Struktura e plotë/ Provimi i Matematikës, ja çfarë do të përmbajë testi  

0
171

Programin e plotë të provimit të matematikës e gjeni në numrin e sotëm të gazetës Standard

matureProvimi i Matematikës do të zhvillohet në 9 qershor dhe kandidatët do të kenë vetëm 10 ditë kohë pas provimit të Gjuhë-Letërsisë që do të zhvillohet ditën e nesërme. Matematika, gjatë viteve të kaluara ka qenë provimi më i vështirë i Maturës Shtetërore, ku rezultatet kanë qenë më të dobëta se në provimet e tjera.

 

Provimi

Për provimin që do të zhvillohet ditën e nesërme, maturanti përjashtohet nga provimi kur: Ndryshon vendin që i është caktuar. Merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë. Bën komente për përmbajtje ose zgjidhjen e testit. Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit. Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e provimit.

 

Rezultatet e provimeve

Shpallja e rezultateve bëhet jo më vonë se 15 ditë, pas çdo provimi të maturës. Rezultatet publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit www.arsimi.gov.al dhe në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve www.akp.gov.al e provimit para kohës së përfundimit të provimit. Ata grumbullohen brenda qendrës së provimit, në një mjedis të përcaktuar më parë. Kur maturanti/kandidati vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit, ka të drejtë të informojë administratorin e provimit, përgjegjësin e administrativit të provimit dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Maturanti ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit pas përfundimit të së gjithave provimeve, me një kërkesë drejtuar Komitetit Shtetëror të Maturës Shtetërore. Afatet e kërkesës përcaktohen me udhëzim të veçantë të ministrit. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë.

 

Formulari A2

Për të fituar të drejtën e studimit në institucionet e arsimit të lartë publik të Shqipërisë, çdo maturant që kërkon të vazhdoje studimet e larta, duhet të plotësojë formularin A2, online, sipas një kalendari dhe udhëzimeve përkatëse që do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Çdo maturant ka të drejtë të përzgjedhë jo më shumë se 10 programe studimi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency