Vendimi i qeverisë/ Si ndryshojnë pagat për nëpunësit e shtetit

0
125

Të gjitha ndryshimet në sistemi doganor, në Teatrin Kombëtar, pranë pushtetit qendror dhe vendor si dhe ndryshimet në drejtoritë e Agjencisë së Legalizimit. Qeveria heq shpërblimin prej 2% për vjetërsi pune

 

nepPublikohet vendimi i qeverisë, i cili parashikon një sërë ndryshimesh në ligjin për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë. “Ndarjet “Kryeministria”, “Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, “Ministria e Punëve Publike dhe Transportit” dhe “Avokati i Prokurimeve”, shfuqizohen. Në ndarjen “Ministria e Brendshme”, emërtesa “Koordinator në Departamentin e Administratës Publike”, shfuqizohet. Në Kryeministri, pozicionet “Drejtor i Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit” dhe “Drejtor i Departamentit të Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj”, në masën 8000 lekë në muaj, pozicionet “Drejtor njësie, jurist, koordinator dhe inspektor në Departamentin e Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit” dhe “Drejtor njësie, drejtor drejtorie dhe koordinator në Departamentin e Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj”, në masën 10.000 lekë në muaj”, – thuhet në vendimin e qeverisë. Efektet financiare për nëpunësit e Teatrin Kombëtar, Drejtorinë Artistike të Teatrit të Operës dhe Baletit në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor fillojnë nga data 15 korrik 2014. Për të gjithë punonjësit e tjerë efektet financiare fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve në detyrë.

Tabelen e plote te pagave e lexoni ne gazeten e sotme Standard ne versionin print dhe pdf.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency