Me krerët e institucioneve/ Diskutimet me qeverinë e Ramën, nga tritoli e “xhihadi” tek ekonomia e bregdeti

0
103

Gëzim Saliu

 

 

Takimi me kryeministrin, merr pjesë Didi, Lame, Tare, Shehaj, Spiropali , Muho

 

mbledhja-e-qeverise-rama-vlore-(1)Koordinimi mes institucioneve dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet ministrive dhe sektorëve të ndryshmë për problemet që janë shfaqur në vend në 6 muaj të qeverisjes së mazhorancës së majtë kanë qenë temë kryesore e diskutimit mes kryeministrit Rama e kabinetit që e shoqëronte me disa nga krerët e institucioneve në vend. Në takimin e djeshëm pa praninë e mediave me kreun e qeverisë dhe ministrat merrnin pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, kreu i ALUIZN-it Artan Lame, drejtori i Agjensisë Kombëtare për Bregdetin Auron Tare , drejtoresha e Tatimeve, Briseda Shehaj, kreu i Hipotekave Ilirjan Muho si edhe drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj.

Prioritet

Në takimin e zhvilluar mes kryeminsitrit e ministrave që e shoqëronin në qytetin e Vlorës me krerët e institucioneve mësohet janë shqyrtuar problemet kryesore me të cilat përballën këto instanca kryesore të vendti, ku edhe është bërë një analizë e punës tyre gjatë kësaj kohe. Një ndër temat e rëndësishme të trajtuar në këtë takim ka qenë ajo për rendin e sigurinë, ku drejtori i Policisë së Shtetit pasi ka publikuar një analizë të punës në këto 6 muaj, mësohet se ka marrë vlerësime nga të pranishmit. Palët ranë dakord që të punohet me shumë për të sheshuar problematikat e shfaqur në vend t si ato të shpërthimeve me tritol apo edhe rasteve të fundit të rekrutimit të shqiptarëve në luftën në Siri. Një tjetër ccështje e rëndësishme, sidomos për qytetin e Vlorës, ka qenë ajo për për disiplinimin dhe menaxhimin e integruar të vijës bregdetare shqiptare. Drejtori i Agjecisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare mësohet se ka raportuar masat e ndërmarra e ndërkohë ka paraqitur edhe një sërë veprimesh që pritet të vihen në zbatim në ditët e muajt në vijim.  Po ashtu tema të tjera të takimit ishin edhe ato që lidhen me proccesin e legalizimeve, me hipotekimin apo edhe me tatimet, ku është paraqitur një bilanc i këtyre 6 muajve. Nga ana tjetër në takim nga drejtuesit lokalë ka qenë pjesëmarrës vetëm prefekti Bensik Dervishi dhe është vënë re mungesa e kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika. Ndërkohë pritet që së shpejti, qeveria të paraqesë një sërë reformash të thella dhe nismash të reja ligjore, mbi sigurinë, energjinë, financat, arsimin, pensionet, investimet, legalizimet, pronat, lojrat e fatit, etj. Po ashtu do të bëhen publike edhe masat për mbajtjen e të ardhurave në banka, apo ndalimin e çdo shërbimi nga shteti për debitorët e energjisë. Prej dy ditësh, kryeminstri Rama ndodhet në qyetin e Vlorës ku ka zhvilluar analizë të gjashtë mujorit të parë të qeverisjes së majtë me ministrat e kabinetit qeveritar si edhe me drejtorët e institcioneve kryesore. Në takimin e zhvilluar me ministrat në qendër të diskutimit ka qenë analizimi me imtësi i të dhënave të ekonomisë si edhe situatës së rendit, ku kreu i qeverisë shprehu vlerësime për përkushtimin e uniformave blu në luftën ndaj krimit.

 

 

Pjesëmarrësit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit -Artan Didi

Kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave të Ndërtimeve Informale- Artan Lame

Kreu i Agjencisë së Bregdetit -Auron Tare

Drejtoresha e Tatimeve -Briseida Shehaj

Drejtoresha e Doganave – Elisa Spiropali

Kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme -Ilirjan Muho

Drejtoresha e Turizmit- Julinda Dhame

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit-Afrim Bakaj

Kreu i Institutit të Statistikave

Prefekti i Vlorës-Besnik Dervishi

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency