Bozdo: Rama i  kërkon Abu Dabit të ndërpresë financimin e ndërtimit të bulevardit

0
116

GrimshawNënkryetari i Bashkisë, Bozdo: Pas bllokimit të buxhetit, ky është akti i dytë më i rëndë që ndërmerr Edi Rama kundër qytetarëve të Tiranës

Bashkia e Tiranës akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po investohet ditë për ditë dhe me çdo mjet për të bllokuar ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës.

Në një deklaratë për medita, nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo, bëri një kronologji të ngjarjeve duke thënë se “në dhjetor 2013 Rama bllokoi fondin për shpronësimet, në shkurt 2014 urdhëroi në mënyrë të jashtëligjshme INUK, siç e dëshmoi dhe vendimi i Gjykatës Administrative të bllokojë punimet. Në mars, duke shkelur edhe vendimin e gjykatës, Rama bllokon sërish punimet për ndërtimin e bulevardit. Paralelisht me keqpërdorimin e INUK për bllokimin e punimeve, Edi Rama urdhëroi prefektin të bllokojë buxhetin e Tiranës.

Akti i fundit, më i rëndi dhe më i paimagjinueshmi, është kërkesa që Edi Rama i ka bërë Fondit të Abu Dabit për të ndërprerë financimin e projektit më të rëndësishëm të Tiranës në 70 vitet e fundit”.

Sipas Bozdos çdo kryeministër normal do të angazhohej për avancimin e punimeve të një projekti kaq të rëndësishëm dhe me ndikim kaq të madh për jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e kryeqytetit të vendit, ndërkohë që është ky një rast i paprecedent në botën e qytetëruar që një kryeministër i nisur thjesht dhe vetëm nga politika e verbër e konfliktit dhe xhelozia, të kërkojë ndërprerjen e financimit për një projekt që i shërben qytetarëve.

“Pas bllokimit të buxhetit, ky është akti i dytë më i rëndë që ndërmerr Edi Rama kundër qytetarëve të Tiranës, të cilëve deri tani u ka ofruar vetëm bllokime dhe konflikte”,-deklaroi Bozdo.

 

 

Kronologjia e bllokimit të bulevardit:

1.  Bllokimi i VKB për shpronësimet në dhjetor 2013.

2.  Bllokimi i projekt-buxhetit. Këshilltarët e majtë kërkuan me ngulm heqjen e zërit të

financimit për projektin e bulevardit.

3. Në shkurt 2014 bllokimi nga INUK i punimeve i cilësuar i jashtëligjshëm nga Gjykata

4. Në mars 2014 edhe pasi Gjykata Administrative kishte dhënë masën e sigurisë për

projektin dhe kishte autorizuar vazhdimin e punimeve,  INUK bllokon sërish punimet.

5.  Bllokimi nga ana e Prefektit  e buxhetit të Bashkisë 2014-2015.

6.  Bllokimi i procedurave të financimit nga Ministria e Financave përcaktuar në  marrëveshjen ndër-qeveritare të ratifikuar në Parlament me Ligjin Nr. 150/2013 datë 06.05.2013 me financuesit e projektit Fondin e Abu Dabit.

 

 

Shkodra nderon Papa Gjon Palin, Kisha e shpall Shenjt

Njëzetenjë vite më parë, vizita e Papa Gjon Palit të dytë në Shqipëri do të ishte një nga momentet më të rëndësishme dhe historike për vendin tonë, pasi për herë të parë një udhëheqës shpirtëror i katolikëve në botë shkel tokën shqiptare. Për të përkujtuar këtë datë, kisha katolike në Shkodër kremtoi sot një meshë në katedralen e “Shën Shtjefnit”, ku merrnin pjesë edhe i dërguari i Vatikanit, imzot Ramiro Molinar Ingles dhe ipeshkëvi i Lungrias, imzot Donate Oliveira. Pas meshës së shenjtë, u çel edhe nje ekspozitë me ikonat që deshmojnë për besimin e popullit shqiptar. Secila nga këto ikona ka një histori më vete. Të ruajtura në familjet shkodrane, janë dëshmi e ruajtjes së besimit në Zot edhe ne kohen e persekucionit. Ato datojnë që nga viti 1800 dhe gjithsej janë 40 të tilla, të përzgjedhura nga kuratoret Edi Hila dhe Zef Paci. Të dielën Kisha Katolike pritet të shpallë Shenjt, Papa Gjon Palin e dytë. Ai do të mbahet mend për 3 raste kur ngriti zërin në mbrojtje të shqiptarëve. Në vitin 1980, nga Otranto e Italisë, foli për grigjën e vogël, të martirizuar nga komunistët përtej detit: Më 1993, vetë Gjon Pali II e puthi këtë tokë të mbrojtur me gjakun e martirëve. Më 25 prill, në Sheshin Skënderbej të Tiranës, Ati i Shenjtë tha: “Ajo që ka ngjarë në Shqipëri, të dashur vëllezër e motra, nuk ishte parë kurrë në historinë e njerëzimit… Drama juaj, shqiptarë të dashur, i intereson e duhet t’i interesojë gjithë kontinentit evropian dhe është e domosdoshme që Evropa mos t’ju harrojë. E rasti i tretë, janë Pashkët e vitit 1999. Në mesazhin “Urbi et Orbi”, Papa Gjon Pali II bubullon: “I lutem Zotit të Ringjallur t’i japë dhuratën e paqes, së pari tokës së martirizuar të Kosovës, ku lot e gjak vazhdojnë të përzihen në një skenar dramatik urrejtjeje dhe dhune. –

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency