A jemi ndopak racistë?

0
231

Artan FUGA

 

 

(Forum në mediat sociale)Fuga_-_Photo1

 

Jashtëqitjet e romit të vogël
———————————-

Berati është vetëm pesë vjeç. Si të gjithë fëmijët ai fle herët dhe zgjohet pasi dielli ka zbardhur mirë horizontin.

Atë natë rrebeshesh shiu, u zgjua i lemerisur nga flakët që Qielli dërgonte në Tokë.

Shkreptima, rrufe, aman o Zot aman, ku je nënë se kam frikë! – pëshpëriste me vete.

Bubullimat bënin një zhurmë rrëmeti. Në fillim dëgjohej si një e çarë ahesh në pyll, pastaj shumëzohej me një milion zhurma e zinxhirit të karrocës së baba-plakut që mbledh hekurishte nëpër lagje (“Hajde hekra të vjetra kush ka me shit!”), më pas një tronditje dheu dhe ajri nga bubububu – llima dhe brrrrrrrr – gjithçka derdhej mbi veshët e vogëlushit si zhurma e mureve që bien.

Të gjithë flenë, motra, vëllezërit, nënia, baba – plaku, të gjithë. Jashtë është terr. Ca llamba neoni lëshojnë një dritë të verdhur dhe zverdhur, si të sëmurë me botkin.

U ngrit dhe hapi fletën e çadrës. Pa bravë e çelës. Dhjetëra çadrat e ushtrisë i pa mbi trotuarin ku rrëshqiste si gjarpër uji i shiut në formë përrenjsh të sertë.

Ushtria e Kleopatrës kishte vendpushimin aty përpara se të nisej drejt Romës.

Zbathur, pllaq-plluq mbi ujë, me të mbathura e një bluzë të vjetër të gërrisur mbi supet e njoma, eci mbi trotuar. Ishte pak si somnambul.

Maune të mëdha kalonin me rrapëllimë mbi Unazë. I shihte si tigra të vjetër. Maune dinozaure nga ata që kishin parë stërgjyshërit e stergjyshërve të tij diku andej nga shketëtirat. Populli stërvjetër fisnik.

Rrotat e dinozaurëve tre herë më të larta se trupi i tij e spërkatën me ujë shiu, dukej si një dush gjigand. Fshiu fytyrën e mbuluar me ujë, baltë dhe cikla zhavorri. Duhej pritur një çast kur rruga të ishte bosh.

Allah – tha me vete – ku shkojnë këto Skoda kështu? Që me sabah!

Mbase plaku do të ketë pak punë sot duke fshirë këpucët e policëve si llustraxhi që bëhet kur bie moti në ujë – mërmëriti.

Nuk pa më sy dinozaurësh që të afroheshin te kthesa. Ngriti sytë dhe drita e vetëtimës e ndriçoi gjithë murin e pallatit përballë. Shigjetat e vizatuara mbi të sikur i thoshin: Këtej me vrap tashti!

Pllaq-plluq mbi Unazë si në ëndërr. Vetë lumi Nil rridhte mbi unazë.

Kapërceu rrugën dhe këmbët e vogla ndjenë barin dhe baltën e buzë Lanës. Rrëshqiti dhe ashtu rrëshqanthi zbriti rrëpirën që të çon te shtrati i lumit. Trupi i ngeci te një derë e vjetër dollapi. Ishte tmerruar sepse mendoi për një çast se do ja merrte lumi i Lanës. U ngrit dhe nga një e çarë u fut brenda kabinës që kishin ndërtuar ca rob Zoti me jelekë të verdhë.

Këmbët ju futën në gjiriz dhe baltë përzier me urinë. Era e jashtëqitjes i pickoi hundën.

Hoqi brekët dhe ashtu gjysmë në këmbë u shtrëngua dhe ndjeu se një lëng jo shumë i trashë i ra mbi shputat e këmbës dhe shalë. Mbi krye kishte rrufe dhe bubullima. Hodhi sytë poshtë i tromaksur për të mos e parë qametin. Një vijë e gërmuar si hendek mbushur me jashtëqitje i vrau sytë. Rridhnin mbi Lanë.

Një halè stërmadhe si bota planetare e romit.

Dushi – shiu, zhurmat e ujit të galexhantit – bubullimat, WC – Lana që rrjedh e rrjedh e nuk flet.

Shty derën e vjetër të kabinës pa tavan dhe nisi të ngjisë të përpjetën me bar e baltë.

Fatmirësisht rruga ishte këtë radhë pa maune dinozaurë. I kishte ndaluar një sy prej zjarri që dukej atje tutje te magazinat e ushtrisë ngjitur me nja dy ndërtesa ku çdo mëngjes mblidhen shkollarë.

Hapi derën e çadrës dhe ndjeu aromën e trupave që flinin përzier me duhma fryme të qelbur dhe erë këpucësh të shkelura te thembrat.

Lali i madh fle si qingj, fle edhe lali i vogël që ka lindur dje, baba-plaku gërhet, nënia lëvizi mbi dyshekun e vet gjysmë të lagur, pesë motrat mbledhur nga të ftohtit, shtrirë mbi govata të vjetra – duken sikur janë bërë mehit nën dritën e neoneve të rrugës dhe të rrufeve.

Mos kanë vdekur? – rrufeja plasi në mendje e pastaj iku tutje andej nga deti.

U fut te dysheku i nënes dhe mendoi: Sa mirë jam këtu!

Lana poshtë i shtynte tutje mutrat…

 

Asllan Koldashi E kane provu te gjitha vendet e lindjes me romet po nuk del IRIQI prej ferre.

Alban Enver Malko Miremengjes,,,,,,,,,,ne varferine e skajshme,,,,,,,,,te dhimbeshme,,,,te frikeshme,,,,..ka nja dy fjale turke qe edhe mund te zevendesoheshin(pa rene ne mekat).E bukur????? E shte nje rrealitet qe dikush apo me shume se dikush e perjeton,,,,,,,,ngjethes,,,,,,,,,,,berrrrrrrrr,,,,,,,,,.

Marjus Veizi Asllan Koldashi mund te me thuash kush i ka dhen jetet me te mire romeve dhe ata se ka dashur.?

Denisa Thomai romet jane disi te kalitur per keto lloj dukurish atmosferike, por une pervec se per ta shqeteseohem dhe per ndonje te races time, qe me familjen i duhet te fleje ne cader, sepse banka i mori shtepine se ngeli pa pune e s’paguan dot kredine… dhe cadren nuk e ka cader ushtrie. Une kam filluar ta kerkoj nje cader ushtrie ta kem rezerve, si shtepi te dyte. Femijeve po ju them qe po kerkon mami te bleje shtepine e plazhit.:(((

Alban Enver Malko Eshte nepermjet trajtimit te te dobteve dhe minoriteteve ku nje shtet apo me gjere nje shoqeri tregon vlerat e saj HUMANE,,,,,mos ta zhdukim humanizmin drejt te dobteve,,,,,,sepse jo gjithmone jemi te perzgjedhur te jemi tek me te FORTET,,,,,,mendoj se sduhet te kete nje <<lufte>> ndermjet te varferish,,,,,,edhe pse,,,,,,,,.SOLIDARITET.

Eduarda Mosi Nje realitet qe duhet ndryshuar patjeter e sa me pare ….

Mind Eclipse Aaaaahh a ka Zot?

Delishi Ledio Historia e romit te vogel dhe e shume “romeve” te tjere brenda SHQIPERISE…

Ylli Lalo Thua se i shtynte?!

Ylli Lalo E bukur, pikante….qe nga titulli…nje parade e lezeçme ku secili e shoqerone me “marshin“ muzikor te tij. Mua me dha edhe ndjesine e te berit nje monument atje…ku shtyhen..

Jonida V Xhani eshte nje shprehje qe zoti ste ndihmon nqs nuk ndihmon veten.Ne kete rast romet as perpiqen te ndihmojne veten. Kur si rregulloi Enveri per 50 vjet po presim ne per 5 vjet qe te futemi ne Evrope booo

Edward T Sina Shume pershkrim mahnites i gjendjes mizerabel. Shume origjinale, tek e lexon fjaline te duket se po e shikon me sy.

Elida Hila e dhimbshme,,,per kedo qe perjeton nje jete te tille…Por per romet,,do e ndjeja me pak…Pasi shume vende te EUROPES…u kane dhene shtepi,asistenze….por perseri i kane mbajtur kasollet o rulotat e tyre duke vazhduar zanatin e tyre…kerkim lemoshe e vjedhje…Dhe me absurde eshte se kur i kapin,,,i leshojne duke nxjerrre si pretekst,,,qe e kane bere si ligj,,,qe romet e kane si tradite rracore vjedhjen,e nuk mund ti denojme….Ne se nuk duam dallim racor,,,pse duhet ti trajtojme ndryshe…..Duhet te jene vete ata qe duan te ndryshojne,,,pastaj na takon ne…

Irma Budlla Dikur nje Lul i vocer tani shume si ai……..!

Rrapushaj Ola Romet, nje komunitet shume I perhapur ne vendin tone.Mund te diskutoje per ate pakice e cila eshte strehuar ne qytetin e fierit .Personalisht I kam vizituar dhe jam njohur me problemet, hallet, shqetesimet e pafundme qe mbartin keta njerez, me shpresen e tyre se nje dite do trajtohen te barabarte.Dhe po njesoj si shkrimi juaj profesor, jetojne ne gjendje te mjerueshme, endacake ne qiell te hapur, vujane dhe lypin per te ngrene nje vakt ne dite.Ju nuk mund ti gjykoni se pse ata nuk kerkojne qe te drejtat e tyre te zbatohen, pasi ne jemi raciste, ne nuk pranojme qe ata te jene pjese e shoqeris sone .Kur flas per ne, ju mund te imagjinoni se cfare pergjigje mund te mari kjo kategori neper institucione ku ata drejtohen per ceshtjet e tyre. Shume pak prej tyre kane nje godine te vjeter,ku brenda tyre ka asgje!Ekzistojne shoqata te cilat perfaqsojne kete shtrese, valle jane reale, valle jane ne sherbim te vuajtesve te diteve te sotme?

Albania Koli Ne lagjen time jane ne te tilla kushte femije te bardhe por shteti eshte inekzistent ndaj problemeve te tyre. Uria nuk do tia dije per reformat e qeverise

Sidrita Bardhi Une jam dakort qe jane nje pakice qe duhet mbeshtetur,por duke qene se ato nuk ndergjegjesohen dhe per shtimin e tyre,(vetem lindin),presin qe shteti ti ndihmoje?Te jeni te bindur qe sdo kete kurre potencial me pafundesine tyre ne numer!

Nina Bejleri “Lana poshtë i shtynte tutje mutrat…”………..ti kete shtyre vertet tutje thua…., pastaj fjala “tutje” dhe tjetra “mutrat”…. metafore???

Fatmira Leka Sulaj Nje realitet i hidhur qe e pershkruan bukur …..

Anton Nikoll Bershimi Nina profesori thote qe vazhdonte ti shtynte mutrat, pra nuk ka mbaruar ende me to, do duhen edhe ca vite.

Anton Nikoll Bershimi Ndersa per disa komentues te tjere ketu qe po u dhimbskan aq fort romet dhe shpirti po u digjet desha tu kujtoj filmin, e MAOCEDUNIT, ketij shqiptarit e kam fjalen jo atij kinezit, le ta shikojne e te gjykojne,

Anton Nikoll Bershimi Romet nuk jane dele e zeze vec per shqiperine por edhe per shume vende te tjera, jepu,jepu jepu e ata marrin,marrin, e marrin, pastaj dalin prape tek kazanet.

Anton Nikoll Bershimi Mua me shqetesojne disa mutra qe jane pasuruar me leket e dhena qofte nga qeverite, fondacionet apo BE, per rehabilitim te romeve, e sot dalin e kerkojne me shume perkushtim, me pak histeri e me shume solidarietet.

Anton Nikoll Bershimi Ndjese per fjalorin.

Jam Une Profesor………jeni UNIK.(mënyra si shkruani bërtet jo njerëzisht)

Ervi Kadhaj Bukur do ishte qe shteti;ti tufezonte diku ne nje geto,ku ti bente ca barake me nje sfond plehrash qe te rremonin gjith diten,dhe prane nje impiant riciklimi,aty prane diku afer nje lum,por jo afer autostradave.a nuk eshte dhe kjo ajo qe vete romet duan!?

Adrian Berberi Ndoshta nga fundi mund te ishte paaaak me optimist. Te flinte i qete se “s’bie rrufeja ne hale…”

Llambi Mico Ashtu sic disa komentojne per romet, po ashtu, mendojne shume shtete ne evrope per ne shqiptaret.( ” Ne qytetin ku une jetoj ne Itali, nuk ka asnje shqiptar qe te mos kete qene nje here ne burg”,- shkruan nje mikesha ime inxhiniere, qe jeton atje) Sic jetojne arixhinjte ne Shqiperi, njelloj jetojne edhe te zinjte ne “Inner City” ne Amerike.. Ne fakt, ne jete ka rendesi se i kujt je, se kujt rrace edhe kulture i perket. Biles, kjo kryesisht eshte eshte percaktuese se cfar do arrish te behesh.. Problemi eshte se ne humans, duhet te tregohemi human, ti pranojme te tjeret ashtu sic jane..Shkrim i bukur prof, Fuga!…Bota eshte e padrejte, pergjithesisht…

Ermelinda Gina Ne gjithe ate qelbesirllik, pse duhej t’i hynte mundimit romi I vogel per te vajtur e menderosur tek kabina ne Lane? Jo per gje, por ata kur i ze, ta bejne tek dera e shtepise, ne mes te rruges, si te vegjel e te medhenj e nuk e vrasin fare mendjen. E vleresoj shume shkrimin, vuajtja te prek e do ishte cnjerezore te mendoje se e meritonin; por une mendoj se disa gjera jane ne gjak – veshtire se heqin dore nga lypja, bredhja etj. Enveri u dha shtepi ne kohe te tij, ata I shiten e dolen prape ne baraka.

Ksena Mihali Mitre Sa e dhimbshme eshte jeta per keta njerez, te cilet duket sikur fati i ka destinuar te jetojne ne skamje dhe ku vuajtja eshte bashkeudhetarja e pandashme. Komplimenta profesor per naracionin e tregimit,e ke bere shume te prekshem per lexuesin

Olger Baraku Version Migjenian post modern..I “luli vocer”

Brunilda Beluli Sa e veshtire te lindesh Rom dhe mbi te gjitha Pa pasur asnje faj per kete!!! Shume prekese…Te mos kesh asnje mundesi tjeter vec ti nenshtrohesh pa dashur vorbulles se pisllekut, injorances e mjerimit te trasheguar, vertet te pafate…

Olsi Sherifi perse Kom. Rom duhet te vuaje kaq shume . Kur cdo femije i bardhe ka nje strehe,nje dhome,krevat dhe batanije per tu mbuluar ngaqe jashte eshte ftohte dhe bie shi por per mos tu trembur siper kokes tyre ka lodra femijesh qe mos ta kuptoje qe jashte eshte nje tmerr, ndersa per femijet rom nuk ka shtepi, ata nuk e kuptojne cfare eshte nje jete normale, ata nuk kane vajtur ndonje here ne ndonje kend lojrash per femije, ata nuk kane patur ndonje here lodra pervec se atyre “lodrave” qe gjen babai nga kazanet, ata nuk kane ngerene ndonje here vakt te kenaqshem … RESPECT FOR ROMA COMMUNITY .

Albana Bozhani Jeminaj NUK I KUPTOJ DISA NGA KOMENTUESIT E MESIPERM……………………..NGJYRA E LEKURES NUK IA JEP NGJYREN EDHE SHPIRTIT…………………………KUSH UA OFROI ARSIMIMIN,MJEKIMIN,PUNESIMIN,RESPEKTIN……TE BARABARTE ME”RACEN TONE SUPERIORE”?????????NEN LEKURE JEMI TE GJITHE NJELLOJ………………..NUK E DI…..BRENDA ZEMRES A JEMI TE TILLE……………………….NDIHMA QE U ESHTE OFRUAR ROMEVE ESHTE LEMOSHE…..JO MUNDESI………………….

Laura Xheka Tola Pasi lexova kete shkrim mendoj: Çfare mbjedhim sot do korrim neser. Jo vetem kaq, po ne shekullin e sotem kur presim integrim ne BE besoj se çdo koment eshte i tepert per te mbrojtur te drejtat njerzore te çdo rrace.

Todi Albanor Ju filozofet jeni te paskrupullt! Perdorni fjalor te ndyre gjer ne perversitet dhe justifikoheni me filozofine e asaj qe tregoni. Cdo gje ne kete jete, cdo veprim a mosveprim, cdo send a frymore, cdo peme a bime, cdo lloje gjallese interpretohet me menyra te ndryshme, dhe kete gje e bejne te gjithe edhe pa qene filozof, sepse jeta ndaj eshte me njerez te ndryshem dhe e ndryshme per cdo njeri. Por cdo gje ka caqe kufizime, ka etiken e duhur, kjo nuk te jep te drejten qe interpretoni ne public te tilla perversitete! Cilet jane ata prinder qe besojne femijet ne doren e nje profesori si ju?! Turp!

Marinela Spaho Todi Albanor?????????? perversitete??????????????? gjij nje fjalor per ate zot…gjij edhe nje mendje!!!

Anna Shara sa reale eshte, shume gjera duhen thene me emrat e tyre origjinal qe te kuptojne dhe ata qe skuptojne, po une shikoj dhe nji hale me te madhe se kjo, qe slahet dhe pastohet as kur del dielli, ca te pispillosur dhe krekosur, qe sa hapin gojen ndutin gjithe dynjan dhe pse ndonjeri do ta sbukuroj me ca fjale gjasme etike, po gryese, fillo nga i pari, kryeminister i thençin, sa hap gojen ndyte gjithe dynjan, pale shikimi i tij eshte nga ata qe hane njerez,, 50% e shqiptareve jane keshtu mos me shum, Allahu na ruajt

Aranit Kastrati Ju filozofet jeni te pasktrupullt ju, prishni rinine ju hahahah

Alma Papa jane gjithmon endacake..nuk e konceptojne jeten ndryshe..megjithate jo te gjithe ..ketej nga ne kane ndertuar dhe vila..u ka ecur tregetia

Reli Kurti mu kujtua filmi “time to kill”

Dy te bardhe pordhunojne qe vogelushe zekake. Te bardhit nuk denohen. Si pasoj babai zezak merr hak duke i vrar dy djemt. Ne gjygjin e babait zezak, e gjith juria ishte rraziste, kunder babait. Avokati i keti te kundit i lutet juris qe te mbyllin syte, dhe ju thote: “tani imagjinoni nje vajze te pordhuniar te lar be gjak dhe birr, e kacavarur …”. Nderkohe juris nuk ju mente pershtypje, pastaj avokati, duke ju dridhur buza, ju thote: “tani imagjinoni nese kjo vajze eshte e BARDHE”

Mentaliteti yn kombetar eshte i njejte ne perbadhje me romet!! Prandaj mbyllni syte dhe imagjinoni sikur vogelushi eshte i bardhe!

Ardian Jaku sa keq …horror per zotin …na ke heq deshiren me qendru ne fb

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency