Bulevardi / Basha: Rama, xheloz për projektet evropiane

0
103

Bulevardi i ri do të vazhdojë sipas projektit dhe do të përfundojë sipas premtimit. Më erdhi keq tek e dëgjova të shprehej me të njëjtin fjalor që është shprehur para disa vitesh për Rrugën e Kombit, kur e quajti “Rruga e asgjëkundit”, tani e quajti bulevardin e ri të Tiranës “Bulevardi i asgjëkundit”

 

Zgjatimi-i-Bulevardit-Projektet-Grimshaw-12“Zoti Rama ka një xhelozi të hershme me projektet publike në tërësi dhe me projektin e bulevardit të Tiranës, por kjo është çështje e tij personale. Ai tashmë do të respektohet si qytetarë i Tiranës, sepse nuk është më kryetar i Bashkisë së Tiranës”. Kjo ishte deklarata e kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, gjatë nisjes së punimeve për “Rikualifikimin urban të bllokut mbi shina” në njësinë bashkiake nr. 11. Kryetari i bashkisë përmendi: “Më erdhi keq tek e dëgjova të shprehej me të njëjtin fjalor që është shprehur para disa vitesh për Rrugën e Kombit, kur e quajti “Rruga e asgjëkundit”, tani e quajti bulevardin e ri të Tiranës “Bulevardi i asgjëkundit”. “Me sa duket, këto lagje dhe këta njerëz i duken qytetarë të asgjëkundit. Bulevardi i ri i Tiranës është një vepër e Tiranës së shekullit XXI, i hartuar nga ekspertët më të mirë botëror pas një konkursi që kishte përmasa profesionale që tërhoqi vëmendjen e të gjithë studiove të njohura të botës”, – u shpreh Kryebashkiaku.

Projekti

Projektin e bulevardit të ri të Tiranës Basha e quajti si projektin strategjik të kryeqytetit, të shqiptarëve, por edhe projektin e zhvillimit ekonomik dhe që do të hapë vende të reja pune. “Është një projekt për mirëqenien, projekt zhvillimi ekonomik, projekt punësimi dhe do të vazhdojë ashtu siç ka nisur do të përfundojë brenda kohës së premtuar. Sa për të tjerat, në qoftë se i ka harruar kufijtë e ligjit dhe të Kushtetutës, që duket ditë për ditë që i ka harruar, do t’ia kujtojmë rast pas rasti”, -u shpreh Basha.

Investimi

Rikualifikimi i bllokut urban mbi shina është një investim i bashkisë dhe do të kushtojë 208.7 milionë lekë. Ky bllok kufizohet në veri me Lumin e Tiranës, në jug me hekurudhën Tiranë-Durrës, në lindje me rrugën “Hajdar Dushi” dhe në perëndim me rrugën “Mark Bajraktari” dhe ka një sipërfaqe prej 30 ha. “Bashkë me banorët e bllokut mbi shina përurojmë fillimin e punimeve të cilat janë pritur prej një kohe të gjatë nga komuniteti i kësaj zone. Premtime janë bërë shumë, ndonjëherë është hedhur edhe asfalt, por siç e shikoni asfalti elektoral nuk mban gjatë”, – u shpreh Basha gjatë inaugurimit për nisjen e punimeve. Në këtë bllok dominojnë ndërtimet e pas vitit 1992, 1-3 kate në përgjithësi. Rrugët janë pothuajse në gjendje natyrore pa kanalizime dhe të pakalueshme për banorët në prani reshjesh. Ky projekt parashikon ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, ujësjellës, kanalizime, ndërtimin e rrugëve, vendosjen e ndriçimit rrugorë dhe sinjalistikës. Kjo është pjesë e angazhimit tonë për ta bërë Tiranën moderne dhe evropiane duke mos neglizhuar problemet e as një qytetari, aq më pak të këtij komuniteti prej 10 mijë banorësh, i cili nga pikëpamja e investimeve është lënë në harresë dhe është shpërfillur për një kohë të gjatë. Projekti fillon sot (dje) dhe mbaron brenda një viti. Vlera e projektit është afro 2 milionë dollarë dhe paguhet tërësisht nga buxheti i Bashkisë së Tiranës. Në përfundim të projektit të 10 mijë banorët e këtij blloku do të kenë standarde evropiane sa i përket infrastrukturës dhe shërbimeve publike”, – u shpreh Basha Pothuajse në të gjitha rrugët e bllokut do të ndërtohen trotuare. Përfundimi i këtij projekti do t’u mundësojë standarde evropiane 10 mijë banorëve të kësaj zone.

 

Arrihet marrëveshja me banorët që do t’u prishen shtëpitë

Banorët e kryeqytetit, banesat e të cilëve do të prishën për shkak të bulevardit të ri, bien dakord me projektin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Sipas ofertës së bashkisë, banorëve që do t’u prishen shtëpitë do të përfitojnë shtëpi. Banorët e konfirmuan pranimin e ofertës gjatë takimit që patën me Bashën.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency