9 orë debate në Kuvend Miratohet me konsensus rezoluta e PD për integrimin

0
158

Florenc Drizari

Kuvendi miraton me 105 vota pro rezolutën e PD-së, mazhoranca mbështet nismën e opozitës

 

unnamed (4)Kuvendi i Shqipërisë miratoi me konensus rezolutën e Partisë Demokratike për integrimin. Pas më tepër se 7 orë debatesh, Kuvendi miratoi me 105 vota pro dhe asnjë kundër, rezolutën e opozitës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës treguan interes të përbashkët për të dalë në një zë të unifikuar për çështjet e integrimit, ndërkohë që qëndrimet e tyre u ndanë për sa i përket meritave që Shqipëria erdhi deri në fazën e rekomandimit të statusit të vendit kandidat nga Komisioni Evropian. Përfaqësuesit e opozitës theksuan se qevrisja e majtë e ka dhuratë statusin e kandidatit në saj të punës së qeverisjes demokratike në dy mandatet e kaluara, ndërkohë përfaqësuesit e qeverisë dhe deputetët e PS, thanë se rekomandimi i statusit është meritë e një kontributi të përbashkët si nga klasa politike shqiptare ashtu edhe nga qytetarët shqiptar.

Në paraqitjen e kërkesës për zhvillimin e këtij debati dhe miratimin e tekstit të rezolutës përkatëse, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka vuri theksin në angazhimin e partisë më të madhe të opozitës për të mbështetur vazhdimin e proceseve integruese me synim anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si aspiratë e padiskutueshme e mbi 87 për qind të qytetarëve shqiptarë.

Gjatë debatit, i cili përfshiu përfaqësues të qeverisë dhe të gjitha grupeve parlamentare, u ngritën një sërë çështjesh vendimtare në çuarjen përpara të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian: forcimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në ekonomi, drejtësi dhe në sektorë të tjerë me impakt direkt në mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, etj.

Në fjalën e saj, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha vuri në dukje se procesi i integrimit është një faktor kyç i axhendës kombëtare dhe një prioritet i të gjitha qeverive shqiptare. “Integrimi është një prioritet madhor i kësaj qeverie dhe një kërkesë direkte e qytetarëve shqiptarë,”- tha ndër të tjera Gjosha.

Rezoluta e opozitës e miratuar nga të gjithë deputetët e pranishëm, ndër të tjera rikonfirmon se integrimi i Shqipërisë në BE është objektivi madhor i vendit dhe përbën axhendën kombëtare të Kuvendit; konfirmon angazhimin e këtij institucioni që përparimi në procesin e integrimit të Shqipërisë të bazohet në meritë; thekson se marrja e statusit të vendit kandidat brenda dhjetorit të këtij viti duhet të përbëjë prioritetin kryesor të punës së Kuvendit të Shqipërisë dhe Qeverisë.

Ndërkaq, rezoluta i kërkon unanimisht vendeve anëtare të Bashkimit Euroian dhe i inkurajon ato që të mbështesin propozimin e Komisionit Europian për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, si dhe të ardhmen europiane të vendit.

Rezoluta e PD-së për integrimin u mbështet edhe nga kryeministri Rama i cili e quajti një iniciativë pozitive që duhet të vazhdojë deri në ditët e fundit kur BE të vendosë për në mënyrë përfundimtare për statusin në muajin dhejtor të këtij viti.

 

 

 

Rama: Statusi nuk është gati deri në sekondën e fundit

“Statusi nuk është gati deri në sekondën e fundit dhe se edhe kjo përpjekje kjo rezolutë, ky debat dhe votimi ndihmon për të shkuar deri në çastin e fundit me gjithçka ne kemi në dorë si një shprehje të një vullneti për të avancuar në luftën kundër krimit të organizuar”. Ky ishte qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për rezolutën e Partisë Demokratike për çështjet e integrimit, ndërkohë që pas fjalës së tij, deputetët e të gjitë spektrit politike në Kuvend, votuan me konsensus pro nismës së opozitës. Duke e nisur fjalimin e tij me ngushëllimet për deputetin e djerë Sokol Olldashi, i cili humbi jetën një javë më parë në një aksident automobilistik në aksin Elbasan-Tiranë, Rama uroi që kjo ngjarje të mos përsëritet më dhe në të njëjtën kohë, ai foli për një qasje të re në marrëdhëniet me opozitën.

“Nuk është vetëm vdekja që duhet të na bashkojnë në një ditë, por është edhe ajo pjesë e jetës së përditshem e punës sonë që lidhet me të ardhmen e fëmijëve tanë. Këtu jemi duke folur më shumë sesa për të ardhemen e fëmijëve tanë të cilëve u detyrohemi një Shqipëritë të anëtarësuar në Bashkimin Evropian”,- deklaroi Rama.

 

 

Akuza në Kuvned për emërimet në gjyqsor

Xhafaj: Presidenti, ushtar i bindur partiak. Topalli: Doni ta shkarkoni

Gjatë diskutimeve të djeshme në Kuvendin e Shqipërisë për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, nuk munguan edhe akuzat politike për emërimet në gjyqsor. Kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj akuzoi Presidentin e Republikës Bujar Nishanin se me dekretet e tij të fundit ka emëruar në krye të gjykatave të vendit njerëz pa integritet dhe vizion. Xhafaj akuzoi Nishanin se po i shërben së djathtës si një ushtar i betuar kundër interesave të vendit. “Po vuajmë pasojat e s’kajshme të politizimit të sistemit gjyqsor për shkak se hallja kryesore e këtij sistemi, Presidenti i Republikës për fatin e keq të tij, por më shumë, për fatin e keq të shqiptarëve, është një lojtar partiak, e akoma më keq një ushtar i bindur që po bën mirë veç një detyrë: të garantojë dhe krijojë celulat militante brenda sistemit, celula të promovuaëra mbi një kriter nënshtrimin politik, kontrollojnë sot sistemin. Janë duke i marrë frymën pjesë së shëndosë të gjyqtarëve te prokurorëve”, – deklaroi Xhafaj. Në replikë me të, ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se qëndrimet e tij kundër kreut të shtetit nga foltorja e Kuvendit janë të papranueshme. “Në Parlament nuk mund të sulmohet Presidenti, të fyhet kryetari i shtetit, jo vetëm se ka një nen që ju detyron ju (I drejtohet Ilir Metës) t’ia ndërprisni fjalën, dhe ta nxirrni jashtë. Jua kërkoj me njerzillëk. Në Parlament nuk mund të sulmohet. Është e papranueshme dhe e dënueshme të sulmohet opresidenti. Jo një herë po 10 minuta resht. Cili është mesazhi që  çoni në Bruksel, se duhet hequr Presidenti, se duhet shkrirë Kushtetuta?! KLD?! Se duhet hequr Gjykata e Lartë?! Thoni se nuk duam statusin se pastaj na kontrollojnë jemi më të ndershëm e të drejtëpërdrejtë.”, – ishte replika e Topallit.

 

 

PD rezolutë për integrimin, Basha: Mesazh BE-së, Shqipëria e meriton statusin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentare të PD-së, bëri të ditur dorëzimin e një rezolutë për integrimin e Shqipërisë ku do i kërkohet Bashkimit Europian që vendit t’i jepet përfundimisht statusi i kandidatit dhe kjo të përkojë me hapjen e negociatave.

“Grupi ynë parlamentar do i paraqesë sot Parlamentit një projektrezolutë për një çështje kaq të rëndësishme do i kërkojmë Kuvendit dhe familjes europiane të bëhemi pjesë e tyre. Rezoluta jonë që do të paraqesë grupi jonë i PD shpresojmë të miratohet me votë unanime në Kuvend dhe të shpresojmë të marrim statusin”.

Ndërsa mbeten vetëm disa ditë nga vendimi BE-së për marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka përcjellë një mesazh vendeve të BE-së duke theksuar se Shqipëria e meriton statusin.

“Ne duam që në këtë fazë në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat, Europa të marrë një mesazh të qartë të unifikuar dhe me bindjen tonë të drejtë, se Shqipëria e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat. Shqipërisë duhet ti hapet drita jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim pas hapit që vjen pas marrjes së statusit”- shtoi Basha.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency