Publikohet lista/ Emrat e rinj, diplomat që janë njësuar gjatë 2014-ës

0
136

Procedura e plotë për të njësuar një diplomë

Rastet kur nuk njësohen studimet jashtë shtetit

 

 

min.-e-arsimitMinistria e Arsimit ka publikuar emrat e rinj të studentëve që u janë njohur diplomat në muajin janar. MAS thekson se procesi i njësimit do të vazhdojë dhe kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë me postë në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të dosjen e aplikimit. Brenda 3 ditësh, sektori i Njohjes së Diplomave informon aplikantin për mbërritjen dhe plotësinë e dosjes. Aplikimi nuk quhet i plotë, nëse mungon një nga dokumentet e mëposhtme.

 

Njohja

“Vlerësimi i nivelit, profilit dhe drejtimit që përfshin një diplomë apo certifikatë e

caktuar, kryhet nga Komisioni i Njohjes së MAS për rastet: Kur është pjesë e kuadrit të një marrëveshjeje ndërshtetërore, kur një diplomë është lëshuar nga një institucion i akredituar në një nga vendet e listuara në aneksin bashkëngjitur këtij Udhëzimi si dhe kur për të njëjtin program studimi apo titull diplome lëshuar në të njëjtin

shtet, një Komision i mëparshëm i MAS ka marrë një vendim njohje”, – thuhet në udhëzimin për njohjen e diplomave. Në përfundim të procedurës aplikantit i lëshohet një dëshmi njohjeje nga MAS, jo më vonë se një javë nga përfundimi i procedurës. Dëshmia nënshkruhet nga kryetari i Komisionit të Njohjes. Në dëshmi përfshihen vitet e studimit, profili i diplomës së bashku me drejtime sekondare që nënkupton një program studimi, kur nuk përfshihet ose nuk është i ngjashëm me emërtimet e drejtimeve dhe profileve të studimit në Republikën e Shqipërisë. Bazë e vlerësimit të programit dhe kursit të kryer janë lëndët/modulet e programit, numri total i krediteve të fituara, vitet e studimit, kualifikimet që përcaktohen nga kuadri ligjor i vendit të origjinës, krahasuar me kuadrin vendas rregullues. Në rastet e mosnjohjes së kursit të studimeve dhe kualifikimit të fituar, brenda 5 ditësh nga përfundimi të procedurës për njohje, kryetari i Komisionit njofton me shkrim aplikantin për mosnjohjen dhe arsyet përkatëse.

E gjithë procedura e njohjes së diplomave dhe certifikatave në MAS përfundon brenda 45 ditëve nga dita kur dosja për aplikim është e plotësuar me dokumentacion e kërkuar. Aplikanti ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim te ministri i Arsimit. Ankuesit i kthehet përgjigje brenda 30 ditësh nga data e paraqitjes së ankesës. Tarifa për procedurat e njohjes është 2.500 lekë.

 

 

 

Dokumentet

 

– Formati i aplikimit të plotësuar

– diplomë ose certifikatë/vërtetim i diplomimit

– listë e notave ose suplementi i diplomës;

– dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit

për shtetasit shqiptarë dhe të huaj

– Mandatpagesë

 

 

 

Lista e diplomave të njësuara në muajin janar

 

EMËR MBIEMËR
Arjana Ademi
Besmir Lika
Dorjan Aliko
Elis Angoni
Erald Zerba
Erlin Kuci
Ermira Barkaneshi
Ervis Zafiri
Fabjola Sejdi
Giuseppe Speziale
Ingrid Postol
Inid Petromilo
Johan Dhembi
Jonian Molla
Julian Shllaku
Klaudia Beqari
Kliton Gjonce
Nexhmije Kajno
Nolian Papa
Olisa Porodini
Oresti Fetah
Redvis Mazi
Agron Aleksandros Demis
Rezar Aris Deveja

 

 

 

 

 

Alpinistët shqiptarë valëvisin flamurin në majën më të lartë të Amerikës së Jugut

Ekipi i alpinistëve shqiptarë, pjesëtarë të shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana arritën me sukses më 11 shkurt në orën 17:00 majën më të lartë të Amerikës së Jugut Akonkagua 6962 m. Duket se vështirësitë për shkak të kushteve atmosferike u përballuan dhe u mposhtën dhe i gjithë ekipi me të pestë alpinistët: Gjergj Bojaxhi, Fation Plaku, Ervin Dervishi, Gerti Pishtari dhe Erli Rrudho, arritën të ngjiteshin dhe të valëvisnin flamurin e Shqipërisë në majën më të lartë të kontinentit amerikano-jugor, duke u shtuar sukseseve të tyre edhe një prej 7 majave më të larta të botës, Akonkagua. Z. Dietlof Mare, drejtori i kompanisë “Vodafone Albania”, që është një prej dy sponsorëve kryesorë të alpinistëve, shprehu vlerësimin për pasionin dhe vendosmërinë e alpinistëve dhe përsëriti angazhimin e kompanisë “Vodafone” për të qenë krah sportistëve shqiptarë për të arritur suksese të niveleve botërore. Përmes teknologjisë së ofruar nga “Vodafone”, eksperienca e ngjitjes së këtyre majave po ndiqet hap pas hapi. “Vodafone Albania” ofron teknologjinë më moderne të rrjetit 2G dhe 3G me parametra të njëjtë me vendet e Bashkimit Evropian dhe teknologjia me të cilën “Vodafone” operon në tregun tonë, është e njëjtë me teknologjinë e aplikuar nga rrjetet “Vodafone” në vendet e tjera evropiane.

Përveç mbështetjes financiare për alpinistët shqiptarë, “Vodafone”, përmes teknologjisë, ka ofruar komunikim dhe ndjekje të rrugëtimit të alpinistëve nga nisja deri në realizimin e ngjitjes në majën Akonkagua.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency