trafikun dramatik të drogës me bekimin qeveritar”.

 

komisioni-hetimor-per-drogePas publikimit të raportit të mazhorancës për vërtetimin e akuzave për përfshirje të mundshme të strukturave të ushtrisë në trafikun e drogës, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i opozitës. Zëdhënësaja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi e cilësoi raportimin e djeshëm si një qëndrim të Kryeministrit Rama e jo të një komisioni hetimor parlamentar. “Kryeministri Rama ia doli sot me sukses të bëhej qesharak në sytë e opinionit publik, duke e shndërruar komisionin e tij parlamentar hetimor, në një barsaletë për shtyp, që nisi si qesharake qysh dje, kur e paralajmëroi Felaj, e u bë edhe më shumë qesharake sot, kur e lexoi Felaj. Dje Felaj paralajmëroi me pompë të madhe, se sot do të ishte dita e të vërtetës. U mbars mali dhe polli një deklaratë. Felaj u rrotullua dhe u përdrodh, por pyetjet mbeten pa përgjigje. Ku i keni mushkonjat zoti Rama, që Felaj zbuloi se ishin avionë?”,-tha Vorpsi.

Në deklaratën e saj, zëdhënësja e PD-së kujtoi edhe disa prej qëndrimeve të mazhorancës ndaj akuzave të opozitës, lidhur me krahasimet e përdorura për dezinsektimin e mushkonjave.

“Ku i keni guralecët që nuk i lejonin mushkonjat të uleshin në Gjadër?Kush ra më parë, piloti, avioni, rrota, apo friksioni? Përgjigja është e qartë.  Në të vërtetë është rrëzuar Kryeministri, dhe me komisionin Felaj, ka rënë një herë e mirë dhe arsyeja dhe shëndeti mendor i kësaj mazhorance.  Edi Rama dëshmoi sot se nuk ka ndërmend të bëhet asnjë ditë i përgjegjshëm, dhe të japë llogari për trafikun dramatik të drogës me bekimin qeveritar.Dhe këtë e vërtetoi majft mirë me kumtesën halucinante dhe të intoksikuar, që nuk i shërbeu as si gjethe fiku për të mbuluar gjurmët e drogës nën hundën e qeverisë”,-deklaroi Vorpsi. Në fund të fjalës së saj zëdhënësja tha se Partia Demokratike përsërit kërkesën se vetëm një hetim serioz për trafikun e drogës do të nxjerrë përgjegjësitë politike dhe do të parandalojë këtë dramë të madhe për vendin tonë. Reagimi i opozitës erdhi pas akuzave që u ngritën në raportin e komisionit hetimor parlamentar ndaj funksionarëve të lartë të qeverisjes së djathtë për përfshirje direkte ose indirekte në trafikun e drogës nga bazat e ushtrisë. Ndërkaq, deputetët e opozitës kanë braktisur më herët punën e komisionit parlamentar për hetimin e akuzave për përfshirje të mundshme të strukturave të ushtrisë në trafikun e drogës, për faktin se që pas ngjarjes së ndodhur në plazhin e Divjakës, (ku u rrëzua një avion i vogël dhe disa dhjetra metra larg tij i sekuestruan disa dhjetëra kg drogë), ata kërkuan ndryshimin e objektit të hetimit. Për këtë çështje pati debate të forta mes pozitës dhe opozitës edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita kërkoi ngritjen e një tjetër komisioni hetimor, ndërsa mazhoranca nuk e pranoi kërkesën me argumentin se për këtë çështje është investuar njëherë Kuvendi i Shqipërisë dhe se paralelisht po hetojn edhe organi i akuzës.

 

 

 

Gjetjet e komisionit i kalojnë Prokurorisë

Në mbyllje të raportit deputetët e mazhorancës theksuan se “faktet e bëra prezent deri më tani së bashku me të dhënat që u cituan e që sipas çmimit tonë i provojnë katërcipërisht ato, duhet t’i vihen në dispozicion organit kompetent, organit të Prokurorisë në mënyrë që ai të procedojë me kryerjen e veprimeve specifike që plotësojnë ngritjen e akuzës dhe sigurojnë vendosjen përballë drejtësisë të personave konkretë të cilët dyshohet që minimalisht, në periudhën kohore tetor-nëntor 2012, duke transportuar me mjete fluturuese lëndë narkotike, të kenë konsumuar figurën e veprës penale të trafikimit të narkotikëve të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Nga informacionet e vëna në dispozicionin tonë, prej Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë si dhe Prokurorisë Për Krime të Rënda, përkatësisht me shkresat me nr. 1639/1 prot., datë 22.5.2014 dhe ajo me nr. 1177/1 prot. (E.I) datë 27.05.2014, rezulton që në Prokurorinë për Krime të Rënda, të jetë regjistruar procedimi penal nr. 151 për veprën penale të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal”.

 

 

Akuzat ndaj SHISH-it për drogën

Shumica parlamentare në raportin e saj kritikon edhe strukturat e SHISH-it që për mungesë bashkëpunimi me strukturat e tjera të hetimit, thuhet se kanë ndikuar negativisht në luftën kundër fenomenit të drogës. “Çështja në fjalë, veç të tjerave, do të kishte pa asnjë diskutim një rrjedhë krejt tjetër, nëse shërbimi më i rëndësishëm i inteligjencës, SHISH, do ta kishte trajtuar me përgjegjësi dhe seriozitet, në kohën dhe momentin e duhur, informacionin e dhënë nga Policia Ushtarake që më 30.10.2013, nëse do të kishte bashkëvepruar me Policinë Ushtarake sipas kërkesës që kjo strukturë i adresoi, me shërbimin e inteligjencës në Forcat e Armatosura me të cilën ligji organik e detyron të bashkëpunonte, me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe sigurisht nëse nuk do të kishte ndarë në “mënyrë të pafajshme”, një të dhënë të papërpunuar, të paanalizuar, të pavërtetuar sipas tij. Kjo lloj sjellje i shërbeu njëkohësisht, si fshehjes së ngjarjeve të ndodhura më parë ashtu dhe mundësisë për cenim të mëtejshëm të rendit dhe sigurisë publike nëpërmjet zbulimit në publik të të dhënave të klasifikuara, për persona që me veprime aktive të drejtpërdrejta dhe në bashkëpunim, kryejnë veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike”, – shkruhet në raportin e mazhorancës që pritet të votohet këtë javë në Parlament.

 

 

Akuzat e Felajt ndaj Berishës

“Kjo veprimtari e kundërligjshme vijon të mbrohet personalisht nga ish-kreu i qeverisë Sali Berisha i cili në postimin e datës 30.5.2014, në Facebook, mbron haptazi një ish funksionar të lartë të forcave ajrore, S. Ç., i larguar nga detyra që mbante pikërisht për dyshime që lidhen me fluturime brenda dhe jashtë hapësirës ajrore me një avion i cili nuk ka as radio as transponder, çka i lejon të fluturojë në mënyrë të pakontrolluar. Por kjo është një tjetër çështje që i takon për trajtim prokurorisë”, – deklaroi dje deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj.

 

 

Replika e Berishës: Rama nuk jeton dot pa Griselda!

Pas publikimit të raportit të mazhorancës për çështjen e drogës dhe implikimin e mundshëm të strukturave të Forcave të Armatosura, reagoi edhe ish-kryeministri Berisha me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”. Në një koment të shkurtër Berisha ironizoi si gjetjet e komisionit ashtu edhe kryetaren e komisionit, Ermonela Felaj. “Rama nuk jeton dot pa Griselda! Sot para publikut si salvaxhente kishte veshur fustanin e Eriselda Felaj, kurbani i radhës!”,-ka shkruar ish-kryeministri Berisha. Më herët deputetja socialiste e akozoi në komision ish-kryeministrin se ka mbrojtur persona të lidhur me çështjen e drgoës.

 

Rama: Ja kur dhe si është trafikuar drogë nga ajri

Raporti i komisionit hetimor u komentuan edhe nga Kryeministri Edi Rama. Edhe pse kishte paralajmëruar më parë se nga raporti në fjalë do të dilnin të dhëna të rëndësishme për çështjen e drogës, Rama vlerësoi punën e komisionit. Në një koment në rrjetin social “FB” Rama shkruan: Sot (dje) deputetja Ermonela Felaj lexoi raportin e hetimit parlamentar mbi përdorimin e bazave ushtarake për trafikun e drogës, ku dalin qartë në pah të vërteta diskretituese për pushtetarë e sejmenë të pushtetit të djeshëm që sot kanë marrë rolin e luftëtarëve antidrogë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency