Dëmshpërblimi/ Ish-të përndjekurit, emrat e rinj që marrin këstin e parë

0
144

ish-te-perndjekurit-politikeProcesi i dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë, të cilët nuk kanë marrë asnjë këst, po vazhdon. Ministria e Financave publikoi emrat e përfituesve më të fundit të cilëve u është miratuar kësti i parë. Ata trashëgimtarë të cilët kanë probleme me dokumentacionin, duhet t’i dorëzojnë sa më shpejt, në mënyrë që lekët në bankë të mos vonohen. Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit politik, ku trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Dosjet jo të plota do të lihen për në fund të procesit të pagesës së këstit të parë, qoftë sikur të mungojnë dokumentet e një personi të vetëm përfitues të dëmshpërblimit. Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti të cilën edhe në këtë rast si në pikën më lart duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative.

 

Dokumentet

Për të marrë këstet e radhës ish-të përndjekurit duhet të bëjnë një rikontroll të dokumenteve, nëse i kanë në rregull apo jo. Për ish-të dënuarit që jetojnë, duhet dorëzuar dokument identifikimi dhe numër llogarie aktive në një bankë të nivelit të dytë. Për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë më: Akt trashëgimie, certifikatë vdekje të të dënuarit, certifikatë trungu të të dënuarit, numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokurë dhe dokument identifikimi për përfituesit.Në qoftë se një ose disa nga trashëgimtarët e radhës së parë nuk jetojnë më, atëherë njëri nga trashëgimtarët në marrëveshje, do të postojë me të njëjtën adresë si në paragrafin e parë dokumentet e mëposhtëm:Akt noterial trashëgimie për çdo trashëgimtar të rradhës së parë që nuk jeton më. certifikatë vdekje për çdo trashëgimtar të radhës së parë që nuk jeton më. certifikatë të trungut familjar të çdo trashëgimtari të radhës së parë që nuk jeton më. Numër llogarie aktive bankare për të gjithë trashëgimtarët e trashëgimtarëve të radhës së parë që nuk jetojnë më. Fotokopje të Kartës së Identitetit apo Pasaportës të çdo trashëgimtari që vjen nga trashëgimtarët e radhës së parë, që i lind e drejta për dëmshpërblim.

 

Reforma në arsimin e lartë/ Pedagogët nuk mund të jenë të dypunësuar

Në raportin e parë të komisionit të reformës për arsimin e lartë, është propozuar të ndalohet dypunësimi i pedagogëve në institucionet e arsimit të lartë. Sipas propozuesve të këtij drafti, arsyeja është se punësimi i profesorëve në të njëjtën kohë në disa universitete ka sjellë përkeqësim të jetës akademike, atë të mësimdhënies, por edhe të punës kërkimore-shkencore. Ky fakt i cili citohet në një nga pikat e raportit të parë që i paraprin ligjit të ri të arsimit të lartë që do të diskutohet gjatë këtij muaji me të gjithë aktorët e interesit, është cilësuar pozitiv edhe nga drejtuesit e fakulteteve, pjesë e Universitetit të Tiranës. ”Pedagogu, duke përjashtuar dypunësimin, do të jetë më i angazhuar në institucion, pasi fakti që ligji më parë e lejonte dypunësimin e pedagogëve, pra të jepte mësim këtu, por edhe të shkonte në një institucion tjetër, kjo bënte që shpeshherë të mos angazhohej sa duhej në institucionin publik dhe të angazhohej më shumë në një institucion privat. Do të kemi një mbledhje më të mirë të stafit dhe një përkushtim siç duhet të stafit akademik”, – tha Klodeta Dibra, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Në raportin e parë të draftit për arsimin e lartë janë parashikuar edhe pika të tjera për sa i përket mënyrës së financimit të institucioneve të arsimit, por edhe kritereve të pranimit të të rinjve në universitete.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency