Reagon kreu i PD-së / Basha, Ramës: Tërhiq aktin normativ, opozita e gatshme të dialogojë në interes të vendit

0
120

Florenc Drizari

“Kërkohet konsensus, për të prishur konsensusin. Kjo është e papranueshme, madje e dënueshme në sytë e opinionit qytetar”

 

Kryetari-Basha-ne-konferencePas letrës publike të Kryeministrit Rama drejtuar krerëve të opozitës për të dialoguar lidhur me gjetjen e një konsensusit për ligjin e nëpunësit civil, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Duke folur në emër të opozitës, z. Basha u shpreh i gatshëm të dialogojë me mazhorancën në interes të vendit, vetëm pasi të tërheqë aktin normativ, përmes të cilit në mënyrë të paprecedentë në 23 vite shkatërroi konsensusin. Duke iu përgjigjur interesimit të medias për letrën e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, zoti Basha theksoi se nuk mund të ketë konsensus për të prishur konsensusin.

“Opozita, PD, unë si kryetar i saj jemi dhe kemi qenë gjithmonë të hapur për dialog, për bashkëpunim, për gjithpërfshirje dhe në këtë kuptim nuk ngurrojmë të përgjigjemi pozitivisht për asnjë kërkesë për takim, për të diskutuar çdo çështje në të mirë të vendit, në të mirë të qytetarëve. Ky është standardi i Lulzim Bashës, ky është standardi i PD, ky është standardi i opozitës shqiptare”, – deklaroi Basha.

Sipas kreut të demokratëve, në rastin në fjalë Rama kërkon konsensus për të prishur konsensusin e 30 majit tha ai.

“Është shumë e rëndësishme të kuptohet se çfarë kërkohet; kërkohet konsensus, për të prishur konsensusin. Kjo është e papranueshme, madje e dënueshme në sytë e opinionit qytetar. Ka ndodhur një akt i rëndë dhe i paprecedentë në 23 vite demokraci. Është arritur konsensusi në mënyrë unanime dhe 4 orë para se ligji i miratuar unanimisht dhe me konsensus të hynte në fuqi, është anuluar në mënyrën më arbitrare, duke anashkaluar Parlamentin, e le më konsensusin ndërpartiak, me një akt normativ.

Përgjigja e vetme e opozitës së unifikuar është kjo; Tërhiq aktin normativ dhe opozita ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë e gatshme të ulet dhe të dialogojë për interesin publik, për interesin e Shqipërisë, për interesat e mëdha të kombit, siç është integrimi europian i vendit, siç është mirëqënia e qytetarëve shqiptarë!” deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Deklarata e kreut të PD-së, u bë në nisjen e ndërtimit të kopshtit nr. 21, në njësinë bashkiake numër 6.

Ndërkaq, më herët opozita shqiptare ka mbajtur të njëjtin qëndrim të unifikuar me ato çfarë tha më lartë kreu i demokratëve Lulzim Basha. Prej disa ditës opozita vazhdon të bojkotojë punimet e Kuvendit, duke vënë theksin tek tërheqja e qeverisë nga vendimi për të votuar aktin normativ që shtyn efektet e ligjit për nëpunësin civil. Demokratët e quajnë një akt të rëndë vendimin e qeverisë që prish një konsensus e të gjitha palëve, ndërsa e argumentojnë këtë lëvizje si nisjen e një fshese në administratën publike për të “punësuar militantët e PS-së”.

Por edhe pse akti normativ i qeverisë për ligjin e nëpunësit civil ka kaluar në filtrat e komisioneve parlamentare dhe prej ditësh ndodhet në axhendën e Kuvendit gati për votim, në seancën e fundit plenare qeveria nuk e hodhi në votim. Projektligjet që u votuan në mbledhjen e kaluar të Parlamentit kaluam me më pak se 77 vota, gjë kjo që u interpretua se mazhorancë nuk i kishte votat e një shumicë të cilësuar prej 84 kartonash, që duheshin për ta kaluar aktin normativ. Por një ditë më pas ky aludim u hodh poshtë nga Kryeministri Rama, i cili rikonfirmoi qëndimin e tij për konsensus, duke vënë theksin se qeverisja e majtë i ka votat e nevojshme për ta miratuar edhe për ta miratuar e vetme aktin. Me kalimin e ish – deputetit Luan Duzha dy javë më parë – drejtë LSI-së, mazhoranca e majtë ka zyrtarisht 84 vende në Kuvendin e Shqipërisë, nga 83 që kishte pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

 

 

Rama në Twitter: Dialog me kushte s’ka

Pas përgjigjes që kryetari i PD-së, Lulzim Basha i bëri letrës së Kryeministrit Rama, ky i fundit reagoi  Tëitter duke thënë se dialon me kushte nuk ka.

“Kushte kur ishin ne qeveri kushte edhe tani ne opozite! S’kane kuptuar ende pas 20 vjetesh se dialog me kushte s’ka! Prandaj quhet dialog.”- shkruan Rama në Tëitter.

Pas një letre të hapur të Ramës, që ftonte për dialog kryetaret e partive parlamentare që janë në opozitë, Basha në emër të tyre, i kerkoi Ramës që të tërhiqë aktin normativ për ligjin e nëpunësin civil, dhe më pas është i gatshëm të dialogojë. Me këto dy qëndrime të krerëve të pative më të mëdha në vend, dialogu duket më i largët për faktin se Kryeministri Rama ka thënë se qeveria i ka votat e nevojshme edhe për ta votuar e vetme aktin  normativ për nëpunësin civil.

 

 

Nis ndërtimi i kopshtit nr. 21, në njësinë bashkiake numër 6

Basha: Po mbajmë premtimin tonë, për shërbime më të mira për komunitetin

Me një investim prej  39 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e kopshtit numër 21, në njësinë bashkiake numër 6. Prej vitesh, ky kopsht ishte kthyer në një shqetësim të madh, pasi për shkak të amortizimit rrezikonte shembjen.

Kopshti nr.21 ishte një godinë një katëshe, me mure tulle, me tavan me kallama, ndërtuar në vitin 1955. Godina  e amortizuar tërësisht, prej disa vitesh kishte shfaqur probleme çedimesh në themele, gjë që reflektohet në çarjen e disa mureve. Pavarësisht gjendjes alarmante, jo vetëm që për vite të tëra nuk u ndërhy por nuk ishte përgatitur as edhe një projekt.

Bashkia e Tiranës  hartoi projektin dhe përfundoi brenda një kohe të shkurtër, të gjitha procedurat ligjore, për t’i hapur rrugë nisjes sot, ndërtimit të këtij kopshti. Në nisjen e punimeve, kryebashkiaku Lulzim Basha theksoi se në përfundim të tyre, ky kopsht do t’u ofrojë kushte shumë të mira fëmijëve që do ta frekuentojnë atë.

“Për herë të fundit e vizitojmë kopshtin nr.21, në gjendjen e vet të vjetër dhe të mjerueshme, do të thosha. Mjafton vetëm një fakt: 55 fëmijëve u shërbente një banjë me sipërfaqe 5 m². Sot, nis shembja dhe puna për zëvendësimin e tij me një njësi moderne të shërbimit për 150 fëmijë të Kombinatit, të cilët do të shërbehen në 6 grupe me parametrat më modernë të shërbimit, të sipërfaqes së nevojshme, të nyjeve të nevojshme sanitare, të kuzhinës dhe shtretërve. Ky është një kopsht me drekë dhe do u shërbejë mbi 150 fëmijëve të komunitetit të njësisë bashkiake nr.6, këtu në Kombinat” – u shpreh z. Basha.

 

Berisha: Qeveria ska program ekonomik, Rama po rrit defiçitin buxhetor

Ish- Kryeministri Berisha zhvillo dje një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Hollandës, Martin de la Beij. Në këtë takim Berisha mësohet t’i këtë shprehu zyrtarit holandez edhe shqetësimet lidhur me vendimet e fundit të qeverisë.

Gjatë takimit shpreha shqetësimin tim të madh për mungesën e plotë të programit ekonomik të qeverisë Rama dhe aktin normativ të fundit të saj me të cilin me siguri po zhytë në krizë ekonominë e vendit, e cila, sipas FM, Bankës Botërore, Komisionit Europian, vazhdon rritjen dhe nuk ra në reçesion. Për ta zhytur me çdo kusht ekonominë në reçesion, Rama me aktin normativ të tij përcakton:

Së pari të rrisë borxhin publik duke marrë borxh në 4 muaj 40 miliardë lekë ndërkohë që ne, në 8 muaj, morëm borxh 35.7 miliardë lekë. Me këtë akt, defiçiti buxhetor, pa të ardhurat e privatizimit, rritet nga 49 në 73 miliardë lekë, ndërkohë që qeveria mund të merrte borxh 15 miliardë lekë pa rritur kufirin e borxhit siç po bën. Për rritjen me çdo kusht të borxhit publik qeveria jashtë çdo kriteri po përfshin në borxhin publik detyrimet e organeve tatimore ndaj biznesit, të cilat janë 3.5 herë më të vogla se sa detyrimet e biznesit ndaj organeve tatimore por që në çdo vend që të dyja rregullohen nga legjislacioni fiskal.

Së treti, për të zhytur vendin në reçesion të sigurtë, Rama me akt normativ shkurton në mënyrë dramatike, me 100 milionë dollarë, investimet publike për shkolla, rrugë etj, faktor ky i rëndësishëm i rritjes ekonomike dhe punësimit ndërkohë që rrit shpenzimet operative, për zyra udhëtime, dieta etj për qeverinë, me 30 milionë dollarë pra në masën 30%.”, – shkruan Berisha në profilin e tij në internet, në “Facebook”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency