Konferenca Shërbim ligjor falas dhe ndihmë ekonomike për gratë e dhunuara

0
156

Rama: Kalimi i ndihmës ekonomike tek gruaja do të rrisë peshën e përgjegjësisë së gruas në sytë e burrit. E pranishme në konferencë edhe deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi

 

dhuna ndaj graveKonferenca “Aktivizim kundër dhunës ndaj grave” ka mbledhur në një tavolinë Kryeministrin Edi Rama, ministrin e Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe shumë personalitete të tjera. Në konferencë është diskutuar fenomeni i dhunës ndaj gruas në Shqipëri, ku është kërkuar nga institucionet më shumë punë për ta parandaluar. Kryeministri Edi Rama ka përmendur se tashmë ndihma ekonomike do të merret nga gratë. “Ndihma ekonomike është një element që mund t’i japë ndihmës ekonomike një vlerë që humbet rrugës nga kryefamiljarët e dëshpëruar që e shpërdorojnë këtë ndihmë për alkool apo për të luajtur bixhoz. Plagë kjo që është lehtësisht e prekshme, për shkak të varfërisë. Kalimi i ndihmës ekonomike tek gruaja do të rrisë peshën e përgjegjësisë së gruas në sytë e burrit. Sfida këto që janë të trashëguara në shumë vite. Përgjigjja për to është një punë sa më gjithëpërfshirëse dhe e koordinuar se asnjë qeveri nuk mund ta fitojë këtë sfidë e vetme në rast se shoqëria nuk përfshihet në përpjekjen për të hequr këtë. Lobojmë për barazinë gjinore përtej ndasive partiake. Falënderoj zonjën Vokshi sepse ky është mesazhi i duhur që kapërcen në mënyrë kuptimplotë ndasinë midis kampeve politike. Marrja e përgjegjësisë në nivele më të larta për të vendosur një barazim midis gruas dhe burrit në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke filluar me një presion horizontal të përhershëm mbi çdo institucion për t’iu qasur këtij problem si një strategji për mbarëvajtjen e kësaj strategjie”, – u shpreh Kryeministri.

Shërbim ligjor falas

Sipas Kryeministrit, qeveria do të jetë këmbëngulëse për të vënë në shërbim të grave dhe vajzave, viktima të dhunës, ndihmë ligjore falas. Po ashtu, shefi i qeverisë tha se po punohet për të bërë efektiv sistemin e integrimit të viktimave të dhunës. Më tej Rama bëri apel për luftimin e këtij fenomeni që e rendit vendin tonë në botën e prapambetur duke kërkuar bashkëpunim për shkuljen e tij qysh në rrënjë. “Mesazhi është shumë i qartë: Çdo formë dhune është një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut. Po nuk arritëm të mbrojmë këtë ide duke ndërgjegjësuar shoqërinë për të drejtat e grave dhe vajzave, përpjekja për të bërë një vend të denjë për gjeneratat e reja rrezikon të mbetët në mes e të jetë një punë e padobishme. Dhuna është një trashëgimi që vjen gjithmonë e duke renduar vit pas viti. Kjo sfidë ka lidhje me përpjekjet te rrënjët e te trungu e që sot mund të preket me sy në shumë realitete”, – theksoi kreu i ekzekutivit. Nga ana e tij, ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, theksoi se dhuna ndaj gruas është ekskluzive një punë burrash dhe ndaj këtij fenomeni duhet të luftojmë të gjithë. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka kërkuar më shumë punë nga institucionet përkatëse, në mënyrë që të ndërgjegjësohet dhe shoqëria.

 

Mimoza Kuqi, zgjidhet drejtorja e re e Arsimit në Tiranë

Në krye të Drejtorisë së Arsimit në Tiranë do të jetë Mimoza Kuqi. Ky ka qenë verdikti i jurisë të ngritur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Fillimisht, kandidatët kanë prezantuar projektin e tyre për arsimin në Tiranë dhe më pas është përzgjedhur znj. Mimoza Kuqi. Ministrja e Arsimit tha: “Synojmë rritjen e cilësisë së arsimit, depolitizimin e shkollave dhe krijimin e një shkolle të hapur ndaj komunitetit, ku të gjithë aktorët të jenë të përfshirë. “Do të ketë një proces të vazhdueshëm llogaridhënieje për të rritur cilësinë e arsimit. Do t’u përgjigjemi familjeve, duke u dhënë atë që u detyrohemi familjeve, cilësi në arsim, cilësi në edukim. Do të çlirojmë njëherë e mirë shkollën nga politika dhe korrupsioni, si dhe arsimin nga mediokriteti dhe paaftësi”, – u shpreh Lindita Nikolla. Gjatë momentit të përzgjedhjes ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. “Përfshirja e publikut në këtë proces është një aspekt i domosdoshëm. Besoj se në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave dhe mësuesve ne duhet të përdorim një mbrojtës tjetër, prindin. Vetëm përfshirja e prindërve është i vetmi moment ku me siguri mund të kapërcehet dashuria për cilëndo parti, pasi do bëhet përzgjedhja e mësuesve sipas aftësive, sipas meritokracisë. Në fokus është procesi i edukimit, diçka më shumë se procesi i informimit”, – tha Kryeministri Rama. Duke vënë theksin tek rëndësia e investimeve në arsim, Rama tha se një sistem i shëndoshë arsimor ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të një vendi. Procesi i përzgjedhjes së drejtorëve të rinj të arsimit nuk ka kaluar pa kundërshtime. Në disa rrethe ka pasur akuza se kandidatët fitues kanë qenë njerëz të afërt me Partinë Socialiste, madje në Berat u zgjodh drejtor kreu i PS-së, ndërsa në Vlorë u zgjodh një anëtare e PS-së.

 

Kundër kancerit në tru me ndihmën e akrepit?

Spitalet amerikane kanë filluar shfrytëzimin e helmit të përpunuar të akrepit për shërimin e pacientëve të sëmurë nga kanceri në tru, sepse është konstatuar që kjo substancë sulmon vetëm qelizat e sëmura dhe jo ato të shëndetshme. Helmi i akrepit është neurotoksik dhe te shumica e llojeve nuk është vdekjeprurës për njerëz. Mirëpo, helmi i disa llojeve mund të rrezikojë jetën e njeriut. Kërkuesit e Siatëllit kanë zhvilluar teknologji të reja, që thonë se mund të përdoret helmi i akrepit për të ndihmuar mjekët që të gjejnë dhe të heqin qelizat kancerogjene në tru. Teknologjia quhet “tumor paint”, u zhvillua nga dr. Jim Olson, një specialist i tumoreve të trurit në Spitalin e Fëmijëve të Siatëllit dhe profesor në “Fred Hutchinson Cancer Research Center” në Siatëll. “Akrepat kanë qenë që prej miliona vjetësh dhe janë përdorur për të prodhuar ilaçe, që hyjnë në tru dhe paralizojnë viktimën”, – tha Olson gjatë një leksioni në konventën “PopTech” muajin e shkuar. “Tumor paint” krijohet duke përdorur një proteinë të shpërndarë nga helmi i akrepit të Izraelit. Proteina e re e inxhinierizuar, e cila lidhet me qelizat e kancerit, lidhet më vonë me një molusk fosforeshent, që “nxjerr dritë” dhe është përdorur për dekada nga mjekët te njerëzit. “Helmi i akrepit i gjen qelizat e kancerit dhe e tërheq dritën në to, duke i bërë të ndriçojnë më shumë”, – tha Olson në konventë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency