Mosmiratimi i buxhetit / Nuk thirret mbledhja e Këshillit Bashkiak, të majtët bllokojnë investimet në Tiranë

0
128

E gjithë kjo procedurë do të sjellë zgjatjen e miratimit të buxhetit, që është burimi kryesor i investimeve për pushtetin vendor

 

basha-keshilliKur kanë kaluar më shumë se 20 ditë nga mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohet mbledhja e radhës. Shtyrja e mbledhjes ndikon drejtpërdrejt te qytetarët e Tiranës. Janë me dhjetëra rrugë që do të ndërtohen dhe rikonstruktohen, çerdhe, kredi për të rinjtë dhe shumë investime të tjera, të cilat do të qëndrojnë të bllokuara derisa buxheti të miratohet. Në mbledhjen e datës 27 dhjetor, këshilltarët e majtë nuk ishin dakord me buxhetin afatmesëm të Bashkisë dhe miratuan shtyrjen e votimit. E gjithë kjo procedurë do të sjellë zgjatjen e miratimit të buxhetit, që është burimi kryesor i investimeve për pushtetin vendor. Po çfarë parashikonte buxheti afatmesëm i Bashkisë së Tiranës?

Ndërhyrjet në infrastrukturën e qytetit:

Rehabilitimin e 95 km (470 725 m²) të rrjetit rrugor urban kryesor, dytësor dhe lokal. Rikonstruksionin e 69 km (345 315m²) të rrjetit rrugor urban dytësor, lokal dhe rrugica. Ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 162 km (319 670 m²) trotuare, në të gjithë rrjetin rrugor. Mbjelljen e rreth 18 850 pemëve në rrugët e reja. Ndërtimi i rreth 68 km rrjete inxhinierike (KUZ dhe KUB) në rrugët e reja. Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, sipas standardeve bashkëkohore për rreth 100 km rrugë. Do t’i jepet prioritet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore. Do të ndërhyhet për të krijuar korsitë e dedikuara për biçikletat dhe autobus. Do të përmirësohen kapacitetet e kryqëzimeve, gjë që do të sjellë lehtësimin e menjëhershëm të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, nëpër nyjet e rrjetit rrugor. Rritja e sigurisë rrugore do të realizohet në disa nivele, duke filluar plotësimin e rrugëve me sinjalistikë vertikale si dhe duke riorganizuar qarkullimin e trafikut nëpër blloqet e banimit. Do të vijojë zbatimi i projektit të sinjalistikës horizontale/vijëzimi në të gjithë qytetin.

 

Shërbimet publike vendore:

Rehabilitimi dhe rikonstruksioni i 82.5 km rrugë nëpër blloqe banimi. Ndërtimi dhe përmirësimi i rreth 127,450 m² sipërfaqe të gjelbra dhe ambiente çlodhëse. Ndërtimi i 9 këndeve të reja sportive. Krijimi i rreth 10,000 m² hapësira për parking. Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza me gjatësi 3.5 km. Mbjellja e rreth 5.740 pemëve të reja. Ndërtimi i rreth 74 km rrjete inxhinierike (KUZ dhe KUB). Sigurimi i një ndriçimi sipas standardeve bashkëkohore për rreth 350 ha blloqe banimi.

 

Arsimi parauniversitar:

Rikonstruksioni i 4 kopshteve. Ndërtimi i 5 kopshteve të rinj (kopsht i integruar). Rikonstruksioni i 14 shkollave 9- vjeçare. Ndërtimi i 3 shkollave të reja 9-vjeçare. Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme. Ndërtimi i 2 shkollave të mesme të reja. Rikonstruksion i shkollës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ndërtimi i 4 palestrave të reja dhe rikonstruksioni i 2420 m² palestra ekzistuese. Shtimi i 34 laboratorëve të rinj. Sistemimi, rikonstruksioni apo riformulimi si dhe gjelbërimi i 52,347 m² sipërfaqe oborri të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare dhe 5,892 m² sipërfaqe të territoreve të kopshteve;. Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte që do të rikonstruktohen. Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte të reja që do të ndërtohen. Vënia në funksionim të plotë dhe eficencë i sistemit të ngrohjes në 92% të objekteve arsimore.

 

Projekte strategjike:

Zgjatimi i bulevardit kryesor dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës. Terminali multimodal i Tiranës. Linja e tramit Kinostudio – Kombinat dhe studimi i fizibilitetit për 2 linjat e tjera të tramit. Menaxhimi dhe trajtimi i mbetjeve, në partneritet publik – privat.

Në Prokurori kryetari dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Buçimas

Shërbimi Social Shtetëror ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit të Pogradecit kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Buçimas, si dhe dy ish-administratoret e Ndihmës Ekonomike dhe të Personave me Aftësi të Kufizuara në këtë komunë, me motivacionin e shpërdorimit të detyrës. Pas kontrollit të ushtruar nga auditi i Shërbimit Social Shtetëror u konstatua se 956 familje të Komunës Buçimas kanë përfituar ndihmë ekonomike në kundërshtim me kriteret ligjore, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 13,253,127 lekë. Nga këto, 317 familje vazhdonin ta përfitonin ndihmën ekonomike në shkelje ligjore, duke i shkaktuar shtetit, vetëm për periudhën janar 2012 – shtator 2013, një dëm ekonomik prej 11,481,989 lekë, ndërsa 157 familje janë trajtuar për herë të parë me ndihmë ekonomike në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 1,590,238 lekë. Auditi i kryer nga SHSSH-ja ka treguar se 482 familje të Komunës Buçimas janë trajtuar me ndihmë ekonomike vetëm me Vendim të Këshillit të Komunës, pa pasur propozim nga ana e zyrës të ndihmës ekonomike dhe pa marrë më parë konfirmime nga të gjitha institucionet e përcaktuara nga ligji. Nga ana tjetër, janë konstatuar 8 familje që kanë në përbërje të tyre anëtarë të cilët marrin pension pleqërie dhe njëkohësisht përfitonin ndihmë ekonomike, si dhe i disa rasteve të tjera për mungesa të dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e përfitimit për personat me aftësi të kufizuara. Veprimet e mësipërme ngarkojnë me përgjegjësi ish-administratoret e Ndihmës Ekonomike dhe të Aftësisë së Kufizuar të Komunës Buçimas, si dhe Kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Buçimas.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency