Sot mblidhet Këshilli Bashkiak, plotësohen vendet vakante, diskutohen banesat sociale

0
164

Keshilli bashkiakDitën e sotme do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës. Vendimi i parë që pritet të merret në mbledhje, është zgjedhja e kryetarit të ri të Këshilli Bashkiak. Po kështu do të zëvendësohen kandidatët që në zgjedhjet e 23 qershorit u zgjodhën deputetë në Parlament. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe për kompensimin e pronarëve të cilët kanë kërkuar vlerësim më të lartë të pronës së tyre, tashmë të dalë jashtë funksionit si pasojë e ndërtimit të bulevardit të ri. Një tjetër pikë e nxehtë që pritet të diskutohet janë banesat sociale. Janë me qindra familje që po presin miratimin nga Këshilli Bashkiak për të vazhduar procesin e marrjes së kredisë së butë. Është këshilli ai që miraton listën dhe më pas, procedura vazhdon me bankën. Kryetari ri i këshillit pritet të zgjidhet Aldrin Dalipi, pavarësisht se këshilltarët e majtë këmbëngulin se ai është zgjedhur tashmë, por procedura, sipas bashkisë, ishte jolegjitime. Po kështu, pritet të dorëzohet projektvendimi për disa ndryshime në programin buxhetor afatmesëm dhe miratimi i dy listave për pronat e patundshme.

 

 

Vendimet që pritet të miratohen

-Plotësimi i vendeve vakante

-Zgjedhja e kryetarit të ri

-Ndryshime në programin buxhetor afatmesëm

-Miratimi i dy listave për pronat e patundshme

 

Çështje që do të diskutohen

-Banesat sociale

-Kërkesë nga Këshilli i Ministrave për njohje të këshillit

-Vlerësim më i lartë për pronat që u prekën nga zgjerimi i bulevardit

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency