Berisha: Rama i sëmurë psikik, akt urrejtje ndaj kundërshtarit në shkelje të Kushtetutës

0
135

Florenc Drizari

Shembet pjesërisht me 300 kg tritol kompeksi “Jon” në Vlorë

“Eksplozioni i sotëm në Vlorë nuk është vetëm eksplozion në psiqikën e një të sëmuri të mjekuar me shumë se një dekadë si bipolare, por është eksplozion potencial në çdo vatër”

 

vlor-euml-fillon-shembja-e-kompleksit-ldquo-jon-rdquo-video_hdPash shembjes së pjesshme të me eksploziv të kompleksit “Jon” në qytetin e Vlorës, ka reaguar edhe ish- kryeministri Berisha, i cili e ka quajtur një hakmarrje politike nga ana e kreut të ekzekutivit. Berisha tha dje se eksplozioni në kompleksin Jon është eksplozioni i urrëjtjes halucinante në trurin e një të sëmuri psikik.

Duke thënë se pallati në Vlorë është ndërtuar me leje të ligjshme dhe jo leje në konflikt interesi dhe në thyerje të nenit 64 të Ligjit të Urbanistikës, Berisha tha se ndryshe është ndërtuar pallati i gruas së Kryeministrit Rama në Tiranë.

SALI BERISHA

“Të ndëruar në përputhje me Planin Urbanistik të zonës dhe jo në sheshin midis pallateve siç është pallati i tij në pajë,  të ndërtuar në pronë private të regjistruar në hipotekë dhe jo në prone publike siç është pallati zonjës së tij, të ndërtuar me kredi bankare dhe jo nga para të pista të pa deklaruara në asnjë Bankë apo organ tatimor siç janë paratë e pallatit të gruas së tij, të ndërtuar në një shesh ku me parë egzistonte një ndërtim tjetër dhe që nuk ka asnjë lidhje me projektin e Lungomarës, dhe jo si pallati i Linda Bashës që është ndërtuar në sheshin e lulishtes së fëmijeve”, – tha Berisha. Sipas tij, pallati Jon prishet si një akt i urrejtjes të një të sëmuri psiqik ndaj kundershtarit të tij duke dhunuar Kushtetutën, ligjin e Urbanistikës, ligjin e Shpronësimeve dhe vendimin e Gjykatës që ndalon kryerjen e çdo veprimi nga qeveria për këtë pallat deri në gjykimin në themel te çështjes së tij.

“Eksplozioni i sotëm në Vlorë nuk është vetëm eksplozion në psiqikën e një të sëmuri të mjekuar me shumë se një dekadë si bipolare, por është eksplozion potencial në çdo vatër, në çdo shtëpi shqiptare të ndërtuar në përputhje me ligjet e shtetit”, – shprehet Berisha.

FTESA

Në një koment të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri fton qytetarët qytetarët të ngrejnë zërin e tyre kundrejt një akti që sipas tij, është në thyerje të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Z. Berisha citon se prishja e pallatit të vjehrrit të kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, vjen si një hakmarrje politike ndaj tij nga ana e kryeministrit Edi Rama, për faktin se ky i fundit u mund në zgjedhjet elektorale për Bashkinë e Tiranës.

“Të ngrihemi sa më parë kundër një të sëmuri psiqik që hedh në erë një pallat të ligjshem vetëm e vetëm se proceset psiqike i thonë atij se Lulzim Basha të mundi ty dy vjet më parë dhe ti tani hakmerru duke prishur me çdo çmim pallatin i vjehrrit të tij.  Unë ftoj qytetarët të ngrehemi sa më parë kundër Edvinit që vetëm tre javë më parë, i dominuar nga halucinaçionet e tij, mashtroi mbarë botën.  Ai premtoi shkatërrimin në Shqipëri të të gjithë arsenalit kimik sirian, mashtroi dy muaj rrjesht partnerët tanë me kryesorë, organizatat ndërkombëtare kryesore vetëm sepse ky haluçinant besonte zerat e brendshëm që i thonin se tani ai do të renditej me Barak Obamën, Vladimir Putinin, Bashar al Asadin si njeriu më i rendësishëm i planetit. Të ngrihemi kundër Edi Ramës që po bën çdo gjë për të na lënë pa statusin e vendit kandidat edhe këtë vit.

Njerëzit dhe kombet e qytetëruara nuk pranojnë kurrë tu besojnë fatin e tyre një të sëmuri psiqik. Në shqiptaret e kemi pesimin e madh nga ky gabim. Nuk e meritojmë kurrë me një pesim tjetër si ai””, – ka shkruar ish-kryeministri Berisha lidhur me prishjen e kompleksit “Jon” dje në qytetin e Vlorës.

 

Aksioni për shëmbjen e kompleksit “Jon” në Vlorë

Një ditë më parë u shemb pjesërisht kompleksi “Jon” tek zona e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Shembja e kompleksit u realizua përmes shpërthimit të kontrolluar të një sasie lënde plasese. Rreth orës 14:00 një shpërthim i fuqishëm u dëgjuar në zonën përreth dhe pas largimit të resë së tymit, u vu re se nga ishte shembur pjesërisht kompleksi “Jon”. Një prej objekteve ka humbur vetëm këmbët dhe është anuar në plazh, kurse godina tjetër është rrëzuar tërësisht në tokë. Pas shpërthimit të fuqishëm, drejt krahut gjysëm të shembur të kompleksit ndërhyri një mjet i rëndë i INUK-ut, që duket se do të avancojë për shembjen totale të objektit. Prej dy ditësh, Policia kishte bllokuar çdo lëvizje në këtë godinë. Shembja e kompleksit u realizua përmes shpërthimit të kontrolluar të 300 kg lënde plasëse.

 

 

Qeveria çon projektbuxhetin e vitit 2014 në Kuvend, sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve

“Paketa Fiskale” dhe “Buxheti i Shtetit për vitin 2014” kanë hyrë në procedura parlamentare. Pasditen e së dielës në Kuvendin e Shqipërisë pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar kalendarin e punimeve dhe axhendën që do të ndjekin këty dy nisma të qeverisë. Edhe pse nuk pati një njoftim zyrtar nga Këshilli i Ministarave, në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, “Paketa Fiskale” si dhe projektligji për “Buxhetin e Shtetit për vitin 2014” kanë kaluar për t’iu nënshtruar procedurave parlamentare. aktualisht vendimet e qeverisë priten të zbardhen ditën e dielë, ndërkohë që po sot, Kuvendi i Shqipërisë pritet të vihen në lëvizje për dy ligjet me karakter financiare. Draftet e qeverisë priet të përballen me kundërshtimin e opozitës, e cila ka kundërshtuar jo vetëm ndryshimet fiskale të programit qeverisës, me aplikimin e taksës progresive, por edhe me hartimin e projekbuxhetit.

Kuvendi

Me anë të një njoftimi zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë bëri të ditur dje se pasditen e sotme në orën 17:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve ku do të diskutohen dy projektligjet e qeverisë, një për “Paketën Fiskale” dhe tjetri për “Buxhetin e Shtetit për vitin 2014”.

“Në rend të ditës do të diskutohet, për projektligjin “Paketën Financiare” dhe  për projektligjin  ” Buxheti i Shtetit për vitin 2014″, të cilat do të paraqiten nga Ministri i Financave, z.Shkelqim Cani, si dhe do të miratohet kalendari i shqyrtimit të projektbuxhetit dhe projektligjet financiare në Komisionet Parlamentare dhe në Seancë Plenare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency