Ministri Beqaj: Tarifë zero për gratë shtatzëna dhe me kancer

0
135

MInistri BeqajTarifat për shërbimet mjekësore të ofruara për të sëmurët me kancer dhe për gratë shtatzëna do të bëhen zero. Këtë ka urdhëruar ditën e djeshme ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në ditën e parë të muajit për ndërgjegjësim të qytetarëve ndaj kancerit të gjirit. “Nga dje kam urdhëruar përjashtimin nga aplikimi i tarifave për shërbimet mjekësore të ofruara për gratë shtatzëna, një premtim i kahershëm i Partisë Socialiste, i bërë tashmë realitet me qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri Beqaj ka urdhëruar edhe përjashtimin nga aplikimi i tarifave për shërbimet mjekësore të ofruara për gratë shtatzëna. Ndërkaq, ministri Beqaj u ka bërë thirrje të gjithë grave dhe vajzave që të kryejnë vizita të herëpashershme, në mënyrë që të diagnostikohet sëmundja në fazë të hershme, për të mundësuar parandalimin dhe trajtimin në kohë të kancerit. “Me qëllim rritjen e mundësive për parandalimin e kancerit të gjirit, ftoj vajzat dhe gratë e çdo moshe dhe profesioni të mos hezitojnë, por të bëjnë të gjitha ekzaminimet e mundshme të vetëkontrollit për diagnostikimin dhe kurimin e hershëm, të cilat mund të shpëtojnë jetë”, – thuhet në njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency