Provimi i shtetit/ Mjekët, farmacistët dhe infermierët, dokumentet që duhen për t’u testuar

0
263

Datat e regjistrimit për të gjithë kandidatët që dëshirojnë të japin provimin e shtetit

mjek-doktor Gjatë muajit maj do të rinisin testimet për provimin e shtetit. Mjekët, stomatologët, farmacistët dhe infermierët do të jenë të parët që do të japin provimin. Urdhri i Infermierit bën më dije se datat e testimit të aftësimit profesional do të zhvillohen nga data 21-30 prill 2014. Infermierët që do të hynë për herë të dytë, të tretë, të katërt ose të pestë, duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen pranë UISH deri në datën 15 prill. Ndërkohë, Urdhri i Mjekut ka përcaktuar datat 7-28 prill për të bërë regjistrimet e të gjithë kandidatëve që duan të marrin pjesë në provimin e shtetit. “Në mbështetje të ligjit 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar dhe të Rregullores së Provimit të Shtetit, nga data 7.4.2014 ‐ 28.4.2014, pranë zyrave të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve fillojnë regjistrimet e provimit të shtetit për degët stomatologji dhe mjekësi e përgjithshme për sezonin maj 2014 për Provimin e Shtetit”- thuhet në një njoftim të Urdhrit të Mjekëve. Në Provimin e Shtetit hynë të gjithë mjekët dhe stomatologët e diplomuar që janë regjistruar provizorisht tek Këshilli Kombëtar dhe kanë përfunduar praktikën profesionale 3 muaj, të parashikuar në rregulloret e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë afatin e fundit për t’u regjistruar ka vendosur datën 30 prill.

 

Dokumentet për mjekët

Lista që i bashkëngjitet kërkesës për regjistrim për provimin e shtetit (për mjekët e

përgjithshëm dhe mjekët stomatologë) në Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve të

Shqipërisë, janë:

Kërkesë me shkrim për regjistrim (kjo kërkesë behet nga kandidati, në Format A4 me

kompjuter)

Formulari i Aplikimit (shkarkohet ne faqen e internetit www.urdhrimjekeve.org.al)

Fotokopje e letërnjoftimit

Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare

Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës e lëshuar nga institucioni i arsimit të

lartë, në mungesë të tij lista e notave e noterizuar

Dorëzimi i librezës së Praktikës Profesionale (e plotësuar) lëshuar nga Këshilli Kombëtar i

Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

Raporti mjeko‐ligjor

Dëshmi penaliteti

Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale

2 fotografi të formatit të pasaportës. Për të gjithë ata që janë regjistruar zyrtarisht për Provimin e Shtetit në sezonet e mëparshme dhe nuk kanë mundur ta marrin atë dhe dëshirojnë të futen në Provimin e ardhshëm, do të rinovojnë vetëm këto dokumente:

Dëshmi Penaliteti

Raportin mjekoligjor

Vërtetimin nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale. Suplementi i diplomës nëse nuk do të dorëzohet në momentin e regjistrimit zyrtar për Provimin e Shtetit, do të dorëzohet në momentin e marrjes së licencës nga Urdhri i Mjekëve.

 

 

Dokumentet për farmacistët

 

Kur provimi zhvillohet për herë të parë:

Formular aplikimit                                                                            

Fotokopje e letërnjoftimit                                                                 

Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare përkatëse dhe listës së notave

Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës                                 

Dëshmi e pjesëmarrjes në praktiken profesionale (lëshuar nga UFSH)

Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë (lëshuar nga KKSH)

Raporti mjekoligjor                                                                           

Dëshmi penaliteti                                                                             

Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale                     

Fatura e pagesës për provimin e shtetit (në nr. e llogarisë të dhënë nga MAS)

2 fotografi (format pasaporte)

 

Kur provimi ripërsëritet:

 

Raporti mjekoligjor

Dëshmi penaliteti

Vërtetim nga Prokuroria që nuk është për ndjekje penale

Fatura e pagesës për provimin e shtetit

Dy fotografi të formatit të patentës

 

 

 

Fondet e BE-së

Procredit Bank: Si mund të përfitojmë për të rritur investimet në bujqësi

Si një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm financiar për agrobizneset, ProCredit Bank organizoi në Korçë, në Komunën Pojan, një takim me agrobizneset e zonës, të interesuar për të përfituar nga skemat kombëtare dhe ndërkombëtare të financimit, të ofruara nga AZHBR (Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural) nëpërmjet fondit IPARD-Like. Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën edhe me shërbime të përgjegjshme financiare të ProCredit Bank me kushte lehtësuese për këtë sektor të rëndësishëm. ProCredit Bank, në bashkëpunim me institucione partnere si dhe ekspertë të fushës, organizuan një takim për të informuar bizneset lokale mbi skemat kombëtare dhe ndërkombëtare në mbështetje të agrobizneseve si dhe shërbimeve financiare të ofruara nga ProCredit Bank.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet, ishin gjithashtu edhe sipërmarrës që kishin përfituar në mënyrë të suksesshme nga skemat e mëparshme të IPARD-Like, duke ndarë me të pranishmit eksperiencën e tyre dhe ofruar mundësi të reja bashkëpunimi në biznes. Ky takim shërbeu gjithashtu për të theksuar rëndësinë që i jep ProCredit Bank konsulencës teknike për këto projekte dhe orientimin për financim. Pjesëmarrësit u njohën me mundësitë e financimit për agrobizneset, në përputhje me specifikat dhe sfidat që shfaq sektori. Një rëndësi e veçantë iu kushtua kryerjes së investime në agrobiznes nëpërmjet përdorimit të masave të eficiencës së energjisë, si një mënyrë për reduktimin e kostove dhe përmirësimit të kushteve të biznesit. ProCredit Bank Shqipëri është pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit, që operon në mënyrë të suksesshme në 22 shtete në 3 kontinente. Ne ofrojmë standardet më të larta gjermane në shërbimin ndaj klientit, komunikimin e thjeshtë dhe transparent si dhe ofrojmë shërbime të përgjegjshme financiare.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency