Indeksi i lirisë “Wall Street Journal”: Reformat e 8 viteve e ngritën Shqipërinë në piedestal

0
137

Raporti vjetor i “Heritage Foundation” vlerëson një rritje të jashtëzakonshme të vendit në sferën e lirive ekonomike, duke lënë prapa ekonomi shumë më me tradita

 

Ervin Kaduku

 

15 janarReformat e ndërmarra nga qeverisja demokrate në tetë vjetët e fundit kanë dhënë rezultate të dukshme në rritjen e kapaciteteve të ekonomisë shqiptare, madje në kohën më të keqe për ekonominë botërore. Shqipëria ka përparuar në renditjen botërore mbi indeksin e Lirive Ekonomike, thekson një raport i publikuar për të 20-in vit me radhë nga fondacioni “Heritage” dhe gazeta “The Wall Street Journal”. Në këtë raport është ngritur me 1,7 pikë krahasuar me vitin e shkuar duke arritur në 66,9 nga 100 pikë të mundshme.

Shqipëria renditet e 25-ta mes 43 vendeve të rajonit të Evropës, ndërsa në klasifikimin global është mbi mesataren botërore, në vendin e 54-t. Një pikë e dobët për liritë ekonomike në vend vazhdon të mbetet lufta kundër korrupsionit dhe e drejta e pronës. Me rritjet e shënuara në nëntë nga 10 kategoritë e lirive ekonomike, Shqipëria është ngjitur gradualisht në kategorinë “mesatarisht e lirë” duke pasur probleme sërish në kategorinë e të drejtës së pronës. Raporti vëren se reforma të rëndësishme strukturore kanë përfshirë liberalizimin e tregtisë, privatizimin, zbatimin e taksës së sheshtë konkurruese, si dhe modernizimin e mjedisit rregullator.

Por, në zbatimin e ligjit, raporti thekson se gjyqësori mbetet subjekt i ndërhyrjeve politike dhe se reforma më të thella institucionale për të çrrënjosur korrupsionin e vazhdueshëm dhe rritjen e pavarësisë së gjyqësorit janë kritike për të siguruar një liri më të madhe ekonomike në Shqipëri. Mjedisi rregullator i dobët, me rregulla të zbehta të prokurimit, një kulturë e mosndëshkimit dhe ndërhyrjet politike, e bëjnë të vështirë për gjyqësorin të merret me korrupsionin në nivele të larta dhe që është rrënjosur thellë në Shqipëri, një vend që po ashtu shërben si transit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe armëve të paligjshme dhe narkotikëve. Mbrojtja e të drejtave të intelektuale është e dobët dhe Shqipërisë, thotë raporti, ende i mungon një sistem i qartë i të drejtave pronësore, veçanërisht për pronësinë e tokës.

Së bashku me mbajtjen e inflacionit në nivele të ulëta, është arritur gjithashtu një stabilitet më i madh monetar. Rritja e deficitit fiskal gjatë viteve të fundit, ka rritur borxhin publik përtej kufirit ligjor të vendosur në vitin 2008. Sipas raportit, shpenzimet qeveritare qëndrojnë në nivelin e 28.5 për qind të PBB-së. Ngadalësimi i ekonomisë së vendit ka sjellë presione të brendshme për financat publike, duke e shtyrë borxhin publik në 61 për qind të PBB-së.

Niveli mesatar i tarifave në Shqipëri është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme nga 5.1 për qind në 1.3 për qind. Vendi zyrtarisht mirëpret investimet e huaja, por burokracia dhe mbrojtja e pamjaftueshme e të drejtës së pronës dekurajon investimet. Sistemi financiar mbetet relativisht i zhvilluar mirë dhe i qëndrueshëm me gjithë mjedisin e jashtëm sfidues. Sektori bankar është i mbikëqyrur mirë, por përqindja e kredive me probleme ka qenë në rritje.

Sipas raportit, reforma të rëndësishme strukturore kanë përfshirë liberalizimin e tregtisë, privatizimin, zbatimin e taksës së sheshtë konkurruese, si dhe modernizimin e mjedisit rregullator. Megjithatë, në aspektin e zbatimit të ligjit, raporti thekson se gjyqësori mbetet subjekt i ndërhyrjeve politike dhe se reforma më të thella institucionale për të çrrënjosur korrupsionin e vazhdueshëm dhe rritjen e pavarësisë së gjyqësorit janë kritike për të siguruar një liri më të madhe ekonomike në Shqipëri.
Mjedisi rregullator i dobët, me rregulla të zbehta të prokurimit, një kulturë e mosndëshkimit dhe ndërhyrjet politike, e bëjnë të vështirë për gjyqësorin të merret me korrupsionin në nivele të larta dhe që është rrënjosur thellë në Shqipëri, një vend që po ashtu shërben si transit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe armëve të paligjshme dhe narkotikëve.
Mbrojtja e të drejtave të intelektuale është e dobët dhe Shqipërisë, thotë raporti, ende i mungon një sistem i qartë i të drejtave pronësore, veçanërisht për pronësinë e tokës.
Së bashku me mbajtjen e inflacionit në nivele të ulëta, është arritur gjithashtu një stabilitet më i madh monetar.
Rritja e deficitit fiskal gjatë viteve të fundit, ka rritur borxhin publik përtej kufirit ligjor të vendosur në vitin 2008. Shpenzimet qeveritare, thotë raporti, qëndrojnë në nivelin e 28.5 për qind të PBB-së. Ngadalësimi i ekonomisë së vendit ka sjellë presione të brendshme për financat publike, duke e shtyrë borxhin publik në 61 për qind të PBB-së.

Niveli mesatar i tarifave në Shqipëri është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme,thotë raporti, nga 5.1 për qind në 1.3 për qind. Vendi zyrtarisht mirëpret investimet e huaja, por burokracia dhe mbrojtja e pamjaftueshme e të drejtës së pronës dekurajon investimet. Sistemi financiar mbetet relativisht i zhvilluar mirë dhe i qëndrueshëm me gjithë mjedisin e jashtëm sfidues. Sektori bankar është i mbikëqyrur mirë, por përqindja e kredive problematike ka qenë në rritje.
Klasifikimi i përgjithshëm i Shqipërisë është rritur me 1.7 pikë nga një vit më parë, me përmirësime të dukshme në lirinë e investimeve dhe atë të tregtisë.

 

 

Tërhiqen individët, blejnë më pak bono thesari

Pesha e investimeve të individëve në totalin e borxhit të qeverisë ka zbritur në 12.9% në fund të tetorit 2013, nga 14.5% në fund të 2012-ës

 Vitet e fundit, individët e panë si një alternativë të leverdishme investimin e kursimeve të tyre në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë. Interesat më të larta në raport me depozitat ishin avantazhi kryesor që ofronte blerja e bonove të thesarit, 3, 6 apo 12-mujore apo obligacioneve me afat maturimi me më shumë se një vit. Në fund të vitit 2012, sipas statistikave të Ministrisë së Financave, investimet e individëve në letrat me vlerë të qeverisë arritën në një nivel rekord, ku individët arritën të mbanin rreth 14.5% të totalit të borxhit. Por gjatë 2013-ës, pesha e tyre filloi të tkurrej gradualisht, për të zbritur në 14% në fund të muajit mars, 13.7% në fund të 6-mujorit dhe për të arritur në 12.9% në fund të tetorit 2013, nga të dhënat e fundit të disponueshme nga Ministria e financave. Një nivel i tillë ishte parë në fund të 2011-ës. Kjo tendencë është e njëjtë me atë të ngadalësimit të rritjes së depozitave në sistemin bankar, duke reflektuar krizën ekonomike, që ka prekur tashmë dhe kursimet e individëve. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, për 11-mujorin e vitit kaluar, të krahasuara me bazë vjetore (nëntor 2013/nëntor 2012), depozitat ishin 20 miliardë lekë, apo 2.2% më të larta, duke qenë tre herë më të ulëta në raport me një vit më parë, ku ndryshimet përkatëse ishin 7.8% dhe 60 miliardë lekë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency