DY LAJME TË MIRA PËR INTEGRIMIN NË BE, DHE NJË IDE E KEQE

0
154

 

Genci Drini

 

eu_integration PËR NJË “UNION” TJETËR NË RAJON

A

Politika sillet si një vozë e stërmadhe druri e mbushur plot e për plot dhe e gjendur në mesin e kuvertës së një anije me vela në një det me dallgë, i bindet forcave që rigrupohen vazhdimisht ndryshëm “e shtyjnë e tërheqin” dhe në çast sulet në njërë anë, shkatërron çfar gjen para, më pas i kthehet anës tjetër. Duhet syçeltësi dhe shumë zotësi si për të qenë me të në çastin e parë, ashtu dhe për tu mbrojtur prej saj në çastin tjetër……!

 

Viti 2013.

Shqiptarët janë populli më pro amerikan në botë. Shqiptarë janë populli më përkrahës në Ballkan për Bashkimin Europian. Po përse kjo “çudi”? A mos kemi të bëjmë me një qëndrim eksentrik spontan, apo me një zgjedhje të zgjuar të një kombi?

Përveç tendencës pro perendimore të vazhdueshme të shqiptarëve, kjo ndodh mbi të gjitha nga një faktor historik kohë gjatë, nga domosdoshmëria e shqiptarëve për të shpëtuar një herë e mirë nga rrethimi mbytës gllabërues shekullor sllav, si dhe nga presioni i rëndë i ushtruar në vazhdimësi nga politika e çfrenuar e pa ndërprerë ekspansive greke. Politikat paqësore dhe të marëdhënieve të fqinjësisë së mirë të cilat vazhdimisht shqiptarët janë përpjekur ti ndërtojnë me fqinjët, as kanë pirë ujë, dhe as pinë ujë përballë synimeve dhe politikave agresive të tyre. Reduktohen vetëm në shprehje naiviteti vetëçvleftësues deri në keqardhje, nga ku të tjerët vjelin dhelpërisht lëshime të dhimbëshme të një pas njëshme.

Pikërisht për të ndihmuar shqiptarët që luftonin për të shpëtuar nga ai rrethim mbytës dhe genocidi serb në Kosovë, SHBA, Britania e Madhe dhe vendet tjera të BE ndërhynë në v.1999 me forcat e NATO-s kundër Serbisë dhe Kosova u çlirua. Me përkrahjen e tyre Shqipëria u bë dhe anëtare e organizatës së NATO-S. Dhe BE-ja ka shprehur interesin për ti integruar brënda Shqipërinë dhe Kosovën si dhe vendet tjera përreth, dhe është avancuar në këtë rrugë.

Megjithatë, BE-ja e gjendur në dilemat e veta ekzistenciale të pa shuara edhe 20 vjet pas Mastrihtit, lëkundet, prandaj po ndjek një linjë kohë fitues. Në këtë kohë të ndërmjetme përpiqet të provojë në rajon një eksperiment, krijimin e një unioni të gjashtë vendeve ballkanike ende jasht BE me Serbinë në qendër, dhe ku tashmë do të futeshin të gjithë shqiptarët në Ballkan duke përfshirë dhe Shqipërinë. Si çdo eksperiment ai synon suksesin por ai mbart në vete dhe mundësinë e dështimit. Pavarësisht thirjeve “jo më luftë” në Ballkan, dështimi do të ishte pa shmangshmërisht fatal,! Një union thuaj i ngjashëm me ish Jugosllavinë e shembur dramatikisht nën peshën e vet në ditët tona. E për më tepër këtij mekanizmi të ri potencialisht të rrezikshëm do ti mungonin brenda dy shtetet që dikur ekuilibronin disi ish Jugosllavinë, Kroacia dhe Sllovenija që kanë hyrë tashmë në BE. Union i ri do ishte kështu frikshëm dhe më i pa balancuar se ish Jugosllavia. SHBA dhe BE që kanë bërë shumë për ekuilibrimin e rajonit, nuk mund të jenë mburojë e përjetëshme në çdo konflikt që mund të ndodh nesër dhe kushdo e sheh sesi çvendosen të shtyrë nga një dinamikë e madhe komplekse zonat e interesit dhe të tensionit në botë po dhe si ndrrojnë raportet e forcës.

Tjetër janë marëdhëniet normale dhe marrëveshjet ekonomike që janë me bollëk në mes këtyre gjashtë shteteve në këtë rajon të Ballkanit dhe mund të shtohen, ashtu si dhe me vendet tjera të Ballkanit, dhe krejtësisht tjetër është kjo ngjeshje politiko-ekonomike drejt së cilës po shtyhen gjashtë vendet. Një union që për rrethanat e pa zgjidhura në rajon mbart potencialisht konfliktin. Mbi të gjitha është tejet i dëmshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmen e shqiptarëve që për më tepër gjinden të shpërndarë dhunshëm nëpër të gjashtë shtetet dhe në atë union do të futeshin përsëri veç e veç si pjestarë të njërit nga gjashtë shtetet ku janë sot. Megjithë synimin pozitiv pragmatik të BE për përafrimin paraprak të këtyre vendeve me shpresë shuarjen e konflikteve, ky eksperiment me irracionalitetin e tij i tejkalon dhunshëm kufijtë e realitetit politik dhe etnik të popujve të rajonit, dhe si rrjedhojë nuk sjell asgjë të mire. Është një bashkim- dështim analog i provuar me dhimbje në ish Jugosllavi dhe nuk mund të arrijë synimet për harmonizim të rajonit para hyrjes në BE, por do bëjë të kundërtën. “Teoria e “integrimit ballkanik përpara integrimit europian ka qenë një mision i pa mundur, shëmbull është Procesi i Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore SEECP…që ka rezultuar as funksional, as rezultativ si në drejtim të integrimit rajonal ashtu dhe në drejtim të integrimit të tyre europian”.(Sh.M., në Ballkan web.com, mars 2013): E veç kësaj në prapa synimin e vet “unioni” është menduar ti bëjë “karshillëk” apo të zëvëndësojë pa caktueshmërisht në kohë  dhe integrimin e këtyre vendeve në BE. Shqiptarët nga shkaku i kësaj ideje të rrezikëshme me të cilën politika europiane përpiqet të influencojë politikanët shqiptar në rajon, ndjehen shumë të shqetësuar.

 

“Shqipëri, Shqipëri” !                                   

“Shqipëri, Shqipëri” , është thirja e vazhdueshme entuziaste e tifozëve shqiptarë për skuadrën kombëtare të futbollit me futbollistë prej trevave shqiptare e kthyer në një simbol të së drejtës dhe vullnetit të shqiptarëve në Ballkan për Bashkim Kombëtar. Pas vitit 1992 ajo u shoqërua me thirjen “E duam Shqipërinë si Europa”, do të thotë të lirë dhe të zhvilluar, dhe shqiptarët kudo në Ballkan filluan të bëjnë përpjekje të mëdha për tu integruar në BE, të nxitur dhe nga kjo e fundit. Por disi ndryshe nga kjo frymë vetëm optimiste dhe vetëm me një kahe e shqiptarëve që sheh si finale të pa diskutueshme për shqiptarët antarësimin në BE, Kryetari i Komisionit Europian Hose Manuel Barosso në intervistën e dhënë gazetës gjermane “Bild” me dt. 23 tetor 2013 na jep një mesazh të dyfishtë që na bën ta ndjejmë naivitetin e entuziazmin tonë të pa fre. Në pjesën e parë të mesazhit ai shtyn Komisionin Europian ti japë dorën shteteve të Ballkanit që nuk janë integruar ende në BE, duke shpalosur si argument ruajtjen e paqës në rajon. Ndërsa në pjesën e dytë ai ndjehet i shqetësuar për të ardhmen e shteteve të Ballkanit dhe i sheh ato sërisht në humnerën e destabilizimit nëse antarësimi i tyre në BE nuk do të ndodhë: “Antarësimi në BE u ofron shumë perspektivë,ai është një instrument i rëndësishëm për paqën në rajon. Sigurisht është më mirë ti antarësojmë vendet e Ballkanit në BE kur ata të plotësojnë kushtet e duhura sesa ti lejojmë të bien në humnerën e errët të destabilizimit.” Kjo intervistë e tija u bë pak ditë përpara se Komisioni Europian do miratojë dhe do bëjë publik raportet vjetore të progresit për vendet e përfshira në procesin e zgjërimit të BE-së. Deklarimi i tij na ballafaqon me real politikën dhe na bën të kujtohemi se e ardhmja është gjithnjë e pa njohur, brenda përmban shpresën, integrimin në BE dhe mos integrimin në BE që sjell shqetësim. Po ashtu dhe pohimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Holandës këtë fund tetori në vizitën e tij në Tiranë, Frans Timmermans i cili shprehet se Holanda dhe disa shtete nuk janë të bindur ende për ti dhënë statusin Shqipërisë dhe se rruga e Shqipërisë është e gjatë dhe e vështirë dhe me mjaft të pa njohurat e integrimit, e forcon më tej dyshimin për fundin e pa njohur të rrugëtimit tone për në BE, në mos për të ardhmen krejt të afërt, len në këmbë dyshimin për rezultatin final, integrimin në BE. Dhe jo vetëm për integrimin e Shqipërisë po dhe të Kosovës si dhe të shqiptarëve të tjerë në katër shtetet tjera, pra dhe për ato shtete.

 

Loja me “Ballkan Perëndimor” me Serbinë si lojtar bazë.

Në thelb e gjithë kjo na tregon se gjeopolitika e BE në dilemat e veta nuk ka vendosur përfundimisht për fatin e vendeve të Ballkanit, pra nuk ka vendosur përfundimisht as për strategjitë vepruese përfundimtare. Është kjo arsyeja që Komisioneri Barroso parasheh dy të ardhme krejt të ndryshme për shtetet që përbëjnë shtetet e Ballkanit të pa integruara në BE. Dhe çfar bën politika aktive europiane në intervalin “e lirë“ kohor që i mbetet përpara se të vendosë mirëfilli? Përpiqet të lozë dhe nxjerr nga sirtari një nga lojrat më të dyshimta tradicionale që kanë sjellë pa pushim luftëra në Ballkan, siç është dhe loja me “Ballkan Perëndimor” me Serbinë si lojtar bazë ”. Pas rrënojave të frikëshme që lanë luftat në historinë e afërt të rajonit, ky kthim prapa në skemat e dështuara me të njëjtët “personazhe “ është tejet befasues! Po ajo që e bën dhe më të çuditshëm për një pjesë të opinionit këtë qëndrim të BE është se në këto vite, përveç SHBA, politika europiane dha një kontribut shumë të madh në favor të së drejtës së shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë me sulmet e NATOS kundër Serbisë. Po ashtu dha kontribut me investimet politike të mëpasme dhe nxitjen e shqiptarëve për integrimin në BE. Dhe ja ku në anën tjetër, e pa vendosur,ose e dyzuar në synimet e saj,  ajo nuk përjashton degdisjen e shqiptarëve dhe të rajonit  në një vorbull të re unioni në qendër dhe perëndim të Ballkanit. Paradoks i thellë i politikës! Rekomandimi i Komisionit Europian këto ditë tetori për ti dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat është një lajm mjaft i mirë konstruktiv për ne në rrugën që kemi zgjedhur, ashtu dhe caktimi i datës për nisjen e bisedimeve të Kosovës me BE për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit(MSA). Krejt ndryshe, destruktive dhe në dëm të shqiptarëve është ideja e hudhur dhe që ka bërë do rrugë, për një lloj unioni ballkano perëndimor. Dy lajme të mira dhe një ide e keqe. E menduar dhe më përpara, menjëherë pas luftës që në vitin 2000, po e ofruar dhe sot nga politika e BE nëpërmes komisionerit Fyle, na zgjon vetëvetiu pyetjen, a jemi në rrugën e integrimit për në Bashkimin Europian, një zgjidhje e dëshëruar nga të gjithë shqiptarët, apo jemi para shmangëjes dhe imponimit për tu futur në një far “unioni Ballkan Perëndimor” në një lloj ish Jugosllavije që pa mëdyshje sjell teposhtën për shqiptarët? Një shqetësim i vërtetë për ne.

Një dyzim befasues i politikës së BE, që imponon një eksperiment të para dështuar. Përse ndodh kjo? Nga vështirësitë reale të përthithjes së shteteve të tjer në BE? Dhe çfar fryme nxjerrin nga sirtari i historisë këto vështirësi për të justifikuar pa mundësitë? Si tjetërsohet edhe sot rreziku i pa mundësisë për ti integruar këto vende në BE ose synime të tjera, deri në mallkim për ato vende?

    X

Ideja e një far unioni është shfaqur në v. 2000 dhe pra nuk është krejt e re, ashtu si dhe gjykimi për të nga analistët.  “Kurrë më Jugosllavi” është analiza e Genc Drinit e botuar para shtatë vitesh në vitin 2006 në gazetën “The Albanian” Londër që për vlerat që merr në dritën e ngjarjeve të reja, po i kthehemi si një retrospektive të nevojëshme që na bën të shohim më qartë edhe të sotmen. Ndërhymjet e sotme në nëntorin e vitit 2013 në shkrimin e 2006 ës- do shënohen në kllapa.

 

 Viti 2006/ “Kurrë më Jugosllavi”

Analizë mbi bisedën politike të mbajtur me datën 8 prill 2006 nga lordi Paddy Ashdoën në ‘’London School of the Economics’’,” LSE”, me temën: ‘’A është Ballkani perëndimor pjesë e Europës apo jo? Një pyetje e thjeshtë gjeografike së cilës kushdo i përgjigjet, po! Në fakt kemi të bëjmë me një përcaktim gjeografik të marrun arbitarisht si përcaktim politik dhe pyetja kërkon një përgjigje politike sepse në atë zonë gjeografike gjinden disa shtete dhe nuk ekziston askund një Ballkan perëndimor politik . Kjo na jep të kuptojmë se ky këndvështrim arbitrar shpërfill situatën reale në atë rajon, ose e shprehur më ndryshe, jemi para një tjetërsimi të realitetit që bëhet me një synim të caktuar. Të krijojë përshtypjen se kemi të bëjmë me një entitet të përbashkët, që duhet konsideruar dhe gjykuar en block dhe si rrjedhim do trajtuar apo gjetur për të dhe një zgjidhje en block. Një grupim i dhunshëm ky që shpërfill rëndë argumentin etnik, historiko-politik dhe që në kakofoninë e tij, gjymton perspektivën. Gjithëka ka filluar nga vullneti politik për të rrasur në një thes atë “zonë problematike” ku futen dhe trajtohen njëlloj shtete dhe popujt shumë të ndryshëm. Pavarësisht kjo se të gjithë kanë shumë probleme të pa zgjidhura në mes tyre, janë refraktare ndaj njëri tjetrit dhe kanë shfaqur vullnete dhe qëndrime të krejt të kundërta gjeopolitike. Në fakt në këto dy dekadat e fundit, shtetet e BE dhe Lordi Ashdown si individ, kanë parë të shfaqet vetëm një problem në hapsirën ballkanike, serbët dhe shtetin e tyre Serbinë që e shtyrë nga ambicie koloniale per dominim shkaktoj lufta rrënuese dhe bëri krime të llahtarëshme në Ballkan. Shqiptarët e Kosovës që përfshihen vetëm gjeografikisht në përcaktimin ballkan perëndimor që përdor  Lordi Ashdown, të ndihmuar nga NATO luftuan kundër Serbisë për të hequr qafe zgjedhën koloniale dhe fituan pavarësinë.  Me të njëjtin synim luftuan dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe shqiptarët në Maqedoni për të hequr qafe shtypjen sllavo maqedonase. Shqipëria dhe Kosova filluan ndërtimin e shteteve demokratike dhe nisën reformat për tu integruar plotësisht në BE. Serbija po ashtu. Megjithëse e mbetur dy valente në orientim e vet, në njërën anë Moskës nga e cila është mbështetur dhe mbështetet, dhe BE-së në anën tjetër, prap kjo e fundit përpiqet ta afrojë që ta largojë sa më shumë që është e mundur nga Rusia. Po ama gjithçka tregon se pyetja e Lordit Ashdown është e gabuar. Duke u nisur nga diferenca e vlerave, pyetja duhet të ishte:  “A është Serbia pjesë e Europës apo jo”. Të grupuarit së bashku i shqiptarëve dhe serbëve në dilemën e pyetjes “A është Ballkani perëndimor pjesë e Europës apo jo” është jo vetë irreal po dhe dhunues për shqiptarët. Si  mund të spjegohet përseja e sajimit të përcaktimit arbitrar të pëcaktimit për një zonë politike  “ballkano perëndimore” ? Si mund të spjegohet ideja e një unioni ballkano perëndimor?  Për më tepër si mund të spjegohet përseja e futjes së shqiptarëve në atë union? Nga gjeopolitika europiane më parë është përcaktuar nevoja dhe ideja për një zonë amortizuese “miqësore” në mes grup shteteve të Be dhe Rusisë, me Serbinë dy valente në qendër, shtuar disa shtete rreth saj. Më pas është gjetur një term me sens politik për të union “ballkan perëndimor”. Mund të shërbente për BE dhe si ngrirës në situatat e koklavitura të ati grupi shtetesh në atë zonë.

Nga ana formale është përdorur ky term në vitin 2000 në Samitin e Zagrebit në mes BE dhe BP që përfshinte shtete të Procesit të Stabilizim Asocimit, dhe Shqipërinë. (shënim i sotëm, viti 2013: Kroacia u fut në BE) Samit i Zagrebit u bë kurthi i parë për të ligjëruar emërtimin politik Ballkan Perëndimor. Përse qe kaq e lehtë e pranueshme të veçohej një pjesë e Ballkanit nga pjesa tjetër, të bëhej një plan i veçantë për të dhe të sajohej si një “Ballkan Perëndimor” ? Ja ku Lordi Ashdoën na jep një çelës psikologjik për ta kuptuar disi se përse ndodhi kaq lehtë ky veçim për atë rajon. Kur përpiqet për të dhënë një vizion figurativ për krejt Ballkanin, ose ballkanasit ku përfshihen të gjithë popujt, me kroatë, grekë, rumunë, shqiptarë, bullgarë, sllovenë, boshnjakë, maqedonë, kuptohet se jo pa një qëllim, ai merr në përdorim një përcaktim nga libri i C.L.Sulzberg, “Një varg i gjatë qirinjsh’’ ku përfshihet dhe një thënie e Marksit,( nuk dihet nëse ky i fundit e përfshinte dhe vehten në përcaktimin që jep aty), që pa qënë aspak njohës i fushës, thotë që ballkanasit janë ’’ mbetje etnike’’ por…. që ‘’unë i admiroj ata’’.

Nuk mund të lihet pa thanë se Marksi e dinte po ashtu se admirimi ‘’ekzotik’’i shprehur në pjesën e dytë të thënies nuk e liron askënd, as atë vetë nga haraci që duhet të paguante kur risillte në bisedën e tij këtë përcaktim arkaik, depersonalizues dhe çvleftësues që patjetër mbart një ksenofobi te zvetnuar me nuanca racore.

Po të krahasonim historikisht këtë thënie me burimet dhe filozofinë politike të kohës kur Marksi ka formuluar këtë shprehje, formulimi për shqiptarët për shembull është krejt ndryshe dhe flitet si për një ndër racat më të pastra dhe më homogjene në Europë. Por e çuditëshmja është si do shohim më poshtë se këto këndvështrime të selektivitetit tendencioz që koha i ka tejkaluar, na dalin nga arshivat e mendimit mohue,s edhe sot në kohën tonë jo pafajsisht, ashtu si dhe vetë Lordi Ashdoën përpiqet të na sugjerojë, dhe ne kujtohemi se politika përpara se të krijojë skema ose të sulmojë krijon epitete pezhorative ose lavdëruese për popujt dhe i vulos me to. Por evokimi i qëllimshëm prej i asaj shprehjeje nga Lordi Ashdown, na vjen si një tingull këmbane për të na dhënë të kuptojmë të gjithëve se thënia e vjetër e Marksit ende mund të furnizojë politikën për qëllime gjeostrategjike duke manipuluar opinionet sipas dëshirës dhe programimeve. Mbi të gjitha na tregon që mendime te tilla nuk janë jashtë mode në psikozën politike vendimarrëse europjane të ditëve tona. Në politikë nuk ka sentimentalizëm as emocione, po vetëm interesa.

 

Ç’na mbetet në Ballkanin perëndimor?

Lordi Ashdoën si shënon të gjitha vendet që përfshihen në Ballkan, më tej jep një përcaktim vetëm për atë që ai dëshëron ta quaj Ballkani perëndimor. Si të thuash rrudh dhe ripërcakton zonën në funksjon të bisedës që po zhvillon dhe thotë qartë që aty përfshihen vendet e ish Jugosllavisë por minus atë vend që është tashmë në Europë, pra Slloveninë dhe minus vendin tjetër që është në pragun e futjes në Europë, Kroacinë, (shënim- që sot në v. 2013 Kroacia është future tashmë në BE.), por …plus Shqipërinë, “një grup shtetesh që natyrshëm, në pikpamje kulturore dhe gjeografike janë pjesë e Europës…!?” A nuk është kjo një përgjigje për pyetjen që bëri nëse këto vende janë pjesë e Europës apo jo? Pa të shohim më tej se ç’na mbetet në Ballkanin perëndimor pa ata shtete ‘’minus’’? Na mbetet pra një pjesë e ish Jugosllavisë së boshatisur ku pasi kanë ikur prej saj shtetet sllave Sllovenia dhe Kroacia i shtohen dhe Kosova dhe Shqipëria me shqiptarë, plus shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi dhe sllavët e Bosnjës, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Bjen në sy se shkëputja e Sllovenisë dhe e Kroacisë për në BE që janë pjesa perëndimore e këti rajoni, e bën përcaktimin “Ballkan “perëndimor”dhe më arbitrar dhe më të pa vërtetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency