Komisioni i Ligjeve Paketa Antikorrupsion, institucionet e Drejtësisë kundër qeverisë

0
177

Florenc Drizari

 

“Shumica e anetareve të KLD-së nuk besojnë që përqëndrimi i gjykimit të këtyre rasteve në Gjykaten e Krimeve të Rënda do të kishte eficence

Prokuroria e Përgjithshme: Zbatimi i ligjit dhe hetimi i këtyre veprave penale nga gjykatat përkatëse të rrethit, rrit dinamikën e luftës ndaj korrupsionit

 

Kryetari-i-Komisionit-Parlamentar-te-Ligjeve-Fatmir-Xhafa-duke-folur-gjate-nje-mbledhje-te-ketij-komisioni-4-dhjetorProkuroria dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për paketën e sjelle nga Qeveria në lidhje me trajtimin e çështjeve të korrupsionit si krime të rënda.

Prokuroria e Pergjithshme këkoi rritjen e numrit të prokurorëve dhe kufizimin e kategorive për hetim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërksa pranoi parimin baze te projektligjit, hetimin dhe gjykimin e korrupsionit nga kjo gjykatë.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Drejtesisë mbështeti rekomandimet e SHBA dhe të OSBE-së, lidhur me mospërfshirjen e çështjeve të korrupsionit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

“Vetëm veprat penale në fushën e drejtësisë dhe korrupsioni i zyrtarëve të lartë kërkon që të bëhet pjesë përbërëse e kompetences se Gjykates së Krimeve te Renda. Përqëndrimi i hetimit dhe gjykimit në një strukture të specializuar do të ndikonte në luftën ndaj këtij lloj fenomeni”,- tha prokurori Adnan Xholi.

“Shumica e anetareve te Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk besojnë që përqëndrimi i gjykimit të këtyre rasteve në Gjykaten e Krimeve të Rënda në mënyrën se si ajo sot është e organizuar do të kishte eficence apo do të sillte domosdoshmerisht rritjen e rezultateve në luften ndaj korrupsionit”, tha Elvis Çefa, nënkryetar i KLD-së.

Siç e ka paraqitur Qeveria, tek Krimet e Rënda duhet të shkojë çdo vepër penale për korrupsion e çdo zyrtari te ketij shteti, ndersa Prokuroria e Pergjithshme sqaron së çfarë mund të marrë përsipër Prokuroria e Krimeve të Renda.

“Jane kryetaret e bashkive, te komunave dhe korrupsioni në fushen e drejtesise. Kurse përsa i përket korrupsionit të deputetëve, ministrave, kryetarit të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese, Presidentit është e përcaktuar se juridiksioni fillestar i përket Prokurorisë së Përgjithshme, ndaj nuk përfshihet në këtë moment”,- tha Xholi.

Përfaqësuesja e Prokurorisë së Përgjithshme, Jorida Ballauri deklaroi se hetimi i korrupsionit vetëm nga Prokuroria e Krimeve e Rënda nuk është zgjidhje.

“Zbatimi i ligjit dhe hetimi i këtyre veprave penale nga gjykatat përkatëse të rrethit duke qenë më pranë vendit ku ndodh krimi, rrit dinamikën e luftës ndaj korrupsionit. Kalimi i këtyre veprave penale nga Krimet e Rënda është jo vetëm kosto e lartë për shkak të rritjes së numrit të prokurorëve dhe gjykatësve, por do të rriste zvarritjen e numrit të çështjeve”, deklaroi Ballauri lidhur me ndryshimet në Kodin Penal.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, zhvilloi një ditë më parë seanca dëgjimore lidhur me projektligjet për disa shtesa dhe ndryshime në “Kodin e Procedurës Penale” dhe për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency