Agjencia Kombëtare Si ndryshon bregdeti, procedura e re për lejet e ndërtimit

0
166

Gëzim Saliu

Kontroll të gjitha subjekteve të vendosura në gjerësinë prej 1 kilometër të bregdetit

Qeveria në përgatitje të planit të përgjithshëm kombëtar

 

himara_large1Agjencia Kombëtare e Bregdetit e krijuar vetëm pak ditë më parë me vendim të Këshillit të Ministrave do të ketë rol kryesor për ndërtimet dhe projektet që planifikohen të ndërtohen në zonat pranë brigjeve detare të territorit shqiptar. Ky institucion do të ketë si përgjegjësi kryesore edhe zbatimin e politikave e strategjive për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare, gjë që prek territoret pranë zonës bregdetare si edhe ato të planifikuara në këtë zonë. Nisur nga kjo, zv.ministri i zhvillimit urban dhe Turizmit Gjon Radovani bëri të ditur dje se për cdo leje ndërtimi në bregdet do të duhet më parë analizmi e më pas autorizimi nga AKB-ja për të vazhduar me proçedurat e mëtejshme. Sipas tij, pasi të hartohet plani i përgjithshëm kombëtar i territorit, detyrat e agjencisë do të jenë edhe më të qarta, lidhur me ndërtimet apo projektet në zonat bregdetare. “Në qoftë se kërkesa për leje do të bie ndesh me politikat e zhvillimit të turizmit në atë zonë, leja nuk do të jepet. Pritet plani i përgjithshëm kombëtar dhe pas kryerjes së tij do të të kemi saktë si numrin, si volumin si kualitetin, si tipologjinë e lejeve të ndërtimit që do të jepen në bregdetin e Shqipërisë”, tha ai për “Vizion Plus”.

Funksionimi

Nisur nga fakti se ndër përgjegjësitë parësore të AKB-së është hartimi i rregullores së administrimit të hapësirave publike të zonës bregdetare, pushtetet lokale apo edhe subjektete private që kanë administruar plazhet deri më tani, do të jenë në “lupën” e agjencisë lidhur me respektimin e kritereve ligjore për dhënien në përdorim dhe administrimin e plazheve. “Nëse pushtetet lokale apo edhe subjektet private ose shtetërore që kanë administruar plazhet, nuk do të kryejnë detyrën e tyre, do të jetë Agjencia Kombëtare e Bregdettit që do të ndërhyjë dhe do të marrë masa për pastrimin e tyre. Do të ketë edhe sanksione”, pohoi Radovani. Përmes AKB-së, e cila pritet të nisë punën më 3 shkurt, qeveria pretendon të realizojë disa objektiva të rëndësishme në fushën e urbanistikës e turizmit, si mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës bregdetare, hartimin e politikave e të strategjive kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit dhe bashkërendimin e punës për zbatimin e tyre si edhe propozimin e ndryshimeve dhe përmirësimin e kuadrit ligjor e nënligjor për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare. AKB do të ketë fuqinë ligjore dhe institucionale për të trajtuar gjithë problematikën e vijës bregdetare, që nga aspektet e pronësisë tek ato të planifikimit. E gjithë vija bregdetare prej 400 km e Shqipërisë do të jetë tashmë në kontrollin dhe administrimin e agjencisë kombëtare. Çdo subjekt i vendosur në gjerësinë 1 kilometër prej bregdetit do të jetë në monitorimin e AKB-së e ndërsa për të gjithë ata që parashikojnë të ndërtojnë në këtë gjerësi do të duhet më parë që projekti i tyre të analizohet e miratohet nga agjencia.

 

 

Qëllimi dhe detyrat e AKB-së, ku preken ndërtimet dhe lejet e reja

Qëllimi kryesor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të jetë mbrojtja e zonës bregdetare, monitorimi i projekteve të saj, si edhe ndjekja e planeve të miratuara nga autoritetet e planifikimit. Kjo Agjenci do ta shtrijë veprimtarinë në të gjithë territorin e zonës bregdetare të Shqipërisë, ku do të ketë statusin e drejtorisë së përgjithshme, në nivel qendror dhe në nivel vendor do të organizohet në 4 degë rajonale. Një ndër përgjegjësitë kryesore të AKB-së do të jetë zbatimi i politikave dhe i strategjive për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare, gjë që prek territoret pranë zonës bregdetare si edhe ato të planifikuara në këtë zonë. Qeveria pretendon se me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, procesin e verifikimit të pronave në vijën bregdetare të vendit, do të vendoset rendi dhe ligji mbi të gjithë territorin bregdetar.

 

 

Reforma administrative territoriale

Jo kërkesave të opozitës, Klosi: Vetëm veto dhe numër i njejtë anëtarësh në Komision

Pas ngritjes së Komsionit Parlamentar për reformën administrative territoriale, mazhoranca bëhet gati për nisjen e punimeve, ku ndërkohë thekson se krahasa të drejtës së vetos dhe numrit të barabartë të anëtarëve në komision nuk ka ndërmen të plotësojë kërkesat e tjera të opozitës. Sekretari organizativ i PS-së, njëkohësisht anëtar i grupti të punës për reformën territoriale, Blendi Klosi theksoi dje se i takon opozitës të reflektojë, duke mos marrë parasyh kërkesat për konsensus në çdo etapë të proçesit si edhe rikthimin e konsensusit të shkelur sipas të djathtëve nga mazhoranca në disa çështje të rëndësishme. “U kërkua veto, ajo u dha. U kërkua numër i barabartë anëtarësh, ajo u dha. U kërkua që kjo reformë të shkëputej nga axhenda politike dhe të bëhej axhendë e qytetarëve, kjo nuk po jepet. Jemi në pritje të kompromisit”, tha Klosi. Më tej, ai nënvizoi se,: “Është e vërtetë ajo që thatë ju se ne kemi 3/5 e votave në parlament por është gjithashtu e vërtetë që ne kemi shprehur të gjithë vullnetin që opozita të jetë pjesë e kësaj reforme. Opozitës i kemi afruar që të ketë gjysmën e anëtarëve ne komision, gjithashtu i kemi afruar që të ketë edhe të drejtën e vetos për çdo vendimarrje të këtij komisioni, ndërkohë nga ana e partisë demokratike vazhdojmë të kemi qëndrime refraktare”. Më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha ka theksuar se konsensusi në çdo etapë të procesit dhe veçanërisht “rikthimi i konsensusit të shkelur në mënyrë të përsëritur nga mazhoranca janë të domosdoshme për një reformë eficiente, të pranueshme dhe të qëndrueshme”. Kreu i PD-së u shpreh i prerë dhe në qëndrimin e tij se Komisioni për reformën territoriale-administrative është i pavlefshëm pa rivendosjen e plotë të parimit të konsensusit. “PD dhe opozita shqiptare nuk do ta njohin kurrë produktin pa konsensus të këtij komisioni”.

 

Reagimi

Bashkia e Tiranës: Qeveria fsheh paaftësinë e saj, bllokoi 870 familje që presin strehim

Pas deklaratave të deputetit socialist Blendi Klosi, i cili akuzoi kryebashkiakun se i ka kthyer kurrizin qytetarëve, Bashkia e Tiranës reagoi dje duke theksuar se qeveria do të fehshë paaftësinë e saj për ti shërbyer qytetarëve shqiptarë.  “Qeveria kërkon ta fshehë paaftësinë e saj për t’i shërbyer qytetarëve duke sulmuar bashkinë.  870 familje presin vendim për strehim e 1000 të tjerave u është bllokuar kredia në bankë. Qeveria e konfliktit e varfërimit të shqiptarëve kërkon të vërë nën presion pushtetin vendor. Bashkia ka përmbushur dhe po përmbush çdo detyrim dhe premtim, të bërë qytetarëve” , bëri të ditur Bashkia e Tiranës.

 

Pas takimit me Ramën

Topi: Mbështesim reformën territoriale dhe atë kushtetuese

Kryetari i FRD Bamir Topi zhvilloi dje një takim me drejtuesit e kësaj partie në qarkun e Shkodrës, ku gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një shtet të konsoliduar. Ai theksoi se mbështet iniciativën për reformën kushtetuese dhe atë administrative-territoriale. Sipas Topit reforma në drejtësi mbetet prioritare dhe urgjente. Vetëm pak ditë më parë, kreu i FRD-së darkoi së bashku me dy përfaqësues të forcës së tij me kryeministrin Rama e zv.kryeministrin peleshi në një ndër restorantet pranë kryesisë së kuvendit. Në këtë darkë, u mësua se Rama dhe Topia kishin rënë parimisht dakord për një bashkëpunim mes palëve për reformën administrative territoriale si edhe për ndryhsimet kushtetuese.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency