Tërmet 5,2 i Shkallës Rihter, shembet një banesë, krisen pallate dhe 2 shkolla

0
161

termeti Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm pothuajse në të gjithë vendin. Tërmeti, i cili ka rënë rreth orë 02:58 minuta ka alarmuar banorët. Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti ka qenë me Magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Ndërkohë mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 44 km në Jug të Tiranës, 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, me një thellësi prej 10 km. Për pasojë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlore, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi. Siç bën me dije sizmiologu Ervin Kasaj, pas lëkundjes fillestare ka pasur edhe 7 lëkundje të tjera më të lehta. Fatmirësisht nuk është njoftuar për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Kështu, raportohet se në Lushnje është shembur një banesë, janë dëmtuar 20 të tjera, ndërsa në Cërrik janë dëmtuar 3 pallate si dhe dy shkolla në Belsh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency