Kryeprokurori/ “Në proces hetimi dosje që do ndryshojnë të ardhmen e vendit tonë”  

0
133

 Anxhela Tato

kryeprokurori Ministri Tahiri: Policët mbajnë shënim procedimet deri në vendime gjykate

Takimi për forcimin e bashkëpunimit institucional Prokurori-Polici, problem lirimi i të arrestuarve

 Personat me pushtet politik do të jenë së shpejti në qendër të hetimeve të organit të akuzës. Kjo deklaratë është bërë publike ditën e djeshme gjatë një takimi mes kryeprokurorit dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga tryeza e përbashkët me ministrin Tahiri për bashkëpunimin ndërinstitucional Polici-Prokurori, prokurori i Përgjithshëm tha se organi i akuzës ka në proces hetimi dosje mjaft të rëndësishme. “Kemi në proces hetimi mjaft raste të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishme në ardhmen evropiane të vendit. Ky bashkëpunim (Prokurori-Polici) është i shoqëruar edhe me raste konkrete suksesi. Janë vendosur përballë përgjegjësisë ligjore zyrtarë të niveleve të ndryshme, prokurorë, gjyqtarë, grupe apo struktura të ndryshme kriminale”, – u shpreh kryeprokurori Llalla. Këto deklarata kryeprokurori i bëri gjatë takimit për bashkëpunimin institucional Prokurori-Polici, teksa i pranishëm në këtë takim ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi të mos lihen jashtë hetimit dhe dosje si ajo e 21 Janarit, Gërdecit apo e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Ndërsa i pyetur se nëse personat nën hetim janë jashtë apo brenda Parlamentit, Llalla shprehet se shumë shpejt do të ketë rezultate, por hetimet e ndalojnë të publikojë emrat. Për sa u përket gjykatave, të cilat së fundi janë akuzuar nga qeveria se me disa vendime të jashtëligjshme kanë liruar kriminelë, Llalla la të nënkuptuar se faktet për rastet e paraqitura nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit kanë qenë të plota për të bindur gjykatat në vendimmarrjet e tyre.

 

Ministri

Ministri Tahiri tha se ka porositur të gjithë drejtuesit e policisë të mbajnë shënim fatin e procedimeve, duke përfshirë veprimet konkrete të Prokurorisë dhe vendimin konkret të gjykatës për çështjen. Kjo situatë vjen në kushtet kur vetë ministri i ka bërë publikisht të ditur Presidenti Nishani në cilësinë e kryetarit të KLD-së dhe ministrit të Drejtësisë, se ka raste që “lënë shumë vend për të reflektuar dhe ndërmarrë veprime të menjëhershme, të cilat do ta vinin dhe gjykatën përballë pamundësisë për të dhënë vendime liberale apo akoma më keq, vendime absurde deri në dyshime të forta për paligjshmëri”. “Pasuria e pajustifikuar e zyrtarëve të lartë apo e individëve që kanë zhvilluar veprimtari kriminale, në Shqipëri ose jashtë vendit, korrupsioni elitar, pastrimi i parave apo krimi ekonomik, cenojnë rëndë barazinë para ligjit, barazinë e mundësive për qytetarët, duke kalçifikuar atë që të gjithë e quajmë pandëshkueshmëri, dhe mbi të gjitha duke ricikluar kriminalitetin në shoqëri dhe për fat të keq, ndonjëherë edhe në politikë e vendimmarrjen publike”, – u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

 

 Elbasan/ Përfshihet në aksident deputeti i PD-së, Ardian Turku

Deputeti i PD-së, Ardian Turku, është përfshirë në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Elbasan në dalje të tunelit. Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosura bashkëshortja dhe 2 vajzat e deputetit Turku. Janë të paqarta shkaqet e aksidentit, por mësohet se makina tip “Mercedes-Benz” me targë AA195HY, që drejtohej nga vetë deputeti Turku është përplasur me një automjet tjetër tip “Mini Couper”. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur edhe hetimet për rrethanat e aksidentit. Nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit “Mini Couper” ka qenë i dehur. Deputeti Ardian Turku bashkë me gruan dhe 2 vajzat e tij janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë mjekimin e nevojshëm pas aksidentit të pësuar. Në ambientet e spitalit ndodhen disa eksponentë të PD-së, mes tyre edhe deputeti tjetër Luçiano Boçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency